Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale

XHEVAT QERIMI, HEROI I HESHTUR

Nga Bashkim HOTI

◾◾◾

28 vjet më parë në një aksident fatal e tragjik në njërën prej kthesave më të rrezikshme të komunikacionit në rrugën regjionale Gjilan-Ferizaj, në fsh.Budrikë, pushoi së rrahuri zemra e madhe, e burrit trim e të pashoq, shokut e bashkveprimtarit tonë, Komandantit të njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. të Anamoravës për Gjilan, Viti dhe Kamenicë XHEVAT QERIMIT.
Heroi i Heshtur i Kombit Xhevat Qerimi, ashtu si edhe shumë pjestarë të popullit tonë, fillimet e dashurisë ndaj populli e Atdheut i morri nga familja e rrethi ku jetoi. Por Xhevati kishte fatin e madh që në shtëpinë e Tij, si rrallëkush tjetër, si i ri të kishte në dorë e të lexonte literaturë kombëtare, të cilën ia kishte sjellë në shtëpi nga Gjermania babai i Tij Basri Qerimi.
Xhevat Qerimi ka qenë Gjeneral e Komandant, luftëtarë e ushtarë, veprimtarë e drejtues, në mbledhje ilegale të LPRK-së e në mbledhje të partive legale, në aksione thellësisht konspirative dhe në tubime publike politike.
E çka nuk ka qenë Xhevat Qerimi, Ai ishte gjithçka, ishte kudo, në çdo vend e në çdo skaj. I dukej e vogël Kosova, e dëshironte Atdheun dhe hapsirën e tij më të madhe, përpos faktorëve tjerë, edhe për këtë e dëshironte bashkimin me Nënë Shqipërinë…
Xhevat Qerimi ishte nga ata që Atdheun e shikonte në sy, dhe nuk e ulte kokën përpara Tij, sepse ishte i gatshëm të kryente çdo detyrë që i ngarkohej në shërbim të Atdheut.
E shikonte në sy Atdheun, sepse ia donte ballin, ngase e donte ballëhapur, kryelartë, të lirë nga pushtuesit serb.
E donte Atdheun krenarë e të papërkulur, ashtu siç ishte edhe vetë, një shqiptar tipik si i legjendave, kurrë i nënshtruar, por gjithmonë heroik me guxim e trimëri të atyre përmasave, që vetvetiu ia hapnin rrugën,dhe i thonin na prij udhëheqës e komandant,të vijmë pas…

LAVDI JETES DHE VEPRES TË HEROIT TE HESHTUR XHEVAT QERIMI

Facebook Comments

Related posts

Tragjikja e Edi Ramës !

Eagle

Pelegrinazhi te varri i shkrimtarit të madh izraelit, Amos Oz

Eagle

Cila është Kosova, sipas gazetës greke ‘Ekathimerini’?

Eagle

Leave a Comment

five + 2 =