Përpjekja Shqiptare
Humor Kuq e Zi

Vrasësi i pafajshëm

Treguar nga Getoarbë Mulliqi BOJAJ

◾◾◾

E vret njëri gruan e vet, e ne gjyq e pyet gjykatesi:
-I akuzuar, akuzohesh per vrasjen e gruas tende! Si deklarohesh?
-I pafajshem, zoti gjykates!
– A mundesh me na sqaru pse je i pafajshem?
-Une edhe gruja ime kemi jetu në katin e 5-të në një ndërtese 6 katëshe, ndërsa në katin e 6 nje çift qe i kane pas 2 djem – i madh i ka pasë 18 vjeë dhe ka qenë i gjatë vetëm 85 cm. kursi i vogli ka qene 12 vjec dhe i ka pasë vetem 80 cm. Nje ditë tu fole me gruan me tha:
-Po m’vjen keq për ta që janë pirinej…! I thas|
-Po mendon pigmej, tha jo pigmej jane ato senet qe i kemi ne lekure e prej te cilave nxihemi. I thash që nuk janë pigmej, por janë pigmente! Jo, m’tha, pigmente janë letrat ku kanë shkru grekët e vjetër! Ko, i thash, jo! Ato janë pergamente! Jo, m’tha, pergamente por janë pjesë te nxjerruna prej nje shkrimi me te gjatë!
Pritova me ia spjegu qe s’jane pergamente, po jane fragmente dhe e mora gazeten e dola ne dhomën tjetër me lexu pak, kur po vjen gruja me një libër në dorë edhe po m’thot “La Marquise de Pompador est la Maitresse de Louis XV , që dmth se terasa e rrezitjes nga çanta e dorës ka qenë e mesueses së Markronit. Ia spejgova që Marquisa Pompador ka qene e dashura e Mbretit Lui XV. Ma boni, ti pom kallxon mu, unë kam mësu frengjisht me literarin tem! I thash po mendon me lektorin? Tha: “Jo, lektori ka qenë hero i grekëve,”! I thash që ai ka qenë Hektori!, M’tha jo Hektori është njësi për matjen e sipërfaqes! Jo, i thash jo, ai eshte hektari! Tha jo hektari eshte pluhuri prej të cilit bletet sjellin mjaltë! I thash, jo ai eshte nektari, kurse ajo m’ tha nektari eshte lum në Gjermani. I thash nuk është nektari lum, por është Nekari! M’tha ti po m’kallxon mu, unë kam knu duo me shoqen tem ner atë lum! I thash, mos po mendon duet? tha jo duet është kur luajnë dy klube futbolli nga i njejti qytet si Interi me Milanon… I nderuari gjykates, q’at here e kom marrë cekicin edhe i kom q* nanen n’lule te ballit.
Gjykatesi pas pak erdhi me këtë vendim:
-I akuzuari për vrasjen e gruas së vet shpallet i pafajshem!
Publiku ne salle:
-Gjykatës qysh i pafajshem e ka mbytë gruan me cekic?!
Gjykatësi:
-Me pas qenë unë në vendin e tij, te Hektori ja kisha q* nanen!

Facebook Comments

Related posts

Letër në shishe për hetuesin amator Artan Hoxha*

Eagle

Personazhet e Kadaresë shkruajnë për Kadarenë

Eagle

Mirëserdhe Edvin Rama ti je burrë që s’do reklama

Eagle

Leave a Comment

6 + ten =