Përpjekja Shqiptare
Edukim Kujtesë

VINÇENC PRENNUSHI (Në përvjetorin e lindjes)

Nga Agim MORINA

◾◾◾

Mâ i mbrami i shkrimtarvet të Rilindjes nga mosha, me të cilin mbyllet kaptina e parë e këtij vëllimi dhe i jepet fund njij perjudhe letrare së dallueme veçanisht për ndiesí atdhetare, âsht Vinçenc Prennushi. Lindi në Shkodër me 4 Shtatuer 1885. Mësimet fillore edhe ato të mesmet i bâni pjesësisht në Shkodër e pjesësisht në Seminarin fretnuer të Troshanit, kurse studimet e nalta të filozofîs dhe të theologís i kreu me lavdim të madh në Tirolin e Austrís. U bâ meshtár françeskan me 25 Mars 1908 dhe ktheu në Shqipni, ku nisi menjiherë të zhvillojë veprimtarín e vet si shkiimtir, si barí i mirë shpirtnuer edhe si atdhetár i radhës së parë. Gojambel dhe njerí i urtë tërhoqi rreth vehtes sympathín e të gjithvet pá ndryshim besimi, klase a rangu ; u thirr për kështu, u kërkue për ndihmë, u lyp ndër rrethana e rava të vështira të jetës së kombit.

Të parët e tij, tue pám sjelljen e lavdueshme. vullndetin e punës, ndërgjegjen e përpikët e zotsín e tij të rráll, e emnuen profesuer në Kolegjën françeskane. Orët e shumta të mësimit dhe punët e tepërme qi merrte vullndetisht përsipër, i shkaktuen sëmundjen e hemikranís, por megjithkëta nuk ishte gjâ qi t’a ndante nga nxanësit e vet e qi të linte bankat e të rijvet, të cilët thithshin nektarin e parë të dijtunís, t’atdhedashunís edhe t’urtís. Në qarkun e Shkodrës, ku kaloi shumicën e jetës, gëzonte nji popullorsí aq të madhe për butsín e sjelljevet dhe gojtarín e shqueme si prej kathedre së kishës, si prej tribunavet popullore ndër rasa çfaqjesh, sá vëllaznit e tij myslimanë e quejtën “melek”. Populli prendonte mbas tij, kaqsá shpesh herë ndër zgjedhjet parlamentare i a vûni kandidaturën për deputat, por ai lutei përherë qi t’a mbajshin larg nga ngatrresat e jetës parlamentare. Gjithashtu në 1919 qe zgjedhun nga shteti shqiptár senator, por as ketë detyrë politike nuk e pranoi.

Ndjekës shembulluer i rregullës françeskane, shokët e tij të provincës shqiptare e çmuen dhe e nderuen, tue i ngarkuem detyrë me randsí e me përgjegjsí, ku u ndá përherë faqebardhë. Përveç profesorís në lycën ,,Illyricum“ dhe në Normalen e Stigmatinevet, qe edhe drejtuer i Kolegjës Françeskane, i parë kuvendi në Gjuhadol për gjashtë vjetë me radhë, drejtuer i Shoqnís fetare „Bijat e Zojës“, ku për nji kohë shum të gjatë me shembull e me fjalë rriti rinín femnore shkodrane me themele të shëndoshta virtytesh shpirtnore dhe kombtare, e mâ në fund porsi provincjal i fretënvet i zgjedhun dy herë radhazi (1929-35). Selija e Shenjtë, tue marrun para sýsh veprimtarín e tij në fushën apostullore, letrare dhe kombtare rreth 28 vjetësh punimi të pandám, e shenjoi si epishkop të Sapës (1936) e mâ vonë e rriti në shkallën e kryepishkopatës së Durrsit (1940).

(Stefan SHUNDI, “Shkrimtarë shqiptarë II”, 1941)

* * *

HOT E GRUDË

T’ huejt, qi deshtën t’ kalojshin kufînin
Shkrumue viset e blera t’ Shqypnís,
Tue shkel’ dhunshëm ndër zagna t’lirís,
Ku e kreshnikve vet’ lulja buloi
Kah kta krepa p’rimend të nderueshëm
Syt t’i sjellin; mbar’ bota t’i sjelle,
E t’ dishmoj’ se t’natyrshme ato kshtjelle,
Kjèn muroja e lirís qi flakoi.
Kundra anmikut t’njaj toke s’ bekueme,
Çveshun shpatash, qi s’njoftën mâ ndore,
Luftuen luftat e zemrës arbnore,
Mprojtën çerdhen e Shqypes me gjak.
Por a patën kto çeta fatosash
Pse me u ndesh’ ndër lamije kombtare?
S’i u kujtuen, thue, njaj lidhjes trathtare,
Qi kombsín s’do t’i a kqyrte aspak?
Dje mâ i ardhshmi n’nipní t’Kastriotit,
Sot mâ i shkelni ndër tagre e ndër t’drejta,
Dje p’r Atdhé porsi plumbet e shpejta,
Dek’ ndër t’gjall’, sot ai n’vend s’ká pse kthen.
Librue në prej njaj zgjedhe barbare,
Me gjoks t’vetin na u bâne muroje,
Zemra e tyne prap gjak do t’pikoje,
Pse mâ Shqypes nuk ká si i shërben !
Ah! se â i lum kush pushon sot ndër vorre,
Jan’ mâ t’lum sá ndër t’ ndeshna dek’ rane
E ket ditë ata t’mjer’ nuk e pane,
Qi â n’mâ t’kobshmet qi njofti ky vend.
Q’prej Deçiqit der m’Kodra t’Moksetit,
Derdhun eshtënsh, fatosa qindruene,
E kombsín me gjak t’vetin nënshkruene:
Ky nënshkrim, thue nuk vijka njimend?
Tash flet koha: Ngadhnime trathtije
Kurrnji kombi der tash t’mbar’ s’i dhane;
Askurr kobet njaj dheu nuk i u dane,
Qi mâ t’ vorfnin nder kthetra e pengoi.
Nuk â rrfeja mizore sá nama
E njaj zemre, qi rob e shkon motin…
Shqypnís ktheja, Zot, Grudën e Hotin;
Ti verigat e tyne coptoi!

(Nxjerrë nga ,,Gjeth e Lule” Botim II, 1931 fq. 28-29).

Facebook Comments

Related posts

Jason Burke: Nëntë shpirtra

Eagle

Origjina e popullit shqiptar!

Eagle

Kodi i fshehtë i përkrenares së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti

Eagle

Leave a Comment

2 × 5 =