Përpjekja Shqiptare
A.R.Dosti

Ver Llapa: Jo te iki por të pirdhet fare…

Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Keshtu me pat thene 5 vjet me pare …duke ngritur dy gishtat lart … ne trotuarin e Mihal Durit …Ver Llapa kur i thashe se …po te jap 5 mije lek vetem ma thuaj njeher ashtu sic di ti…Rama ik…

….Verin e ndjere e kisha te njohur te hershem madje se bashku me Dragushin… e Qamushin e 21 dhjetorit e madje edhe Samon e Kishes Katolike qysh atehere …ne mes vitet 70 kur une isha ne shkollen e mesme te kultures qe ndodhej ne zemer te kesaj lagje te fameshme te Tiranes…i ngacmoja fort e ju thosha …ju jeni ABBA- t eTirones…

Dragushi mbante nje tulle ne dore e po ta ngacmoje s’ta pertonte fort te ta verviste tullen drejt teje dhe nje zot e di se c’mund te ndodhte…

Rrinte -rrinte i gjori e duke ecur thoshte me ze te larte …me jep nje bllok te bej shok…ose …shtepia me tjegulla qeveria me rregulla…

Qamushi kulmin e vet e kishte kur bertiste ne rruge e kudo…o Pernaske boje gol boje gol…

Samua qe kishte probleme me te folurin nje e dy te tregonte gishtin e mesit…

Ndersa Veri ishte krejt ndryshe…nuk qe agresiv…bente c’ti thoje ti…dhe kenaqej me c’ti jepje…dhe ishte mirenjohes pasi kurre nuk harronte te te falenderonte e te thoshte ta bofte zoti mar o robi i zotit…

…Nje dy leksh kerkonte Veri i shkrete ne ate kohe … e ne kembim nxirrte llapen e tij te gjate si argetim…ndaj dhe i kish mbetur e i thoshin Ver Llapa i 21…ose Ver 2 lekshi…

…Tek po shetisja nje mbremje 5 vjet me pare ne nje nga rruget e mija me te dashura te Tirones…ne Rrugen e Kavajes …kur qeshe ne Shqiperi ….e takoj Verin mu para hyrjes se Mihal Durit…

…Nuk u surprizova hic qe me njohu e me foli edhe me mbiemer biles…pasi sic e thashe kisha njohje te hereshme me te…

Pasi e pyeta e me pyeti si zakonisht per punet, hallet e shendetin …i thashe …hajt te kap pak ne qafe … e do te jap jo 1 mije e 2 mije leke qe do ti …por 5 mije vetem ma thuaj pak me menyren tate …Rama ik…

…Qesha fort se ne cast reagoi e mu kthye…te iki the…te pirdhet me te pirdhet fare se na cau trapin…

…I dhashe ate qe i premtova …duke e perqafuar e duke i uruar shendet…iku…e pasi kish bere nja 10-15 metra u kthye serisht nga une e miku im …dhe mu drejtua mua serisht…duke me thene me ze te larte…ene degjo Verin tat ti…osht budall ai Dosto …osht sikopat ….ene un jom mo i qut [ i zgjuar ne dialektin tironas]…se ai…

…Ka me na mor ne qafe ai trapi …ja ketu do jemi…e pastaj e puthi 5 mije lekshin tim…e lagu pak me peshtyme e sikur te qe me ndonje dasem e ngjiti ne balle…

I shkrova keto radhe ne kujtim te Verit te 21…por edhe per te reflektuar disi teksa shoh se vertet shume here me i mencur paska qene ai qe ne qytetaret e Tirones kalonim kohen e benim humorin e rastit me personazhe te tilla …se sa turma e militanteve dhe fanatikeve qorra e tru tredhur qe vazhdojne e i shkojn nga mbrapa ATIJ qe Veri yne i mire e quajti me te drejte e ashtu sipas mendjes e menyres se tij…budall…trap e sikopat…e qe jo me kot me tha…degjoni mu…do na mari ne qafe ai…

Facebook Comments

Related posts

Në një vend ku qeverisin tradhëtaret vijnë si miq vetëm antishqiptarët…

Eagle

Ambasadorë apo Koloniziatorë?

Eagle

Qytetarë të cilit shtet janë shqiptarët?

Eagle

Leave a Comment

fifteen + thirteen =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë