Përpjekja Shqiptare
Edukim Kujtesë

Unë jam Sokol Drrasati

Nga Sokol DRRASATI

◾◾◾

Me 23 dhjetor 1990 jam akuzuar per veprimtari armiqsore, organizim te protestave te dhunshme me qellim rrezimin e pushteti popullor me dhune dhe diversion ideollogjik. Dhe jam denuar me vdekje.
Drejtues i grupit hetimor ne ate kohe ka qene QEMAL LAME.

Torturat qe me jane bere mua dhe shokeve te mi
Paulin Gjompali, Hysen Kullolli, Zamir Faja, Ardian Rragami, Paulin Ndosha, Sokol Ndoja, Zef Colombi,Roland Prela, vellezrit Haxhi, Artur Meshi,Gjovalin Paplekaj etj etj e mbi 400 te rinj shkodrane qe u arrestuan ato dite, variojne nga torturat me çnjerëzore:

1▪️Fikja e cigareve ne pjese te ndryshme te trupit.
2▪️Rrahja me bishta lopatash brinjeve gjersa thyheshin.
3▪️ Goditje e gjymtyreve te poshtëm me shkopinj gome
4▪️Futja ne rreth dhe goditje ne seri nga grupi i sampisteve.
5▪️Dhuna psikologjike duke filluar me denimin me vdekje si dhe internim te familjes.
Mbi trupat dhe mendjet tona jane edhe sot shenjat e dhunes fizike dhe psikologjike te ushtruar nga grupi hetimor ku kryesues ishte Qemal Lame.

Shkodra e njeh mire Qemal Lamen. Ai erdhi ne Shkoder ne janarin e 1990 duke hetuar kedo qe arrestohej, apo thjesht ndalohej ne ate periudhe per shkaqe politike.

Emrin e tij e kam degjuar per here te pare me 17 janar 1990, per ta ridegjuar me 16 Qershor ne varrimin e Pellumb Pellumbit i cili u vra duke kaluar kufirin.
Ndersa fytyren e tij e kam pare per here te pare ne dhjetorin e 1990.

Ai emer dhe ajo fytyre nuk harrohet dot. Ata sy te akullt prej krimineli nuk kam per t’i harruar kurre.

Jam liruar nga burgu me 04 korrik 1991 fale nderhyrjes se drejteperdrejte te Sekretarit Amerikan të shteti James Becker.
I cili i kerkoi Ramiz Alise lirimin e te gjithe te denuarve politike qe vuanin denimin ne burgun e Spaçit.
Po te mos ishte per kete nderhyrje, ju sot do te me njihnit si i riu 19 vjeçar që u pushkatua se rrëzoi në Shkodër bustin e Enver Hoxhës dhe Qemal Lamen si njeriu qe thjeshte po bente detyren.

NE PO DUM ME JU FAL, POR JU S’JENI PENDU PER ASGJA.

Facebook Comments

Related posts

Mjekët hebrenj në Shqipëri

Eagle

Mbi një roman të panjohur prej një shkrimtari të harruar

Eagle

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari Mesharin e tij

Eagle

Leave a Comment

two + seventeen =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë