Përpjekja Shqiptare
A.R.Dosti

Ulni në gjysëm shtize flamurin e PS-së ose të Bashkisë së Gjirokastrës për Finon!

Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Publikisht ….te gjitheve ju qe sot po qani e po qurraviteni per vdekjen e Finos…

Juve te te pa fytyreve, te pa burrave e njerezve pa pike karakteri qe nxituat madje edhe ta ulnit ne gjysem shtize Flamurin tone Kombetar per vdekjen e nje neokomunisti…fanatiku e besniku te Partise se tij vazhdueses besnike te partise se djeshme te komunisteve shqiptare…idhtarit te diktorit bashkeqytetas te tij….komunistit te pa ndreqshem qe per vite me radhe jetoi nen masken e ”kryeministrit te Pajtimit Kombetar”…te 1997…

Ju …qe po kerkoni edhe te shpallni nje dite zie kombetare per vdekjen e tij…

…E qe kurre nuk e bete nje gje te tille per vendin e popullin tuaj ….as ne 97 e tmerrrshme kur humben jeten qindra e mijera shqiptare te pa fajshem viktima te politikes suaj te mbrapshte e antishqiptare….as kur ne Otranto u mbyten tragjikisht dhjetera shqiptare gjithashtu te pa fajshem mes tyre gra e femije…e po viktima te politikes suaj ….as kur ne Gerdec babezia juaj kanibale masakroi dhjetera femije, gra e pleq po te pa fajshem….as kur ne 21 janar cmenduria e nje te cmenduri per pushtet la te vrare ne mes te bulevardit 4 shqiptare te tjere viktima te politikes suaj bastarde …as kur policia kriminale e nje shteti kriminal vrau ne dere te shtepise djaloshin e pa fajshem Klodian Rasha …as kur dy dite me pare mbeti mes flakeve per te shpetuar dhjetera jete njerezore shqiptari trim e burrnor Arjan Sala te cilin ju hipokritet e pa fytyre e te peshtire sot nxituat ta shpallnit ”Deshmor te Atdheut” etj etj etjj

E sot ju…”njerezoret…opozitere por vellezer” jeni shkrehur ne lot e po qurraviteni…jeni ulur ne gjunje e ne bythe…e s’po rreshtni se shkruari e publikuari mesazhe pa fund ngushellimi per largimin nga kjo bote te ish kryeministrit socialist e neokomunist …ministrit, deputetit e kryetarit te nje komisioni parlamentar te partise e pusht-pushtetit ne fuqi te Bashkim Finos….

Qe nga Berisha i pari…e me radhe Basha e Meta…Kryemadhi e krye-Djalli pa diskutuar te tijte Rama e Gramozi…Bracja e Majko….Nano e Ulsiu,….ne resht per NJE per te nderuar jeten, vepren e kujtimin e Finos…..

Dhe harrove ti o Sali se nga foltorja e atij parlamenti pikerisht ai Fino nuk ka lene gje pa nxjerre nga goja kunder teje e PD tende madje ka kerkuar edhe publikisht disa here resht edhe denimin tend e te bandes tende sic i pelqente atij tu quante juve…por gjithashtu edhe ti nuk i ke lene kusur pa thene Finos po nga ajo foltore…ok…

Hajdut te Floririt, te dale mendsh e kryetar te opozites e president destruktiv te ka quajtur publikisht ty Finua o z.Meta…sikurse edhe ndaj Monikes tende ka adresuar njesere sharjesh, fyerjesh e ofendimesh po publikisht e ju sot ”i harroni e i kaloni ” te gjitha duke u fshehur pas asaj qe vdekja eshte tjeter gje dhe per te vdekurin nuk flitet keq[???]…ju qoshi…

Cfare nuk u tha po ky Finua o Lul …kur ju dorezuat mandatet e braktiset parlamentin duke ju quajtur madje edhe rrugacer politike e antishqiptare e ju sot s’rreshtni se fshiri lotet per humbjen e tij e s’rreshtni se shpeni kurora me lule prane homazheve qe partia ne pushtet po ben ne nderim te tij…

Nuk ka lene gje pa share, fyer e ofenduar perfaqesuesit e PD e Opozites po ky Finua ne te ashtuquajturin Komision Parlamentar te kryesuar prej tij e madje edhe i ka perzene rrugacerisht e harbuterisht edhe nga salla….e serisht edhe keta po qajne e qurraviten per vdekjen e tij….

Ishte po ky Bashkim Fino se bashku me te tijet e ne mbrojtje e per interesa personale te vellait te kryeministrit Olsit … qe deri dje e bombarduan UEFA me letra e informacione ”anonime” ku kerkonin denimin e njeres prej skuadrave shqiptare me te mira te futbollit tone ne kete dekade te fundit Skenderbeut te Korces … derisa ja arriten qellimit te tyre…ndaj dhe ka te drejte Presidenti i Partizanit z.Demi qe shkruan sot se…humba vellane tim te mire e te pa zevendesueshem te cilit i jam mirenjohes per gjithcka qe ka bere per ne …

Ishte po ky Bashkim Fino qe 4-5 vjet me pare c’nuk beri qe politikisht te nderhynte, interferonte e uzurponte edhe futbollin shqiptar e Federaten e tij …keshtjellen e vetme qe ju kishte mbetur pa marre neokomunisteve ne pushtet te Rames e bandes se tij…

A ju kujtohet se si i kercenoj deri edhe me burg sa e sa figura te shquara e personalitete te nderuara te futbollit tone po ky ”kryeministri i Pajtimit Kombetar ”?

E kundershtova dhe e sulmova ashper ne ate kohe Finon dhe cdo perpjekje politike te tij per te uzurpuar sportin e vecmas futbollin shqiptar …dhe i kam ende te ruajtura ne arkivin tim personal edhe kercenimet e derguara prej tij ne adrese te personit tim ..qe nga Tirana e kuqe e Braces…me shoke e shoqe…

Ju qe po qani e qurraviteni per vdekjen e tij sot…harruat se dje cfare nuk thate [me te drejte] per shtrimin, trajtimin e kurimin e tij ne nje nga spitalet lluksoze te Italise …me parate e fondet e shtetit te varfer shqiptar ?

Une personalisht e urrej hipokrizine e sidomos dy fytyresine e pa burrerine ndaj edhe jam armiku i betuar i tabuve lindur prej injorances…ku hyn edhe kjo qe…per te vdekurin duhet folur vetem mire…

JO…ne te gjalle a ne te vdekur per kedo duhet folut e duhet thene gjithmone vetem e verteta …kur eshte i mire mos ja kurse te miren e kur eshte i keq mos ja fshih te keqen …thuaj me kurajo realitetin ndaj kujtdo e ndaj cdo gjeje cilatdo qofshin ato…

Ahhh po …sot nga ana njerezore pasi kane humbur njeriun e tyre te dashur te gjakut per Finon kane te drejte te qajne, te vajtojne e te mbajne zi njerezit e familjes se tij, te afermit e familjaret e tij…shoket e shoqet e se njejtes Parti e te te njejtit ideal …te gjitheve qe ai ju sherbeu sa qe gjalle …etj etj…por jo ju …Opozitaret e jo ju shqiptaret e tjere qe kurre e ne asnje rast nuk ja pate hajrin Bashkim Finos as si Kryeminister i ”pajtimit kombetar” as si deputet i PS-Rilindjes …as si minister e kryetar i nje komisioni te parlamentit monist shqiptar …e as si qytetar i huazuar i Tirones sone…etj etj

Se ai kryeministri i Pajtimit Kombetar te 97 qe mbroni e vajtoni sot ju ishte po edhe kryeministri qe perkrahu e mbrojti rrebelimin komunist e antishqiptrar te Nanos e bandes se tij qe erdhi ne pushtet me dhune e pergjakje ne 98 apo e harruat kete fakt…madje po ky Fino me pas u be edhe krahu i djathte i Fatos Nanos e qeverise se tij sikurse beri te njejten gje pak vite me vone edhe me Ramen e banden e tij…

Atehere perse sot ju Opozitaret …Sali, Lulezim…Ilir & Monika etj etj …jeni shkrehur ne lot e po qurraviteni kaq neveritshem pse iku nga kjo bote nje neokomunist besnik i Partise se tij e nje ushtar saj i pa ndreqshem qe kurre nuk mendoj e as punoj as per Shqiperine e as per shqiptaret…e kurren e kurres nuk i nxorri dot nga goja fjalet Liri , Drejtesi…e Demokraci per vendin e per popullin e tij ?

Une e urrej hipokrizine …qarjen e qurravitjen ne kesi rastesh po aq sa edhe pa burrnine e pa fytyresine…OK …ndaj dhe e pashe te udhes ti shkruaj keto radhe…duke mare persiper edhe riskun e tabu -mentalitetit injorant ne llogjiken e kendveshtrimin tim se…per te vdekurit flitet gjithmone vetem mire….[???]…

Facebook Comments

Related posts

Crvena Zvezda e Beogradit dhe Bularati shqiptar…

Eagle

Dhe ju thoni pse jemi këtu ku jemi! Pellumb Kulla, Enver Hoxha dhe Sali Berisha

Eagle

E vërteta e Masakrës së 4 Shkurtit 1944 në Tiranë…

Eagle

Leave a Comment

16 − 14 =