Përpjekja Shqiptare
A.R.Dosti

U prehsh në paqe njerëzori Vladimir Grillo…

Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

…Shume i dhimbshem lajmi i largimit tend nga kjo bote mik i shtrenjte, i mire e shume i hershem…

E dija qe prej 2 vjetesh nje semundje e rende te pat kufizuar pothuajse gjithcka…dhe pyesja vazhdimisht per ty e per shendetin tend por pa te rene fort ne sy pasi e dija fort mire qe do te beheshe merak edhe me shume …

Dhe mendja me shkonte sigurisht tek Nena jote e dashur Zoica se ciles fatkeqesisht ti vec te mirave pa fund qe ajo kish ti i trashegove edhe llojin fatal te semundjes…

Mirenjohja eshte fisnikeri mik i shtrenjte….ndaj une personalisht kurre nuk kam reshtur se theni publikisht se ishe pikerisht TI nga te paret qe me afrove ne start te viteve 90 ne RTVSH…e me pas kush sa here beme se bashku gjera vertet te mrekullueshme njerezore e sportive …qytetare e profesionale…sa e sa aktivitete per tu mbajtur mend vertet…nga sportdashesit e teleshikuesit shqiptare…

E kisha pak bezdi ate lloj flegmatizmin tend dhe sa here ”zihesha” me ty mbremjeve kur ishim se bashku ne transmetim LIVE te sa e sa ndeshjeve te rendesishme futbolli ne ato vite …ku ty se behej Gol se Ngrihej nje Trofe…se humbej nje penallti se behej sherr ne fushe …nuk te levizte qerpiku !..

Nderkohe tipi im vullkan…merrte zjarr edhe per nje korne a goditje denimi te diskutueshme…

E megjitheate ishe dhe mbete gazetari , komentatori…njeriu e miku i mire e korrekt, i ndershem e i sinqerte…njeri me vlera qe meritonin vec respekt e konsiderate…

Se harroj kurre kur se bashku ndryshuam llojin statik te Rubrikes Sportive ne RTVSH . e asaj kohe…..ehhh sa kundershtime patem atehere o mik i mire e i pa harruar…sa skepticizem pati kur po se bashku vendosem qe ne pushim te ndeshjeve te rendesishme kombetare e nderkombetare te fusnim komentin Live…

Per here te pare ne historine e ekranit te RTVSH une e ti organizuam e transmetuam ne 1994 ne prag te Botrorit ne USA …programin historik te Kampionateve Boterore te Futbollit te cilin e shoqeruam me pas edhe me nje konkurs sportiv qe u pelqye vertet shume ne ate kohe…

Ishin vite te bukura profesionalisht vertet mik i pa harruar…c’ka beri qe deri ne te gjalle tend une e ti te mbeteshim miq te ngushte, te hershem e te sinqerte pa kurrfare xhelozie ne mes perkundrazi mes nje dashamiresie qe sot rralle e gjen mes kolegesh tane …

Sa e sa dreka e darka se bashku edhe me familjet tona i shtrenjti mik Ladi…ndaj dhe sot ne ikjen tende te dhimbeshme nga kjo bote i dergoj bashkeshortes tende te mire e te vecante Violes si dhe bijes suaj te mrekullueshme Denes…ngushellimet e mija te sinqerta…dhe i siguroj se jam ne krah te tyre ne keto momente te dhimbeshme njerezore te humbjes se njeriut te tyre te shtrenjte e te dashur…

Gati 40 vjet ti …Vladimir Grillo ishe e mbete ikona e legjenda paqesore e ekranit dhe mikrofonit sportiv te RTVSH duke percjelle me dhjetera e qindra aktivitete te rendesishme kombetare e nderkombetare …ndaj dhe besoj se sot nuk ka shqiptar brenda e jashte Shqiperie qe nuk te thote faleminderit per gjithe c’ka bere nder vite…si dhe nuk ka shqiptar te mos ndjeje dhimbje e keqardhje per largimin tend nga kjo bote…

Kulmet e tua profesionale mbeten transmetimi direkt nga Beogradi i ndeshjes se kupave te europes ne 1987 Partizani B – Flamurtare 2-1 kur nder te rrallat raste te temperamentit tend te njohur ti shpertheve asisoj….. si dhe transmetimi i Lojerave Olimpike te Sydneit 2000…ku kenaqesia e enderra jote prefesionale me se fundi u be realitet !

E pra pak kush mund ta dije se Lad Grillo nuk ishte thjesht gazetari e komentatori qe pelqente futbollin…por ai ishte i dashuruar edhe me basketbollin, volejbollin, boksin, notin , ciklizmin e atletiken …nderkohe qe hobby i tij ishte e mbeti Patinazhi Artistik ose Vallzimi ne akull…sport te cilin ai e transmetoi me kembenguljen e insistimin e tij per here te pare per sportdashesit shqiptare ne RTSH qe ne mes vitet 90…

E sot teksa i kujtoj te gjitha mik i shtrenjte…rrugetimin tend profesional 40 vjecar e miqesine tone te gjate e te hershme familjare …lus Zotin te Prehesh ne Paqe e te qofte Dheu i Lehte …

Lamtumire i miri e njerezori Vladimir Grillo…te siguroj se ngahera do kujtohesh vec per mire…sepse ishe e mbete mik i mire i te gjitheve !

Me respekt – miku e kolegu yt …
Adriatik R.Dosti – Michigan – USA
Dhjetor 30 / 2021

Facebook Comments

Related posts

Samiti i Berlinit ose shumë zhurmë për asgjë…

Eagle

Nje Yll midis Saliut dhe Edvinit…

Eagle

Çfarë do të beja unë ndryshe nga Lulëzim Basha

Eagle

Leave a Comment

seven + two =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë