Përpjekja Shqiptare
Rob Kore

Trump do fitojë, jo vetëm për Amerikën por për gjithe botën, si dhe për Shqipërinë

Nga Rob KORE

◾◾◾

Do te kemi nje “dark winter” tha Biden dje ne debat.
Jo-i tha Trump, nuk do kete nje dark winter, Amerika po hapet, papunesia po ulet,dhe ne dime shume me shume sot se 10 muaj me pare rreth Covid-19.
Ky aspekt i shkurter tregon qarte dallimin midis ketyre dy kandidateve.
Ndersa Biden perdor akoma strategjine e frikes dhe terrorit edhe mbas 10 muajve, Trump e shikon realisht situaten ku ndodhet Amerika.
Pra Biden sheh vetem nje problem, ate të Covid, kurse Trump sheh 2 probleme, Covid dhe kthimin ne normalitet.
Kush sheh vetem nje problem, thjesht ben politike me problemin, pa dhene zgjidhjen, ndersa kush sheh dy probleme, eshte realist dhe kerkon t’i zgjidhe të dyja me sa me pak pasoja per njera tjetren.
Kjo eshte esenca e asaj kush eshte Trump dhe kush eshte Biden.
Biden dje vetem beri nje propagande bajate nga ato të rendomtat qe bejne politikanet e karrieres, ndersa Trump ruajti pozicionin e tij si outsider.
Kjo eshte shume e rendesishme per Trump, sepse të qenurit nje outsider dhe jo politikan karriere i dha fitoren Trump ne 2016.
Ai me qetesi dhe duke ja perseritur disa here tregoi se kush eshte Biden.
Trump dje theksoi se, Biden eshte nje politikan i korruptuar qe eshte aty per 47 vjet, nga të cilat 8 vjet zv/president.
Pra propagandes te Biden, Trump i pergjigjej, pse s’i ke bere per 47 vjet keto qe thua.
Po ashtu Trump i tregoi publikut qe Bidens jane familjarisht të korruptuar, qe djali i tij eshte si fshese me korent qe thith para nga Kina, Ukraina dhe Rusia dhe qe Joe eshte “the big guy” qe merr 10% të të gjitha transfertave.
Po ashtu Trump i tregoi dje publikut amerikan se ardhja e Biden ne pushtet do të thote hapje kufish per emigrantet e paligjshem, do të thote rritje taksash, do të thote mbyllje e industrise se gazit, naftes dhe minierave.
Me kete Trump ju tregoi shteteve si Texas, Arizona dhe Pennsylvania se ardhja e Biden eshte mbyllje biznesesh per keto shtete.Biden dje i humbi keto shtete, të cilat jane shtete me elektorat gri.
Si rezultat ne kete debat Trump ruajti pozicionin dhe strategjine e tij fituese të 2016, ndersa Biden doli nje politikan i cili vetem “talk, talk and no action”.
E rendesishme eshte gjithashtu të theksohet se dje Trump tregoi qe ai eshte nje president i pavarur nga askush, ndersa Biden eshte nje politikan i varur nga Wall Street dhe mafia politike.
Me sa duket do të kemi nje deja-vu të vitit 2016.
Trump do fitoje, sepse ai perben shprese jo vetem per Ameriken, por per gjithe boten, si dhe per Shqiperine.
Ndersa ardhja e Biden eshte kthim ne politikat e vjetra të luftes, korrupsionit galopant si dhe politikave korporatiste të Amerikes.
Ardhja e tij eshte edhe nje humbje e madhe per çeshtjen shqiptare.
Ardhja e Biden, vulos mandatin e trete të Rames.
Rama do behet akoma me agresiv dhe shqiptaret do largohen akoma me shume. Vendin e tyre do e zene afrikanet dhe aziatiket.
Globalizmi tregoi qe eshte i keq edhe per vendet e fuqishme perendimore, ndersa per Shqiperine eshte shkaterrimtar.
Po ashtu riaktivizohet menjehere plani Soros-Rama-Thaçi.
Çeshtja shqiptare do goditet shume rende.
Kemi drejtues ne të dy anet e kufirit të shantazhueshem nga serbi dhe greku.
Biden dhe Europa jane penduar per bombardimin e Serbise.
Kurse Trump e trajton komplet ndryshe kete çeshtje. Ai sheh s’i zgjidhje prosperitetin ekonomik te gjithe ballkanit.
Kjo qasje sjell edhe zgjidhjen politike.

Facebook Comments

Related posts

Ronald Reagan, njeriu qe rrezoi murin e Berlinit

Eagle

Mashkulli dhe femra

Eagle

Kush e quajti Trumpin Hitler për 3 vjet të tëra pa pushim?!

Eagle

Leave a Comment

fifteen + 4 =