Përpjekja Shqiptare
Edukim Kujtesë

Tregimi i babës tim për Adem Gllavicën dhe për Shefqet Peçin

Nga Shemsi REÇICA

◾◾◾

Tregimi i babës tim, Ismail Reçica (1913-1994), për Adem Gllavicën dhe për Shefqet Peçin:
”Nji ditë, veres, dola posht n’rrugë. Pa prit, pa kujtu, u takova me brigadën e partizanëve t’Shipnisë.
– Ndal, m’thanë, mi lidhen durt dhe m’çun te komananti i brigades. Ma vonë e mora vesh qi aj ish konë Shefqet Peçi.
– E kemi zonë ni ballist, i thanë.
– Nuk jom ballist, ju thash.
– Ça je ti, m’veti komananti.
– Jom komunist, i thash.
– Çfarë komunisti je ti, m’veti aj.
– Pak i vjeter, pak i ri, i thash unë. Aj keshi dhe m’tha,
– Ti na vyn neve.
– Zgidhnja durt, ju tha ushtarve t’vet.
Masi mi zgidhen durt, komananti ma shtini doren nersjetull dhe ecum bashkë rruges, neper katun, e ushtart vishin mas neve.
– Ti duhet me na kallxu neve ku osht Adem Gllavica dhe ku i ka magazinat. Kqyri ushtart qysh jonë met. Na duhen veshmathje, ushqim, armë dhe municion, për partizant, m’tha.
– Ademi nuk ka magazina ktu. Atje, në funt t’rruges e ka shpijen, po kerkush nuk rrin n’atë shpi. Ademi me brigaden e vet rrin n’male, permi Gadime, i thash.
– Çona te shpija e Adem Gllavicës, m’tha aj.
I çova te shpija e Ademit. Ata e rrethun shpijen dhe do ushtarë ja nisen me kontrollu shpijen e Ademit. Kur dulen pej shpijes, i thanë komanantit,
– Kurgjo s’gjetum.
– Mushne me kashtë shpijen edhe kallne, ju tha aj.
Ushtart e morren ni stog me kashtë, qi ish ngat shpijes, e shtinen mrena n’shpi dhe e kallën shpijen e Ademit. Kur dul flaka n’kulm t’shpijes, shperthyn do krisma t’mdha dhe t’gjithë ushtart u shtrin per toke. Dikush kish pas mshef municio n’tavan t’shpijes t’Ademit.

Masi e kallen shpijen e Ademit, ushtart i kontrollun të gjitha shpijat e katunit. N’shpija i kishin gjetë edhe dy burra, Ahmet Reçicen dhe Syl Prekupnin. Jau kishin lidhë durt dhe i prunë te komananti.
– I kemi zonë dy ballista, i thanë komanantit.
– Çoni te vorret, le t’i hapin vorret vetë edhe pushkatoni, ju tha komananti.

Te vorret kishin dalë do gra t’katunit dhe tu kajt i lutshin partizant mos mi pushkatu Sylen e Ahmetin. Njona pej grave, aba Xhybë, ni gru e zoja, djali i saj, Mehmeti, u pat vra n’luften e Ferizajt, i tha komanantit,
– N’kofsh burr, mos i pushkato, se kta s’kanë bo kurgjo, s’jonë t’zott as m’i majtë gratë e veta. Ata qi jon t’zott jonë n’mal me Adem Gllavicën.
M’doket qi komanantit i erdh gjynah pej grave qi kajshin e pej Syles e Ahmetit, qi u dridhshin pej tutes, para tytave t’pushkve, n’stom t’vorrit qi e kishin hap vetë, e ju tha ushtarve,
– Zgidhni edhe lironi.

Unë, gjatë gjithë kohes menojsha qysh me ik. Para se m’u terru, komananti m’tha mi thon katunit me bo darken per partizant. Unë tu e porosit, shpi per shpi, darken per partizan, u pervjedha edhe ika. Kur dola n’krye t’katunit, m’nalen dy ushtarë. Qat herë e kuptova qi katuni ish konë i rrethum pej partizanve t’Shipnisë.
– Kush je, ku po shkon, m’veten.
– Po shkoj n’Gadime. Komananti m’ka qu me bo gati darken per juve, ju thash. Ata m’besun, bile u gzun qi po ju bohet darka, e m’thanë,
– Ik, tani, shpejt.

Pej Gllavices, neper Gadime, shkova n’bazen e Ademit, n’malet mi Gadime. Aty m’nalen rojet e Ademit. Ju kallxova kush jom, ju kallxova qi partizant e Shipnisë e kanë rrethu Gllavicen dhe ju thash jom ardh mi kallxu Ademit.
– Prit pak, m’thanë.
Tani erdhen dy vetë, m’murren e m’çun te Ademi. Ademit i tregova kret, ça patum bisedu me komanantin e brigades s’Shipnisë, Shefqet Peçin, edhe ça u pat bo atë ditë n’Gllavicë. E pash qi Ademi u merzit shumë. Në funt m’tha,
– Na ka ardhë puna mu vra vlla me vlla.

Sa nejta te Ademi, n’malet mi Gadimen e Naltë, ja bana edhe kit pytje Ademit,
– Adem bre, pata qef me pa spremen (pajisjet ushtarake), ku i kini? Aj u çudit me kit pytje, e ma kthej me pytjen,
– Cilen spreme Smajl? I zanun ngushtë, unë i thash,
– Po, Radiolidhjet, qi merrni vesh me Ingilizin. Ai keshi e nuk m’tha kurgjo, po kit pytje nuk e kish pas harru, se, para se mu kthy n’shpi, ma dha pergjegjjen.

Kur e morrum vesh qi jonë shku partizant, shkova te Ademi e i thash,
– Po du mu kthy n’shpi, n’Gllavicë, po dashta me t’vet, ça muj me bo per juve, ça muj me t’nimu pej Gllavices?
– Kur t’kthehesh n’Gllavicë, mos me folë kurgjo per neve, me kerkon. Kjo osht nihma ma e madhe per neve, se me folë, ti e ftofë edhe hamomin, m’tha Ademi.
E kuptova qi kjo ke pergjegjja, n’pytjen qi ja pata bo, per Radiolidhjet me Ingilizin”.
Këtu e përfundoi, baba im, një fragment të rrëfimeve të tij të gjata për Adem Gllavicën e, këtë radhë, edhe për Shefqet Peçin.
*****
Gjatë LDB-së, në Gllavicë të Lipjanit, një fshat, në atë kohë, me më pak se dhjetë shtëpi, kanë qëndruar, kohë pas kohe, dy ushtri: Herë ajo që e quanin ose që vetëquhej ushtri partizane; Herë tjetra, që e quanin ose që vetëquhej ushtri balliste, por, sikur të ishin marrë vesh për të mos e dëmtuar njëra-tjetrën, ato nuk ishin konfrontuar as edhe një herë, në mes tyre.

Kishte raste, siç më ka treguar baba im, kur ballistët ishin në rrugë të fshatit dhe Njazi Spahija, me shokët e tij partizanë, rrinte i fshehur në shtëpinë tonë dhe shartonte qershitë në oborrin e shtëpisë, por kishte edhe raste kur brigada partizane kalonte rrugës së fshatit dhe Adem Gllavica, me shokët e tij ballistë, rrinte i fshehur në shtëpinë tonë dhe e mësonte vëllain e madh timin, Muratin, tashmë i ndjerë, se si përdoret pushka.

Në krahasimin midis të dy ushtrive, që, në atë kohë hynin e dilnin në katundin tonë, baba im ishte i qartë dhe i prerë. Sipas tij, të dy ushtritë përballeshin me skamje të madhe. Ushtarët e tyre ishin “të veshun e të mathun keq, të palam e të parrum, me pushkë me sixhima”, pa “spreme”, “zibidi”, siç thoshte ai. Megjithëkëtë, gjithnjë sipas babës tim, kishte një dallim të madh midis tyre: partizanët ishin “ ma t’egër, e poplli u tutke pej tyne”, ndërsa ballistët ishin “ma t’butë, e poplli nuk u tutke pej tyne”.

Adem Gllavica

Enver Hoxha dhe Shefqet Peçi

Facebook Comments

Related posts

Është kohë e gjatë shumë deri në mars…

Eagle

Shqipëria pati aleatë Jugosllavinë e Bashkimin Sovjetik, jo SHBA-në e Anglinë!

Eagle

Sokol Teme Sejko, djaloshi që sfidoi vdekjen

Eagle

Leave a Comment

15 + 13 =