Nga Endrit SHABANI
◾◾◾
Nje familje shqiptare le Angline, ku ka emigruar, dhe vjen t’i beje pushimet ne vendin e vet. Rikthehet ne plazhin qe deri dje ka qene publik, por qe sot i eshte dhene ne administrim privateve, me pretendimin se keshtu eshte me i sigurte dhe me i paster.
Pasi vjen ketu, e rrjepin nga te gjitha anet, tek hoteli, tek restoranti, tek rera e plazhit, madje edhe ne det. Dhe sikur kjo te mos mjaftoje i vrasin edhe femijen perpara syve!!!
Kjo eshte Shqiperia e vitit 2022. Kjo ishte Shqiperia e djeshme dhe po vazhdoi keshtu, kjo do jete edhe Shqiperia e neserme.
Kjo qe ndodhi sot eshte nje aksident padyshim, por edhe aksidentet kane fajtor dhe pergjegjesi. Fakti qe ky eshte aksidenti i trete brenda nje muaji, tregon me se miri qe kemi te bejme me disa probleme endemike.
Nese Edi Rama sot do ishte kryeminister ne Britani, ku jeton familja shqiptare qe humbi femijen, sot ai do kishte dhene doreheqjen per tre arsye:
E para, sepse shteti qe ai drejton eshte shume i korruptuar per te parandaluar ngjarje te tilla.
Sipas VKM-se qe ka miratuar vete ne 2019, plazhi duhet te ishte kufizuar me bova te lidhura me litar pluskues deri ne 200 m larg bregut, dhe te pakten 1.6 m thellesi.
Kete detyrim e kane privatet qe vendosin stacione plazhi, dhe qeveria e tij (permes inspektorateve) eshte pergjegjese per monitorimin e zbatimit te ketij detyrimi.
Nga videot eshte e qarte qe ai plazh menaxhohet nga privatet, por megjithese duken qindra shezlongje, nuk ka asnje shenje te kufizimit te detit per te kufizuar zonen ku lundrojne gomonet dhe ku notojne pushuesit.
Nese inspektoret e tij do ta kishin monitoruar dhe garantuar zbatimin e ligjit, kjo ngjarje do ishte parandaluar, dhe femija sot mund te ishte ende gjalle.
E dyta, sepse ne i paguajme taksa qeverise se tij qe te na ruaje ne det dhe toke. Por ai na ka lene ne meshire te qiellit.
Qeveria qe ai drejton ka nen varesi policine kufitare, e cila ka per detyre te kontrolloje kush i perdor mjetet lundruese ne det, ne cfare kushtesh i perdor, dhe se si iu jep ketyre mjeteve.
Fakti qe vija bregdetare shqiptare eshte e mbushur me lloj-lloj hajvanesh qe bejne manovra me gomone, skafe dhe motorre uji, tregon qe kjo polici nuk po e ben punen per te cilen e paguajme.
E treta, sepse femija eshte vrare nga nje drejtues policie te cilin Rama e ka zgjedhur per te na mbrojtur.
Ne nje demokraci, njerezit votojne per kryeministrin, i cili mban pergjegjesi per administraten qe drejton. Psh ne nuk na pyeti njeri kur komisari ne fjale u nxorr nga burgu dhe u vu serish ne krye te policise. Kete vendim e ka marre Rama dhe per pasoje ai duhet te mbaje pergjegjesi per njerezit qe vendos ne krye te institucioneve.
Por Edi Rama nuk eshte kryeminister i nje vendi evropian, dhe ne keto ane kryeministrat nuk japin doreheqjen as kur i vrasin vete shqiptaret, e jo me permes administrates se tyre.
Prandaj ne kete pike shpresa nuk eshte me tek ndergjegjja e tij, por tek zgjimi yne per te kuptuar se sa shume na kushton indiferenca jone, duke pranuar te drejtohemi nga nje qeveri e korruptuar dhe e menaxhuar me paaftesi dhe papergjegjshmeri.
Facebook Comments