Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale

Toka e Çamërisë, humusi që gjeneroi personalitetet e shquar të saj

Nga Hyqmet ZANE

◾◾◾

“Historia e një kombi është historia e peersonaliteteve të saj” ka thënë një i mençur për historinë botërore.
Ne shqiptarët kemi personalitetet tanë, ndaj dhe ekzistojmë si komb, se historia jonë është shkruar nga burra që bënë vërtet histori. Por dua të veçoj jo pa qëllim krahinën që e ka emrin “Çamëri’, toka e së cilës duket si një humus që ka mbjellë dhe ka gjeneruar në shekuj personalitete dhe hstoria është shkruar prej tyre. Ndaj dhe shpesh përmend atë shprehjen e një latini të lashtë “O kombe, ruani të mëdhenjtë tuaj se përmes tyre do t’ju njohë e ardhmja”.
Filmi dokumentar për “Dinejtë” e Çamërisë është njera nga ato familje që jo vetëm bënë emër në dy shekujt e fundit, por na lanë pas nderin me përgjegjshmëri kombëtare. Ndoshta ata që kontribuan për të, skenaristi Enver Kushi, regjisori Kujtim Gjonaj apo mbështetja e Tahir Muhedinit të mirënjohur për mbështetje të tilla në shërbim të kauzës së Çamërisë, nuk e kishin menduar se filimi i tyre dokumentar lë gjurmë të pashlyera në kujtesën e atyre që e panë këtë film dokumentar, por edhe për bvrezat, duan apo nuk duan grekët, duan pao nuk duan filogrekët apo grekofilët, grekomanët apo ata që pretendojnë se duan të kenë shumë merita për kauzën e Çamërisë.
Gjithësesi, në ato 50 min filmime dhe histori e dokumentuar edhe me ndihmën e shkrimtarit Luan Rama (nipi i Ali Demi “hero i Popullit”) që jeton në Paris, përmblidhen brenda tyre personalitete të njerës prej fmailjeve që i dhanë trevës së Çamërisë jo vetëm emër dhe krenari, por edhe u bënë si të thuash europianistët e parë për në Europën kur pas dy shekujsh edne qorollepsemi si Shqipëri. Por gjithësesi Abedin Pashë Dino, Rasih Dino, Ali Dino, Lejla Duno, Arif Dino, Abedin Dino i riu dhe deri tek Safete Dino në Prevezë, Borisi në Paris që jeton si djali i Xhemil Dinos dhe Aqif dhe Subi Dino në Shjqipëri, ijanë një plejadë e vlerësuar që doli qartësisht përmes dokumentarit filmik. Ata të gjtihë pranonin se ishin nga Lopësi i Çamërisë dhe nuk dihet se cila mendje apo gojë mund tu thotë brezave se ata nuk ishin nga ajo tokë e lashtë me njerëz të rinj me emrin e burur “Çamëri”?
Kur vjen fjala për shqiptarët e Çamërisë, për të folur për personalitetet e saj, ka një stepje, ka një heshtje a thua se historia e shqiptarëve nuk ka ekzistuar në këtë hapsirë të Shqipërisë Etnike. E imponuar apo jo, e qëllimshme apo pa dashjë, një gjë është e qartë se historiografia akademike shqiptare mbart mbi vete atë qëndrim që është e induktuar nga inteferencat e historiografisë së diktaturës. Me plot gojën e thonë dhe e theksoj edhe unë si publicist se personalitetet e Çamërisë i bënë të njohur shekujt për Ballkanin e Jugut dhe kombin shqiptar.
Aq e vërtetë është kjo sa po të bëj një krahasim me atë se çfarë dinë nxënësit e shkollave shqiptare për përfaqësimin mbarëshqiptar të personaliteteve nga të gjitha trojet, as që bëhet fjalë që t’i dinë, por as që janë të shkruara, a thua se ky është në interesin e një kombi sa të lashtë, aq edhe të pasur me ngjarje në thellësi të shekujve. Si për të na bindur për këtë, e ka thënë Elen Gjika një shekull e ca më parë“ç’t’i bëj unë kombit tim që nuk shkruan historinë e vet”. Fakti që edhe emrin “Çamëri” duhet ta heqim nga çdo libër, sidomos shkollor, proe dhe nga gjendja civile të mos shkruhet emri i lindjes së një çami në Çamëri, flet për dakordësinë me kërkesat greke ndaj qeverisë shqiptare..
Çamëria, toka jonë e lashtë pellazge, si një humus që ka gjeneruar personalitete historikisht që nga Pirro i Epirit e deri tek Haki Rushiti, që nga Hasan Tahsini e deri tek Rexho Plaku, janë një plejadë e tërë personalitetesh që përbëjnë edhe panteonin e nderit të historisë sonë të lashtë e të re.
Është e rëndësishme të rikujtojmë dhe që duhet të dihet se Aleksandër Mollosi, që i përket vitit 362 p.e.s. i lindur në Çamëri është i njohur si një luftëtar i shquar që u bë edhe shembulli i njeriut që e do kombin e atdheun e tij. Duhet thënë se Aleksandër Mollosi ka qenë edhe daja i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, po ashtu edhe daja i Pirros së Epirit nga Ledheza e Çamërisë që jetoi në vitet 272 p.e.s. dhe që ishte një strateg i famshëm ushtaarak dhe i mirënjohur jo vetëm nga opinoni ballkanik, por edhe ai europian. Ka mbetur proverbiale thënia “Fitore si e Pirros”, çka flet për betejat e shumta që përballoi ky strateg i luftrave romake dhe që ushtria e tij humbi shumë. Janë këta përfaqësuesit e parë të shtetit shqiptar që njihet si i tillë në forma të tjera të asaj kohe.
Po ashtu edhe më pas Hasan Tahsini, që lindi në Ninat të Konsipolit (1812-1881) dhe që gjatë gjithë sheklullit XIX u bë ndriçuesi i rrugës drejt pavarësisë si një shkencëtar erudit që arriti majat e punës së tij edhe si rektori i parë i Universitetit të Stambollit. Por ai gjithë herës mbeti një shqiptar i madh, dijet e të cilit do të ndriçonin mendjet e rilindasve të mëdhenj. E tillë mbeti edhe bashkëkohësja e Hasan Tahsinit, Elena Gjka e njohur si Dora d’Istria, kjo publiciste e shkëlqyer e kohës së saj që dha shembullin e një gruaje të emancipuar dhe që pak vetë e dinë se orgjina e saj është nga Parga e Çamërisë, se vetë ajoe ka lënë të shkruar si orgjinë e familjes së saj. Ajo u kthye në një frymëzuese e ndjenjave atdhetare shqiptare për rilindasit e mëpasëm që luftuan me pushkë e penë për Pavarësinë.
Konsideratat e larta të Ismail Qemalit si themeluesi të shtetit shqiptar 110 vjet më parë, u reflektuan në faktin që të birin e Abedin Pashë Dino, Rasih Dinon, e besoi në kryesimin e delegacionit shqiptar në Kongresin e Londrës së bashku me Mehmet Konicën dhe Filip Nogën. Kurse Arif Dino, që lindi dhe vdiq në Paris të Francës, si një poet dhe piktor, atdhetar, ai dha një kontribut në kohën e Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Po aq sa edhe vëllai i tij, Abedin Dino (i riu) që ishte një piktor, modernist bashkëpuëtor me Piaksonë, mbeten lapidarë të përfaqësimit të trevës së Çamërisë në themelimin dhe ecurinë e shtetit shqiptar.
Bashkë me këta burra të nderuar edhe Rexho Plaku nga Konispoli që lindi më 1898 dhe vdiq në burg në Shqipëri më 1981, si ndëshkim për kontributet e dhëna në fillimet e shtetit shqiptar, si një ushtarak në luftë dhe që ka qenë nënshkrus i Përkujtesës drejtuar Konferencës së Paqes në Paris më 18 tetor 1919, ku kërkohëj që Çamëria t’i bashkohej Shqipërisë sipas kufijëve të njohur.
“Një komb duhet të konsiderojë histori kombëtare vetëm atë që është e vërtetë” ka thënë Dionisos Solomos më 1847, çka është në një përputhje të përpiktë me atë që shqiptarët në përgjithësi dhe ata të Çamërisë në veçanti kanë bërë për kombin e tyre dhe që në mënyrën më të pavërtetë janë mohuar nga grekët, bashkëatdhetarët e Dionisos Solomos, që është njëherazi edhe një shuplakë për ato të pavërteta të sajuara të grekëve të tij.
Një vend të veçantë në panteonin e nderit të pjesëmarrësve në Shpalljen e Pavarësisë aknë edhe delegatët e Çamërisë Tahir Mete nga Mazreku i Çamërisë që lindi më 1849 dhe vdiq më 1933 në Shqipëri; Veli Gërra nga Gumenica, që lindi më 1870 dhe vdiq më 1944 në Sarandë; Vesel (Jakupi) Rusi nga Maerglliçi që lindi më 1850 dhe vdiq më 1931po në Margëlliç; Rexhep Demi nga Filati që lindi më 1855dhe vdiq më 1929 në Bari të Italisë. Me ta mbetet i veçantë edhe Muharrem Rushiti nga Koska që lindi më 1856 dhe vdiq më 1931 në Sarandë dhe që ishte një luftëtar i madh kundër pushtimit osman i vlerësuar edhe nga vetë Ismail Bej Qemali për kontributet e tij. Çuditërisht kontributet e këtyre bijëve të Çamërisë ose harrohen, ose nuk përmenden, ose me dashje a pa dashje bëhen pjesë e historisë së anatemuar në historiografinë shqiptare që i shkon për shtat sillogjeve greke.
Nuk mund të mbeten pa u përmendur në këtë personifikim të figurave shqiptare të Çamërisë që u bënë protagonistë në formimin e shtetit shqiptar në fillimet e tij delikate as Sabri Preveza që lindi më 1850 dhe vdiq më 1929 dhe që ishte një luftëtar i Lidhjes së Prizrenit, një klerik dhe një arsimtar i devotshëm i shqipes. As Osman Taka nga Konispoli që lindi më 1869 dhe vdiq më 1937 në Konsipol, si një luftëtar antiosman për të cilin ka mbetur e famshme edhe vallja e tij e mrekullueshme si një perlë e koreografisë shqitpare. Edhe Refo Çapari nga Luarati që lindi më 1884 dhe vdiq më 1944 në Korçë dhe që ishte një poet, dramaturg. themelues i fesë Bahai në Shqipëri dhe që si publicist, botoi në Amerikë gazetën e mirënjohur “Albania” që ka qenë bashëkkohës i Qamil Izet Çamit nga Filati që lindi më 1885 dhe vdiq më 1930 në Tiranë që ishte gjithashtu një shkrimtar dhe mësues, luftëtar për konsolidimin e shtetit shqiptar. Ndër të tjerë rradhitet edhe Dr. Hasaf Hajdonati që quhet edhe Hasaf Meleq Emin dhe që lindi më 1888 dhe vdiq më 1965 dhe që është themelues i Shoqërisë Çamërisa, e para në Shaipqëri. Edhe Hasan Pilavi që lindi në Galbaq më 1889 dhe vdiq në Tiranë më 1944, mbetet një patriot dhe poet që botoi në Elbasan edhe vëllimin me poezi “Kujtimi Kombëtar” si një apel për kombin dhe kontributin ndaj tij. Po në Elbasn jetoi dhe zhvilloi aktivitetin e tij edhe Salih Çeka nga Filati që lindi më 1892 dhe u vra nga forcat obskurantiste të kohës më 01. 02. 1925 në Selvias të Sulovës së Elbasanit dhe që cilësohet si një atëdhetar dhe luftëtar i dijes, “Mësues i Popullit”, “Dëshmor i Atdheurt” dhe “Qytetar Nderi” i Elbasanit, ish mësues dhe drejtor i Normales, kryeinspektor i Ministrisë së Arsimti dhe sekretar i Kongresit të Lushnjes.
Në historinë e personaliteteve të Çanërisë që i dhanë performancën e një krahine që ushqen bij e personalitete të mëdhenj rradhitet edhe Bilal Xhaferri nga Ninati që lindi më 1935 dhe u vra më 1986 në Çikago të SHBA dhe që është cilësuar si një shkrimtar i shquar dhe atëdhetar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe asaj çame, ashtu si e dhe Beqo Izet Kushi, një patriot dhe atdhetar që veprimtarinë e tij e zhviloi në SHBA në vitet kur konsolidohet shteti shqiptar, duke formuar edhe të parën Shoqatë Çamëria më 1918.
Nuk mund të harrohen pa u përmendur edhe Haxhi Murati nga Spatari i Çamërisë me veprimtari të gjerë në SHBA në vitet 1916-1920. Ai ishte anëtar i “Vatrës” dhe arkëtar i Shoqatës Çamëreia në SHBA, djali i të cilit Sami Musrati u dënua me pushkatim nga regjimi i diktaturës me të ashtuquajturin “grupi i Teme Sejkos”. Nuk mund të lihet na harresë as Veiz Sejko, i lindur në Konispol më 1919 dhe ndrroi jetë më 1985 në Tiranë, është një personalitet i kulturës shqitpare. Veç shumë botimeve në prozë e poezi në vitet ’30, ai ka një meritë të madhe për eposin e kreshnikëve të Veriut duke bërë krahasime të vlefshme dhe duke hedhur poshtë tezat e studiuesve serbë, ndërsa vetë Veizi si një epos më vete studimi. Vepra e tij është botuar eplotë pas viteve ’90 për shkaqet e politikës s ëkohës ndaj familjeve me lidhje me mbiemrin “Sejko dhe Demi”..
Ja se ç’thotë Presidenti amerikan John F. Kennedy për mitin :”Armiku më i madh i së vërtetës, shpesh, nuk është gënjeshtra, e qëllimshme, komplotuese dhe e pandershme, por miti, këmbëngulës, depërtues dhe joreal.”. Ndërsa Arthur Schopenhauer e sjell kështu : “E vërteta kalon nëpër 3 stade: Stadi i parë, tallen e qeshin me të; Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër; Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë”.
Ndërsa thënia e Aristotelit : “Amicus Plato, sed magis amicas veritas” (E kam mik Platon por më mik kam të vërtetën) e përdorur shpesh edhe nga Prof. Kristo Frashëri, i përmbledh të gjitha.
Filmi dokumentar “Dinejt” e Çamërisë, më solli në mendje si në një film retospektiv me metrazh edhe më të gjatë gjithë sagën e personaliteteve që e bëjnë tokën e Çamërisë vërtet një humus gjenerues të personaliteteve që nuk ka kryeministër apo hsitorian, nuk ka grek apo antishqitpar që e shuan ndonjëherë se hsitoria e shekujve të shkuar qëndron mbi themelet e Dodonës së Çamërisë për t’i hapur sytë e të ndriçoja skutat e gjithë historiografisë shqitpare në shekuj.

Facebook Comments

Related posts

Çamët janë shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria ose Shqipëria dhe kurrë Anadolli

Eagle

Juristët, kundër hartës së re gjyqësore: Rriten kostot dhe rrezikon të cenohet aksesi në drejtësi

Albina Hoxhaj

Edhe i vdekur Festim Lato trondit Greqine…

Eagle

Leave a Comment

20 + 20 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë