Përpjekja Shqiptare
Edukim

Tirana në 1920-ën ishte një nën Prefekturë e Durrësit…

Nga Ervin SEFA

◾◾◾

Nje kujtese per 100 vjetorin qe po festojme:

Pas Kongresit te Lushnjes me shpalljen e saj kryeqytet erdhen nga gjithe Shqiperia njerez te shkolluar qe sollen intelekt dhe kapitale, te cilat ne 20 vjet i dhane tiparet qe duhet te kishte kryeqendra e shtetit.
Nga ato vite trashegojme dhe ato pak ndertesa me arkitekture neoklasike qe i japin pak shije qytetit.
Kjo prurje njerezish u shoqerua vetem me shkembime te ligjshme.
Ne 1944-en pjesa me e madhe e ketyre njerezve qe zhvilluan Tiranen u debuan dhe shpronesuan nga te ardhurit e rinj qe do ti sherbenin organizimit e ri administrativ e ekonomik. Ndryshimi nga prurja e pare ishte qe ishin kryesisht te pa shkolluar dhe nuk sollen kapitale por poseduan arbitrarisht pronat e atyre qe perzune. Me pas shume prej tyre shkolluan veten dhe fëmijët e nipërit dhe e ndjenë madje veten zot te asaj qe moren pa titull, sepse pjesa me e madhe e tyre nuk e dinin si perftohej prona..
Dyndja e trete masive ajo e pas 1991-shit ishte nje pjese rikthim i familjeve te zmadhuara ne tre breza te atyre qe u debuan e shpronesuan ne 1944-en dhe nje pjese tjeter njerez qe e shihnin veten te pamundur per te jetuar ne vendet e origjines, te cilet te joshur nga politika naive per te lejuar paligjshmerine , grabiten ose blene nga grabitesit prona pa titull. Tirana ne vite eshte bere nje mish mash i madh ku mendoj qe te vetmit te sakrifikuar dhe te denje per te bertitur na u prish qyteti jane ata qe kane respektuar te drejtat dhe detyrimet , pra Tironcit “den baba den” dhe ata qe erdhen dy here si zoterinj ne Tirane ne 1920-en dhe 1991-ishin duke sjelle vetem kulture dhe qytetari dhe duke u ndeshur me arrogancen dhe paturpesine e pjeses tjeter, qe ka kurajon dhe ti gjykoje.
Une mendoj qe njerezit qe popullojne sot kete qytet nuk ndahen ne Tironca dhe jo tironca, po ne horra dhe jo horra.

Facebook Comments

Related posts

Filozofia dhe Artet

Eagle

Kur qeshte dhe qante Nonda Bulka

Eagle

Haxhi Zekën e vrau shqiptari me paratë e Serbisë

Eagle

Leave a Comment

two × four =