Nga Basir ÇOLLAKU
◾◾◾
7 korriku eshte date e pazakonte, per te bere nje proteste te pazakonte. Mijera arsye ka kushdo jeton ne Shqiperi, per te marre pjese ne revolte. Po aq motive te shumta, kane mijera qytetare te Diaspores, ti gjenden Shqiperise, ne kete zgrip humnere.
Te jetojme apo jo ne Shqiperi, kjo eshte çeshtja, kjo eshte protesta?!?!
Jetojme prej vitesh ne nje vend ku nuk votohet, por plaçkitet kriminalisht vullneti.
Ta kthejme kete te drejte kushtetuese thelbesore, ekzistenciale.
Jetojme ne nje vend ku nuk ka siguri juridike, ku nuk sundon ligji. Ku sundon porosia e regjimit mbi çdo vendim gjykate, te çdo lloj niveli.
Te kthejme sundimin e ligjit, sepse nuk kemi asnje mburoje tjeter daj diktatures.
Jetojme ne nje vend ku prona publike vidhet ne zyra publike nga qeveria dhe u shperndahet ministrave, familjeve te tyre, kryeministrit, ortakeve te tij.
Ta ndalojme kete rrenim shkaterrues dhe asgjesues te prones se perbashket.
Jetojme ne nje vend, ku pasurite e natyres dhe te Zotit, jane bere koncensione ne xhepat e vendasve e te huajve miq, ortake, bandite, mafioze, me vullnet e porosi qeverie, e kryeqeveritari.
Ta ndalim kete ortek vrases per te sotmen dhe te ardhmen.
Jetojme ne nje ishull droge, ku çdo dite te rinjte lene auditoret, lene shkolla e universitete dhe edukohen si gangstere dhe me vone vrases, trafikante, dhunues, ushtri e keqberesve.
Duhet ndryshuar kjo emergjence kombetare.
Jetojme ne nje vend ku ne adminsitrate dhe zyra shteterore, organizatat kriminale kane anetaret e tyre dhe jane bere vendimmarres. Kjo si platforme e kryeministrit dhe vartesve te tij.
Duhet shkaterruar sot, per te mos e bere funeral te vendit neser.
Jetojme ne nje vend, si askund ne bote, pa kryeqytet. Ne nje vend ky qyteti i pare fale implikimit te tmerrshem te kryebashkiakut eshte bere nje llumhane betoni kanceroze, per te pastruar para te Mafias. Nje plan Rama-Veliaj qe nuk ka ndermend te ndaloje. Edhe dje ishte vone, sot tmerresisht vone, neser nuk dihet a do te kete diçka per te ndaluar.
Jetojme ne nje vend, pa rini, nje vend i plakur ne 10 vite sa per nje shekull, nga eksodi detyruar prej pushteteve. Jetojme ne nje vend me Familje pa femije, ndonese ne gjendje civile emra ka plot, te rinj plot jete, larguar ne vende te tjera. Kjo eshte vrasja e re, e pandeshkuar.
Paraliza e Ndjekjes Penale ndaj pushtetareve ka kthyer vjedhjen, vrasjen, krimin, masakren e financave publike, ne normalitet.
Bangladeshas, indiane, afrikane, filipinas, po behen banoret e rinj te Shqiperise, te cilen nuk e dime ne, si do ta quajne ata neser.
Mos presim te degjojme llogje nderkombetaresh, nga cilido shtet qofshin, se çfare te drejtash duhet te mbrojme ne, në vendin tonë.
Protestat nuk jane turizem. As piknik. As lutje ne xhami apo ne kishe. As perralla kulturale. Jane perballje e forte me te keqen. Jane revolte me padrejtesite. Jane reagime agresive ndaj vjedhjes se jetes. Per kete nuk merret leje nga askush dhe askund. Protesta, ashtu siç Shqiperine e kane vrare sot, ka nje pergjigje per te marre me urgjencë.
Te jetojme apo jo ne Shqiperi??
Sepse sot, ne as nuk po gjallojme. Perdorija e oksigjenit per te vene ne pune mushkerite eshte nje kafsheri natyrale. Tjerat duhet ti fitojme me beteje. Ndaj nis me Protesten dhe mbyllet me pambarimesine e saj.
Kjo eshte çeshtja..!!!
Facebook Comments