Përpjekja Shqiptare
Opinion

Sot m’u kujtua fabula e bretkosës në ujë të nxehtë

Nga Grid RROJI

◾◾◾

Na ishte njëherë një bretkosë e cila e dinte veten ujk a luaneshë. Jam e bukur, e fortë, kam pare e prona, kam fis të zgjeruar dhe nuk ma ndjen për asnjerin në pyll. Nuk punonte, kërkonte veç për vete, i urrente pyllorët e tjerë si inferiorë. Kaq meritojnë këta pisa, ata janë bretkosa, unë jam ujk e luaneshë, mendonte. Unë jam elitë, tjetër sërë.
Dikur ra në një çark të mirëmenduar të vendosur nga specialistë bretkosash dhe ushunjëzash dhe e hodhën në ujë për t’a zjerë të gjallë. Mirëpo bretkosa vazhdonte me mendue se ishte sipërore, ishte ujk e luaneshë dhe askush nuk ja dilte dot asaj. S’keni ça me më bo, kam pare, kam prona, kam fis të zgjeruar. Këneta ime, pylli im, rregullat e mia. Ja di me notue edhe në ujë. Mirëpo asnjëherë nuk kish bërë gjënë e duhur dhe në pyll askush nuk e donte. E shihnin bretkosat e tjera me ngjyra të ndryshme dhe fërkonin barkun. Ehe, ne s’na kapin dot aq kollaj, kemi eksperiencë. Kjo budallaçka ra vetë brenda. Ama të gjitha kishin frikë.

Ndërkohë uji nxehej ngadalë dhe bretkosa nuk e ndjente veten keq, në çdo rritje të temperaturës ju hidhte rromuze specialistëve duke i sfiduar “ja ku jam, not di, pare e prona kam, po që jemi fis i zgjeruar ne, jam ujk e luaneshë unë ore budallenj”. Bretkosa e njihte fabulën e bretkosës që fryhet nga lakmia derisa pëlcet, po asaj i dukej vetja ujk e luaneshë, ndaj s’kishte se si ti vinte asaj e keqja. I jepte këmbëve dhe kërcënonte ” do t’jua çaj ballin me lugë, se dini ju kush jam unë, theror bie po juve s’ju dorëzohem, ky është gjoli im dhe s’keni punë ju”. Dhe uji nxehej e nxehej gradualisht…

Derisa bretkosa vdiq. Asnjëra nga bretkosat e tjera nuk e pati kuptuar as se si e as se pse. Ama i humbi emri, paret, prona dhe fisi i zgjeruar. Askush nuk e qau, madje e tallën post-mortem “sa budallaqe paskësh qenë, po nuk e dinte ajo se uji i nxehtë të përvëlon?” E megjithatë të gjitha bretkosat e tjera vazhdonin me të njejtin avaz. Kurrë ndonjëherë nuk menduan të bëjnë gjënë e duhur. Kurrë nuk u bënë as ujq e as luanē. Mbetën thjesht bretkosa helmatisëse që hanin veten dhe i pinin gjakun pyllorëve të tjerë.

E kështu mbaroi dhe kjo fabul. Çdo ngjashmëri me njerëz apo grupime është thjesht e rastësishme.

Facebook Comments

Related posts

#Edheunë nuk votoj më 30 qershor, sepse këto nuk janë zgjedhje. Fjala e duhur është “zgjedhë”!

Eagle

Memoriali turk është simboli i përulësisë ndaj Erdoganit dhe tendencë e qartë drejt pushtetit absolut

Eagle

Një ndryshim i vështirë

Eagle

Leave a Comment

2 × 3 =