Përpjekja Shqiptare
Politikë

Skenari i mashtrimit! Evazioni fiskal, pronarët u dënuan me 17 vite burg në 2020, skandal si i regjistronin kompanitë

◾◾◾

 

Zbulohen detaje të reja lidhur me skemën dhe skandalin e evazionit fiskal dhe mashtrimi nga 24 kompani. Nga të dhënat e publikuara nga gazetari Adriatik Doçi në Report Tv, bie në sy fakti që kompanitë janë regjistruar me nga një kapital minimalist, madje dhe me nga 100 lekë, e më pas janë shitur për shuma marramendëse. Që të pesta kompanitë pothuajse janë themeluar në vitet 2016-2018 dhe kanë pothuajse objekt të njëjtë aktiviteti, si gërmime dhe përpunim inerte.

KOMPANITë DHE PRONARëT:

“Lumi 06”- Kryemadhi pretendon se ka bërë  rreth 6 milionë euro evazion fiskal. Është themeluar në 17 nëntor 2016 në Tiranë, nga Lumturije Murati me kapital 100 mijë lekë. Në vitin 2018, kjo kompani është hetuar nga Prokuroria për një skemë mashtrimi me fatura fiktive, me kosto 34 milionë euro. Lumturije Murati u arrestua në janar të vitit 2019 dhe u dënua me vitin 2020 me 1.8 vite burg. Në korrik të vitit 2019, pronar i kompanisë bëhet Thanas Çani.

“EL ZA”- Pronar është Emiljano Frroku. Kompania ka qarkulluar rreth 2 milion USD përmes skemës së mashtrimit. Prokuroria e ka hetuar në vitint 2019. Mashtrimi kap shumën e 36 mln eurove. Kapitali fillestari ishte 100 lekë. Edhe Frroku është dënuar me 1.8 vite burg në vitin 2020, bashkë me Lumturije Muratin.

“Leli 17”- Dyshohet se kanë kryer 5 mln dollarë evazion fiskal. Ender Sheshi është hetuar nga Prokuroria në vitin 2018 si pjesë e skemës me mashtrimin e TVSH me kompanitë Lumi 06 dhe EL ZA. Ender Sheshi është dënuar me 6 vite burg në 2022, Apeli ende nuk ka marrë vendim.

“R.S.I&T GROUP”- Pronari Lirim Jella është dënuar në vitin 2020 me 1.4 vite burg për mashtrim me TVSH.  “R.S.I&T GROUP” është themeluar në mars të vitin 2018 nga Robert Shabani, i dënuar për evazion fiskal me 4.8 vite burg, bashkë me Lirim Jellën, të cili i kaloi kompaninë më pas.

“AA-117”- E themeluar nga Drita Frangaj akuzohet për evazion fiskal në vlerë rreth 6 milionë USD. Kompania u themelua në vitin 2017 me 100 lekë, ndërsa sot Drita Frangaj është dënuar në vitin 2020 me 1.8 vite burg.

AL-BER CO&CO”– Në pronësi të Santiljano dhe Esmeralda Çifligut është denoncuar për rreth 5 milionë euro evazion fiskal, por është dënuar për pastrim me TVSH në vitin 2020 me 1 vit burg.

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi. Ky denoncim ka sjellë edhe reagime nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vetë Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryemadhit duke deklaruar se kompania nuk ka asnjë furnitor nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.

Facebook Comments

Related posts

Parisi dhe Moska nuk e zëvendësojnë dot Uashingtonin

Eagle

Fati që zgjedh Topalli, në vend të harresës me nder, kujtesën e turpshme si bashkëpunëtore “sekrete” e Ramës

Eagle

Kurrë, në këto 30 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, nuk ka patur rast kur një kryetar opozite pas 8 vitesh të jetë kaq i diskretituar e kaq i pambështetur në opinion sa ç’është L. Basha.

Eagle

Leave a Comment

8 − one =