Nga Meçaj HOXHA
◾◾◾
Sot u zgjova heret.
Më zgjoi shikimi i djalit,
Që shtat vjet s’më është ndarë,
Ani, se rroj me shpirt të vrarë.
Dy data i kam të shenjta:
Pesë dhe tetmbëdhjet në çdo muaj.
Më pesë zbrite nga qielli për te ne,
Më tetmbëdhjet ike, përjetësisht na le.
Ndaj në këto data çdo muaj e çdo vit,
Bashkë me Resmien me ty jetojmë dhe ne.
Kalojmë ca çaste në shtëpinë e dhimbjes,
Ku lotët na bien lumë e rrëke.
Edhe sot erdhëm.
U përqafuam, folëm e biseduam,
Pastaj, si gjithnjë, vetëm të lam,
Për të patur edhe më pranë.
Shënim▪️Vazhdimisht ndalojmë para Epitafit:”Erdha si dashuri e madhe, ashtu më kujtoni” dhe betohemi, se ashtu do ta kujtojmë.
Facebook Comments