Përpjekja Shqiptare
Opinion

Shkëlqimi dhe rënia (pikiatë!) e shoqes Bozo!

Nga Iva V. GRILLO

◾◾◾

Pyetjes përvëluese se pse një zonjë me pamje fisnike e me një emër në fushën profesionale vendos që në muzg të jetës së saj t’i bashkohet skuadrës së një uzurpuesi të paskrupullt pushteti, iu pergjigj vetë Zonja Bozo dje, me një qartësi të frikshme, që të kall datën.

Pa asnjë hezitim dhe me një lloj padurimi për t’i kthyer përgjigjen gazetarit që ngeli gojëhapur, zonja na perplasi fytyrës bindjen e saj të thellë, se në fund të ditës, bilanci i një periudhe diktature mbi 40 vjecare, është një bilanc pozitiv.

E ftohtë, pa mëdyshje dhe përfundimtare përgjigjia e saj.

Duke i dhënë fund në të njëjtën kohë edhe cdo lloj justifikimi dashamirës që mund të ketë qarkulluar mbi vendimin e saj të cuditshëm për pjesëmarrjen e saj në këto zgjedhje: si një lajthitje e mundshme e moshës, deshirë per të ndihmuar për rindërtimin, apo futje e këmbëve në një këpucë për arsye që ne si publik nuk kemi nga ti dimë.

Ajo që është e cuditshme është fakti që zonja Bozo dhe ithtarët e regjimit diktatorial komunist, e marrin të mirëqënë se nën një regjim tjetër (më demokratik), nuk do të kishte arritje.
Sipas bindjes së tyre i bie që ne si popull, do të shulloheshim në diell për rreth 50 vjet pa bërë asgjë… Logjikë e cuditshme për një inxhiniere e njohëse të shkencave ekzakte që në bazë te cdo vlerësimi duhet të ketë mendimin kritik e alternativ.

E verteta flet ndryshe.

Vende të tjera që zgjodhën sisteme demokratike, jo vetëm që ndërtuan hekurudha, industri, diga (që i ka merak zonja), por edhe sistem edukimi e mjekësor efikas, bujqësi, turizëm, etj.

Mbi të gjitha, ato vende ngritën një demokraci funksionale: ato nuk e syrgjynosen popullin e vet në kampe perqëndrimi, nuk sakatuan psiqikën kolektive për breza të tërë e nuk e ngritën mirëqënien e tyre mbi punën skllavëruese dhe fatkeqësinë e mijëra e mijëra familjeve.

Përgjigjia ”hazër xhevap” ndaj pyetjes së gazetarit i jep në të njëjtën kohë një pergjigje perfundimtare kuriozitetit tonë mbi motivet e pjesëmarrjes së zonjës në politikë.

Zonja Bozo ka pranuar t’i bashkohet skuadrës së uzurpatorëve të pushtetit në vitin 2021 sepse ajo nuk sheh ndonjë problem me këtë skuadër. Me kalkulimet e ftohta “plus minus” që bën, abuzimi i “të fortëve” nuk duket se zë ndonjë peshë të madhe relative në llogaritjet e saj, për aq kohë sa “të fortët” ndërtojnë vepra “inxhinierike” që na mbushin egon e madhe 3D.

Trishtuese të shikosh rënien nga piedestali të një profesionisti, sidomos në një moshë të thyer.

Por kjo rënie pikiatë duhet të na shërbejë si një rikujtim se në këtë udhëkryq të rrezikshëm që është vendi, na duhen shumë më tepër qytetarë me integritet e zemër të madhe, sesa “profesionistë” që hedhin vallen e pushtetit.

#unerefuzoj
#reago25prill

Facebook Comments

Related posts

Sandër Lleshi, një enverist ekstremist që nuk ka fe

Eagle

Nuk ka zgjedhje për mua pa opozitën

Eagle

Pse jam kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë?

Eagle

Leave a Comment

5 × 4 =