Përpjekja Shqiptare
Humor Kuq e Zi

Shënime mbi një trakt komunist të Rudina Xhungës

Nga Rudina XHUNGA

◾◾◾

Pse çështja e Xhisielës nuk është politike, por kombëtare. Dje Nikla erdhi në Bllok

▪Dje isha e ftuar në një emision televiziv të News 24, drejtuar nga Ylli Rakipi dhe u ndjeva si peshku pa ujë.

(Kush në Shqipëri është i shqetësuar apo kurioz të dijë nëse Rudina Xhunga ndjehet si peshku pa ujë?)

▪Drejtuesi më sqaroi disa herë se bëhej fjalë për një çështje politike dhe si e tillë duhej trajtuar.

(Sipas sasisë së alkolit që konsumon apo sipas gjendjes financiare post-kazino,drejtuesi përcakton edhe çështjen e ditës.)

▪Unë refuzoj ta shoh si çështje politike rastin “Xhisiela”.

(Refuzimin mund tja bëje drejtuesit të emisionit,duke braktisur në të njëjtën kohë studion.)

▪Po ta trajtosh si të tillë, i bie të thirren në zgjidhje vetëm Rama-Basha, ta diskutojnë analistët në studio dhe ta arkivojmë sapo nis çështja “Vrasja te Blloku”. Këto nuk janë çështje politike. Janë çështje kombëtare.

(Zonjë nëse refuzon mënyrën si e ka ndërtuar drejtuesi emisionin shko e shfryhu në emisionin tënd “penxhere” sepse ti kurrë nuk e ke ditur, kurrë nuk ta kanë mësuar dhe as që nuk ke tagër për të folur për çështje kombëtare.)

▪Çështjen “Xhisiela” nuk e zgjidh dot vetëm dëshmia e Nuhut, se ai e braktisi punën dhe vendin.

(A vërtet mendon se pasi burra si Nuhu me 20 specializime dhe kualifikime për shërbime speciale të fshehta,bashkëjetesë dhe bashkëpunime me kriminelët dështuan dhe u larguan të kërcënuar me jetë dhe ekzekutim familje nuk e zgjidhën për dy muaj problemin e Xhisës do ta zgjidhësh ti me Ylli Rakipin,pika!)

▪Këtë nuk mund ta zgjidhin, as vetëm gazetarët e kronikës, as analistët, as moderatorët, as portalet, as gjykatat, aq më pak publiku që bombardohet me informacion që e mpin dhe demotivon. Mbrëmë mendova pikërisht për publikun, gjatë emisionit. Unë isha e ftuar dhe u ndjeva e përjashtuar nga fraza: kjo është politikë. Po publiku si ndihet, po t’i thuash këtë?
Sigurisht i mënjanuar, i paftuar në zgjidhje, se po është politike, e dinë “ata”.
Por jo, nuk është politike, është kombëtare.

(Askush nga ata që përmende më lart nuk ka marrë përsipër të zgjidhë diçka që është në varësi dhe kompetencë e organeve të rendit dhe të drejtësisë.
Publiku nuk është i mpirë po i shqetësuar dhe i trembur nga dhuna e gangësterëve të kuq me pushtet.
Lojrat e fjalëve, jo politikë, jo kombëtare nuk i shpjegojnë apo nuk kanë asnjëfarë interesi për publikun.
)

▪Përplasja me krimin, pushtetin e më të fortit, që po iu tek, të përdhunon, të vret dhe ia hedh, është çështje kombëtare.
Kjo nuk është më, as vetëm çështje e policisë dhe prokurorisë.
Polici e prokurori është njeri si unë e ti. Ka frikë se është i dobët në një shtet, ku ligjin e bën i forti.
I forti paguan politikën, grupet e armatosura dhe medien.Dhe forcohet gjithmonë e më shumë. I dobëti, më e pakta ul kokën, të mbushë lotarinë amerikane.
Dhe kështu po zbrazemi.

(Je komplet gabim dhe shkrimi yt i shërben grupeve kriminale për të mos thënë që është i porositur prej tyre.Policia e shtetit dhe prokuroria janë të pakrahasueshme për nga fuqia me krimin e organizuar,nëse rendi dhe organet e drejtësisë nuk do ishin të marra peng nga Edvin Rama dhe segmentet komuniste si Ruçi dhe Xhafa,policia e shtetit,forcat e ndërhyrjes së shpejtë, shërbimi sekret e pastrojnë jo Bllokun por gjithë Shqipërinë për 48 orë, çfarë janë këto marrëzira moj zonjë “are you high” të gënjen mendja që 100 apo 1000 bazhibozukë apo të fortë mund të përballen me ushtrinë e një vendi antar të NATO-s me komandot e saja. Mos ja u qaj hallin qytetarëve që fitojnë aplikojnë apo fitojnë llotarinë amerikane.Nuk janë ata që e boshatisin Shqipërinë të bëhesh qytetar amerikan është një privilegj dhe të siguroj që ata më së miri i shërbejnë Shqipërisë në Amerikë se sa pa punë dhe të ardhme rrugëve të Tiranës apo Shqipërisë.)

▪Ndaj çështjet e të fortëve e qyteteve, lagjeve e shtëpive tona, nuk janë me çështje politike, janë çështje kombëtare. Është e kotë të fshihemi pas gishtit, në debate që orientojnë politikisht dhe politikanë me alibira tabulatesh. Është më shumë se kaq, është më thjesht se kaq. Është vetëm një pyetje, që duhet t’i bëjmë vetes: Do të lejojmë të na përzënë nga ky vend?

(Nuk duhet të largohemi nga vendi,sidomos në vende më të këqija,pa të ardhme, pa të drejta dhe ku na paguajnë apo trajtojnë si skllevër jam dakord me ty.Por nuk fshihemi ne Rudina Xhunga por ti jo pas gishtit por pas fjalëve, shkrimi jot fsheh qëllime djallëzore!
Nuk po i përzënë nga Shqipëria të fortët dhe kriminelët shqiptarët por qeveria kriminale e Edvin Ramës dhe shërbëtorëve të tij në shtet,në polici,në drejtësi dhe në media ju po i përzini shqiptarët,ju që na ftuat të votojmë për ndryshim,ju që e patët edhe burrin pjesë të qeverisjes.
)

▪Nëse jo, nëse nuk kemi atdhe tjetër, e kemi detyrim të mos lejojmë të na thonë, kjo është politikë.
Joooo, krimi është çështje kombëtare.
E ushqen nënshtrimi ynë, ndaj atyre që bëjnë drogë, prostitucion, krim dhe korrupsion.
Na duken të zotë, ulim kokën dhe bëjmë sikur nuk e kanë me ne.

(KRIMI nuk është as politikë, as çështje kombëtare: është veprimi që kryhet në kundërshtim me ligjet në fuqi, që ka pasoja të dëmshme e të rrezikshme për shtetin, për shoqërinë a për ndonjërin nga pjesëtarët e saj dhe që dënohet në bazë të kodit penal.
Kështu mos fol marrëzira je person tërësisht i gabuar për të mbrojtur dështimin dhe dorëzimin ndaj krimit të qeverisë Rama,je e pa aftë.
Dhe nëse ti ke vendosur të nënshtrohesh mund ta bësh atë me shoqet e tua apo me rrethin tënd miqësor ne, shqiptarët nuk i jemi nështruar përgjithmonë askujt.
)

▪Po nëse Nikla është larg, dje erdhi në Bllok, nesër të vjen në shtëpi.
Është çasti që nuk ka kthim pas.
Tani nuk ka qytetar, biznesmen, punonjës administrate, gazetar, prind që mund t’i lejojë vetes luksin të mos bëhet palë.

(Ç’hyn Nikla këtu,personazhet e vrasjes së mbrëmshme nuk kanë as lidhje llogjike apo rastësore me Niklën, sa për Xhisën ajo është nga një fshat tjetër jo nga Nikla,Martini është nga Burreli,Elvana nga Tirana,këto personazhe ë kanë teatrin e tyre bllokun,vendodhjen e bizneseve të tyre, nuk erdhi dhuna as nga Nikla,as nga veriu të shqetësonte parajsën e bllokut,blloku është ka qenë dhe do të mbetet pasarela ë krimit shqiptar që prej 1944-ës.)

▪Përballë janë dy mentalitete, dy mënyra jetese, dy lloj njerëzish.
Ata nuk janë pushtet e opozitë, por të punës dhe të punëve të pista.
Dhe pyetja që duhet t’i bëjmë Ramës dhe Bashës, tani është: Ju me kë jeni? Ne nuk e kemi shansin të mos bëjmë pyetje, se palët tani janë përballë. Nuk është Rama dhe përballë Basha, Xhafaj dhe përballë Noka.

(Vazhdon të flasësh gjëra pa lidhje janë vetëm dy grupe kriminelësh, kriminelë me lidhje dhe të mbrojtur nga narkoshteti dhe “freelancers”,”kaubojsë” që ëndërrojnë të bëjnë emër dhe lek.).

▪Janë ata, që punojnë dhe ata që prostituojnë, janë ata që presin rrogën dhe ata që s’u duhet rroga, janë ata që heshtin dhe ata që vrasin, janë ata që zhvillojnë biznese dhe ata që u vënë gjoba bizneseve, janë ata që besojnë në ndershmëri dhe ndjeshmëri, dhe ata që tallen me këto e të këpusin kokën, po u preve rrugën, sikur edhe rastësisht.
Gjithmonë ata që bëhen me të keqen, bërtasin më shumë, ndaj duken pak ata që rreshtohen me të moralshmen.
(Kunjin e paske me tutorët ë prostitutave,i ke përmendur 6 herë në fakt ata janë ë keqja më e vogël,e keqja më e madhe janë milionerët në euro që pranojnë të paguajnë gjobat e vëna nga shteti në bashkëpunim me kriminelët dhe që nuk denoncojnë as kur marrin plumba në bark në mes të Bllokut.)

▪Tani është momenti të numërohemi.
Ndaj ngrije dorën! Ti me kë je?
Sepse lufta ka nisur. Dhe nuk është lufta PS-PD.
Është lufta e krimit me shoqërinë.

(Ironike kjo…Ne e kemi ngritur dorën edhe e kemi mbushur mendjen zonjë ty nuk po të marrim vesh çfarë na kërkon.
Të votojmë sërisht për Edvin Ramën apo për Erion Velinë apo për Ben Blushin e Libra-s.
Ule njërën dorë zonja Rudina se i ke ngritur të dyja,ne këtu jemi,do votojmë kundra komunizmit,kundër kërmave të kuqe dhe shërbëtorëve dhe kolegëve të tyre kriminelë,lufta kundër këlyshëve të Enver Hoxhës vazhdon.
)

Facebook Comments

Related posts

Qofte ke daja?

Eagle

Nuse me dhe pa mustaqe

Eagle

Jemi në gjendje të jashtëzakonshme

Eagle

Leave a Comment

5 × 2 =