◾◾◾
Regjistrimet e nxënësve në klasë të parë dhe të dhjetë do të bëhen nga platforma e-Albania. Kështu njofton ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Kjo e fundit njoftoi datën e hapjes së portalit dhe nisjen e aplikimeve për fëmijët e klasave të para. Sipas ministres, prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.
Afatet e regjistrimit do të jenë: Për klasat e para 4 – 17 korrik. Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.
POSTIMI I MINISTRES EVIS KUSHI:
Të dashur prindër dhe mësues, Nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura nga ju për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolëm që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania. Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji. Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë: Për klasat e para 4 – 17 korrik. Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik. Ne jemi të angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat tona të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. Prandaj e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj për të regjistruar fëmijët në bazë të vendbanimit.
Facebook Comments