Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale

Rriten sërish çmimet e naftës në vend, arrijnë në 252 lekë/litër

◾◾◾

 

Çmimet e naftës dhe benzinës do të rriten duke filluar nga pasditja e sotme, duke iu afruar sërish nivele maksimale historike, të cilat kanë arritur deri në 265 lekë për litër.

Bordi i Transparencës ka bërë publike çmimet e reja të tregtimit. Nafta me pakicë do të shitet me 252 lekë për litër, nga 243 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 9 lekësh, ose 3.7%.

Benzina është rritur me 6 lekë për litër, duke u tregtuar nga pasditja e sotme me 241 lekë për litër.

Në ditët e para të marsit, nafta filloi të rritej me shpejtësi në tregun e brendshëm, duke bërë që qeveria të ndërhynte dhe të krijonte Bordin e Transparencës, që vendos periodikisht çmimet e shumicës dhe të pakicës.

Me gjithë ndërhyrjen e bordit, çmimi i naftës ka vijuar të rritet vazhdimisht, duke reflektuar ndryshimet në bursa. Operatorët ankohen se fiksimi i çmimeve nga shteti u ka dhënë më pak mundësi atyre të blejnë me eficiencë, duke bërë që çmimet e fiksuara të jenë realisht më të larta sesa do të ishin nëse tregu do të lihej i lirë. Ndërkohë operatorët pohojnë se është rritur evazioni, sidomos nga pikat e vogla nëpër rrethe. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka pohuar më herët për Monitor, se nëse nuk do të kishte ndërhyrje nga Bordi, çmimet sot do të ishin të paktën 10-15 lekë për litër më pak sesa janë aktualisht. “Kompanitë kanë përvojë me çmimet dhe manovrojnë kur ai luhatet në +- 150 – 200 $/toni dhe nëse çmimi bie do të blinin më shumë, duke arritur që të benin mesatarizime të kostove. Por, me ndërhyrjet që bën sot Bordi, që sapo ulet në Bursë i ul çmimet, të gjithë po mbyllin vetëm nevojat ditore, sepse po ra akoma, kompanitë dalin me minus”.Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta në vend po tregtohet gati 40% më shtrenjtë, duke rënduar buxhetin e konsumatorëve, por dhe duke rritur ndjeshëm kostot e transportit të bizneseve, që po e reflektojnë në shtrenjtimin e produkteve që tregtojnë.

Sipas njoftimit zyrtar të Financave:

Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Facebook Comments

Related posts

Liberalizimi i vizave në horizont

Eagle

Refleksione në kohën e mynxyrës

Eagle

George Soros të shpallet person non grata në territoret shqiptare

Eagle

Leave a Comment

nineteen + four =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë