Përpjekja Shqiptare
Rob Kore

Rreziku i majtë për Shtetet e Bashkuara

Nga Rob KORE

◾◾◾

Ky në foto eshte shefi i shtabit të ushtrise amerikane.
Para pak ditesh deklaroi me arrogance.
“I’ve read Mao Ze Dong. I’ve read Karl Marx. I’ve read Lenin. That doesn’t make me a communist”.
Duke perdorur nje gjuhe të bute mund të thuash, deklarata eshte e panevojshme për nje ushtarak amerikan të ketij rangu.
Dikush tjeter, me nje gjuhe me të ashper mund ta quante skandaloze qe nje ushtarak i larte amerikan lexon Maon, Marksin dhe Leninin dhe e thote kete publikisht.
Se sa komunist eshte, nuk e di, por ajo qe eshte e sigurte, eshte qe eshte nje ushtarak i politizuar dhe eshte shprehur qarte qe eshte nje leftist i thekur.
Mjaftojne pikepamjet e tij lidhur me Critical Race Theory, të cilat i ka shprehur publikisht.
Pasojat e politizimit të institucioneve vjen nje dite dhe japin efekte negative, qofte dhe në Amerike.
Kjo qe ndodhi në Afganistan, perveç pergjegjesise politike qe ka Biden, eshte pergjegjsi direkte e ketij dhe sekretarit të mbrojtjes.
Gjate ketyre 20 vjeteve ushtaraket e larte amerikane kane genjyer shefat e tyre për gjendjen në Afganistan, duke e paraqitur sikur çdo gje po shkon vaj.
Kuptohet qe genjeshtrat nuk të çojne asgjekundi.
E keni degjuar diku tjeter qe ambasadoret amerikane genjejne shefat e tyre dhe e paraqesin gjendjen sikur çdo gje po shkon vaj në vendet ku ata jane caktuar?
E njejta gje po ndodh edhe në keto vende, si në Afganistan.
Situatat perkeqesohen çdo dite, demokracia po tkurret çdo dite dhe asnje reagim, por vetem na thone perralla dhe genjeshtra të tipit Lenka Çuko.
Nqse supozojme per nje moment se do të ishte Trump në vend të Biden dhe do kishte ndodhur e njejta ngjarje me të njejtat pasoja.
Gjeja pare qe do kishte bere Trump do kishte marre vete pergjegjesine dhe do kishte reaguar menjehere ta stoponte me tej tragjedine.
Në vend do kishte pushuar nga puna sekretarin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit dhe do kishte reaguar, ashtu siç reagojne liderat kur ka nje krize.
Nje lider e kthen situaten menjehere nen kontroll.
Ai percakton fillimisht problemin dhe pastaj pasi degjon shume të tjere vendos edhe zgjidhjen.
Biden nuk merr asnje pergjegjsi dhe nuk pranon qe ka bere diçka gabim.
Vazhdon dhe genjen amerikanet dhe gjithe boten qe misioni në Afganistan ishte i suksesshem dhe nuk ka ndermend të marri ndonje mase per stopimin e situates.
Gjendja rendohet për dite e me teper.
Ketu qendron ndryshimi midis nje lideri dhe nje politikani.
Liderat reagojne dhe japin zgjidhje, politikanet nuk pranojne gabimin , ata vetem i mbulojne ato me genjeshtra të bukura dhe justifikime.
Trump ishte nje lider, kurse Biden eshte nje politikan.
Liderat jane shume të rralle, politikane gjen me duzina kudo.
Ajo qe eshte shqetesuese në kete histori eshte qe Kina dhe Rusia ferkojne duart, kur shohin nje president amerikan kaq të dobet.
Kina mund të beje ç’te doje me Taiwanin dhe Rusia me Ukrainen.
Ndersa ne shqiptareve duhet të na shqetesoje pasojat qe mund të kete kjo ngjarje tek Kosova.
Serbet nuk kane frike me nje Biden në shtepine e bardhe.
Kurse Trump i uli të dy drejtuesit (Serbise dhe Kosoves) si të barabarte në takimin e tyre në shtepine e bardhe.
Trump nuk e donte luften, por me Solejmanin ai i dha nje mesazh të qarte Iranit, Kines , Korese Veriut.
Parimi i tij “Peace through strength” eshte strategjia e duhur në boten e sotme.

Facebook Comments

Related posts

Trump Derangment Syndrome

Eagle

Propaganda e kuqe e megafonëve të Edvin Ramës

Eagle

Doktrina “Reagan dhe Thatcher” janë më të domosdoshme se kurrë sot në Amerikë dhe Evropë

Eagle

Leave a Comment

nineteen − 3 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë