Përpjekja Shqiptare
Rob Kore

Ronald Reagan, njeriu qe rrezoi murin e Berlinit

Nga Rob KORE

◾◾◾

Gjenialiteti i tij qendron jo vetem ne faktin qe ai rrezoi komunizmin ne Europen Lindore, por edhe ne faktin qe strategjite qe ai perdori, ishin strategji paqesore.
Nuk vuri tanket dhe autoblindat qe te shembin murin, por e beri vetem duke i treguar botes nje te vertete te madhe.
Komunizmi eshte nje sistem qe vret njeriun, vret individualitetin, vret shpirtin, vret punen, vret shpresen, vret gjithçka.
Menyra se si veproi Reagan eshte nje mesim per te gjithe lobin pro-lufte ne Washington si dhe kudo tjeter; qe per nje incident te vogel te leshojne direkt raketen ne zona te banuara.
Jo lufta, por e verteta mund te ndryshoje boten.
Reagan konsiderohet nje nga presidentet me te mire te koherave moderne ne Amerike.
Kur u zgjodh , bota ka mbajtur frymen, sepse u propagandua qe lufta e trete boterore ishte e pashmangshme me kete njeri ne krye te Amerikes.
Nuk jam çuditur aspak qe kundershtaret e tij e kane quajtur Hitler dhe si njeriu qe do bente luften e yjeve, “the stars war”.
Dhe shume e kane quajtur harbut, nje komunikues i keq me publikun ,njeri qe sulmon mediat e te tjera.
Ne fakt e ashtuquajtura “lufta e yjeve” ishte nje nga gjerat me gjeniale qe ai beri.
Qellimi i tij ishte qe nepermjet gares se armatimeve te gjunjezonte BRSS. Amerika kishte fuqi ekonomike ta bente kete, kurse ruset erdhi nje moment dhe deshtuan ekonomisht.
Muri Berlinit ra ,BRSS u shkermoq.
Shprehja e tij e famshme ”Mister Gorbatchov, tear that wall down” eshte emblematike edhe sot.
Me shembjen e murit gjithe europa e lindjes shpetoi nga komunizmi.
Shume evropianolindore thone ku e ka varrin ti veme nje buqete me lule.
Ne politiken e brendshme ai uli taksat dhe ngriti fuqishem klasen e mesme ne Amerike.
Per boten ishte nje fat qe Reagan dhe Thatcher ishin ne te njejten kohe ne pushtet, te dy konservatore sipas parimeve te forta te Ayn Rand.
Qe te dy e kuptonin shume mire se çfare eshte qeveria , deri ku i ka limitet ajo dhe kete gje ja kane thene edhe popullit.Dhe e veçanta me keta dy drejtues te medhenj eshte se ata ja thane popullit kur ata ishin vete ne pushtet.

Ja disa thenie te Reagan:

▪️Qeveria nuk eshte asnjehere zgjidhja, qeveria eshte problemi.
▪️Sa me shume shtrihet qeveria aq me shume ngushtohet liria.
▪️Qeveria eshte aty te na mbroje ne , kur ajo i kalon limitet e saj , atehere ne duhet te mbrojme veten tone.
▪️Fjalet me te frikshme ne anglisht jane: I am here from the government and I am here to help you.
▪️Liria nuk eshte me shume se nje gjenerate larg qe te zhduket.Liria nuk trashegohet nga ne tek femijet nepermjet gjakut.
Ne duhet te luftojme fort me ta qe t’ja u fusim lirine ne gjak.Perndryshe femijet dhe femijet e femijeve tane do thone: Na ishte nje kohe qe ne Amerike kishte liri.
▪️Kush eshte komunisti?Eshte ai qe ka lexuar Marksin dhe Leninin.
Kush eshte anti komunisti?
Eshte ai qe e kuptoi Marksin dhe Leninin.
▪️Lideri i mire nuk eshte domosdoshmerisht ai qe ben vete gjera te mira, lider i mire eshte ai qe ben popullin e tij te bej gjera te mira.
▪️Nje shtet qe nuk ruan dot kufite e veta nuk mund te quhet shtet.

Funerali i Reagan

Ja dhe nje e Thatcherit:

▪️Problemi me socializmin eshte se ai fillon te deshtoje sapo mbarohen parate e te tjereve.

Facebook Comments

Related posts

Zoti polic! Shërbe dhe mbro!

Eagle

Jozefinë të Djathtët nuk lëvizin nga bindjet e tyre, qoftë edhe kur dëmtohen personalisht nga drejtuesi i tyre…

Eagle

Qeveria eksperimentale BIDEN

Eagle

Leave a Comment

two + eleven =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë