Përpjekja Shqiptare
Opinion

“Rilindja serbe e bregdetit shqiptar”

Nga Amar LUMI

◾◾◾

Këtë të martë u kap sërish drogë në Portin e Durrësit. Më herët, gjatë natës, policia kapi një sasi municionesh. Po këtë të martë, “MCN TV” njoftoi se investimi rreth 2 miliard euro në Portin e Durrësit do të bëhej nga një kompani e regjistruar në ishujt Kajman, ku regjistrohen kompanitë që s’duan të tregojnë kapitalin dhe emrat e investitorëve për publikun.
Dyshimet që të lindin menjëherë janë se pushtetarët e korruptuar shqiptarë do të lanin paratë e pisëta në këtë sipërmarrje gjigante.
Ndër mendje të sillet edhe një rebus tjetër, se pse kërkojnë t’ja fshehin publikut shqiptar emrat e investitorëve qeveria jonë, apo mos ndoshta është ndonjë “joint-venture” për të bërë bashkëpronar të bregdetit shqiptar edhe Serbinë?
Por më e rëndë se kjo, që e hedh në erë çdo qeveri në Perëndim, është fikja e radarëve. Informacioni për këtë rast erdhi nga fqinjët italianë. Më herët ata kanë sjellë dosjen e Habilajve si të dyshuar të lidhur me ish-ministrin e Brendshëm S.Tahiri, e më pas edhe një dosje tjetër për dyshimet e lidhjes së lejeve të ndërtimit në Tiranë me mafien italiane “Ndrangheta”. Ngjan se Italia fqinje është hedhur në sulm kundër qeverisë Rama.
Rasti hipotetik i fikjes së radarëve dhe pse cënon rëndë sigurinë kombëtare është ky:
Nëse trafikantët e kanabisit paguanin 15 mijë euro për të fikur radarin që të kalonte sasia e drogës, a mund të dyshojmë se trafikantët e sirianëve dhe të afrikanëve mund të paguanin 150 mijë euro për të kaluar në bregun tjetër? Po ata të armëve apo të kokainës?
Po nëse mes këtyre fatkeqëve që duan t’i largohen luftës në Siri dhe Irak, të jetë edhe një i infiltruar nga ISIS-i për të kryer akte terroriste në Perëndim?
Fikja e Radarëve është cënim i rëndë i sigurisë tonë kombëtare, sikundër edhe i asaj të fqinjëve përtej detit, dhe, më gjerë, i gjithë vendeve të Bashkimit Europian.
Korrupsioni endemik deri në rangun më të lartë qeveritar cënon rëndë Sigurinë Kombëtare. Vetëm për disa miliona euro më tepër të mafiozëve dhe politikanëve jemi bërë eksportues droge në rang europian. Nuk do të jetë e largët dita kur të na ngjitet edhe njolla tjetër e rëndë për të cilën ka vite që punon shërbimi serb – vend që eksporton terrorizëm apo i lidhur me të. Veç një qeveri që ushtron terror barbar si jakobinët mbi popullin e saj, është aq e papërgjegjshme sa ta njollos Shqipërinë në dobi të interesave shoviniste fqinje! Shqipëria po Rilind, apo jo?
Me këtë qeveri që gangrenizohet përditë e më tepër nga droga e korrupsioni, shumë shpejt do të barazohet viktima me xhelatin në sytë e aleatëve Perëndimorë. Xhelati serb që kreu gjenocid mbi shqiptarët por që sot ka shtet të sigurtë, do ta barazpeshojë të shkuarën e vet me rrezikun që paraqet një vend i NATO-s ndërsa cënon sigurinë e Perëndimit.
Pa Edi Ramën dhe Rilindjen kjo s’do të ishte e mundur!
Pa Rilindjen s’do të ishin të mundur këta skenarë serbë për të barazpeshuar rrezikun.
Pa Rilindjen s’do të ishin të mundur këta skenarë rusë për ta nxjerrë NATO-n të dobët dhe që s’e kontrollon dot hapësirën e përbashkët.
Vetëm me Rilindjen mund të shpejtohet mini-Shengeni serb, Ramsezi faraon dhe skenari serb Ballkani i ballkanasve.

Facebook Comments

Related posts

Tre kompromise që mund t’i kërkohen Kosovës

Eagle

Respekte për rezistencën studentore, sot në ditën e tradhtisë së madhe!

Eagle

Samir Mane: Në Tiranë do ndërtohet shumë, pritet ngecje e shitjeve, bankat janë tërhequr

Eagle

Leave a Comment

four × 3 =