Përpjekja Shqiptare
Haqif Mulliqi

REKUIEM PËR HEROIN SALI ÇEKU

Nga Haqif MULLIQI

◾◾◾

Sot është përvjetori i rënies, në Altarin e Lirisë, e Heroit, Sali Çeku. Të gjithë ata që e kanë njohur, para dhe gjatë luftës, e kanë vlerësuar shumë. Intelektual, trim dhe vizionar.
Saliun e kam takuar, më shumë herë në Shtuttgart ku ka vepruar. Bisedat me të ishin të gjata dhe shteruese, në hotelin ku më dërgonte që të qëndroja, ngase ishte i bindur se ai përcillej dhe shtëpia e tij survejohej vazhdimisht, ndaj që, kur të kthehesha në Kosovë, mund të kisha konsekuenca për miqësinë dhe takimet tona.
Saliu ishte një enciklopedi dhe kishte shumë njohuri për lëvizjet ilegale në Kosovë, duke përfshirë edhe ato të organizatave militariste.
Me Saliun i kam realizuar (dhe botuar) më 1996 dhe më 1997 dy intervista. Më ka mbetur peng pa e bërë intervistën gjatë luftës për të cilën ishim marrë vesh dhe për të cilën gjë i kishte folur, në atë kohë, mikut tim të shtëpisë (axhës së Shpresës), shkrimtarit, Arif Molliqaj. Por ai iku në përjetësi.
Intervistat e mija me Sali Çekun nuk i përmend askush, askund, edhe pse ishin kapitale dhe shumë të rëndësishme për të gjithë ata që përpiqen të flasin apo shkruajnë për luftën e Kosovës e në veçanti figurën madhështoretë Saliut. Paçka se në intervista Saliu nuk i thotë të gjitha ato që mi ka thënë gjatë netëve të gjata të bashkëbisedimit në Shtutgard: grupet e ushtrimeve të vitit 1991, ata që e kishin tradhtuar kauzën kombëtare shqiptare në Kosovë, politikanët e korruptuar, dy tentim-atentatet mbi të, për Agron Tolajn dhe Arif Vokshin, por edhe për Rifat Jasharin me djemtë e familjes në Gjermani, e shumëçka tjetër.
Unë besoj se e kanë obligim edhe ata djemtë që, atëherë, qëndruan aq pranë tij dhe në mbrojtje të Saliut, përfundimisht t’i tregojnë këto gjëra, ngase, kur, shumë gjëra, pretendoj t’i di edhe unë, atëherë, ata, ato, i dijnë qindfish më mirë. Në veçanti emrat e atyre që kishin marrë detyrë (mbase edhe para) nga UDB-ja ta vrisnin këtë mik timin shumë të mirë dhe patriot të pashoq. E ndoshta duhet të flas edhe unë…!!!

E PASTË AMSHIMIN E LEHTË HEROI SALI ÇEKU DHE I BËFTË SHPIRTI DRITË ASHTU SIÇ E PARAMENDONTE AI DRITËN PËR ATDHEUN TONË TË LIRË NGA ROBËRIA SERBE, NJË DITË.

Lavdi Sali Çekut përjetë e mot!

Facebook Comments

Related posts

11 Shtator 2001: Asnjë ditë nuk do të të fshijë nga kujtesa e kohës

Eagle

Sheqerie Buqaj: Një shfaqje dhe një lojë fantastike

Eagle

Një legjendë shqiptare: Musa Hoti

Eagle

Leave a Comment

20 + 11 =