Përpjekja Shqiptare
Migjen Kelmendi

QYSH TESTI I DEMOKRACISE KOSOVARE U SHNDERRUE NE TEST TE INTELEGJENCES

Nga Migjen KELMENDI

◾◾◾

Keqleximi dhe keqinterpretimi qe ja bani Kurti historise se re kosovare prej Rambouillet e deri sot, qellimisht apo prej budallakie, asht narracioni qe fitoi voten plebishitare te votuesit kosovar, tue e kthye permbys te verteten dhe faktografine e dokumentaritetin e kesaj historie.
Drama u shnderrue ne nji vodvil, komedi me kryepersonazh Kurtin qe edhe pernime i ngjet Mr. Bean, e skena u mbush me plot do ‘gremlina’ te vocerr, pa te kalueme, pa ekspertize, e pa identitet, qe e permbysen realitetin e Kosoves, e praptuen Kosoven.
Ne nji vend ku halucinohet, ku realitetin e praptojne, si thote Guy Debord, e verteta mbetet falcitet.
Me voten e vet plebishitare shoqnia kosovare edhe njihere po e deshmon se asht shoqni e halucinimeve. Po ju halucinohet “Albini si shpetimtar”, “Vjosa si Jovanka”, “Glauku si fillozof”, “Nagavci diçka si msuese”, “Fitorja si Ganimetja”, “Sveqla si trim”, “Vitia si qytetar prej Marevci”…njisoj si qytetareve tane ai balloni, pordhica e fmive ne qiell, aty te Babushi i Muhaxhereve, qe here ju shtihojke si alien, here si gjarpen qe u bajke si dhi:), here si kali…me lara-lara(sic!)

VV dhe Kurti jane pordhica ma e madhe demokratike qe ju ka shtihue kosovareve, qysh prej “Republikes se Maqedezekut” te Rugoves.
Kurti sot testin e demokracise se shoqnise kosovare, e ka shnderrue ne – test te intelegjences.
Ju ftoj me lexue, asht shkurt, nji pjese te editorialit tem nga viti 2004, qe flet per aftesine tone me halucinue. E falenderoj Fitimin (Salihu) qe ma dergoi kete faksimil te Kohes ditore, qe e deshmon kete talent tonin.

SHOQNIA E HALUCINIMEVE

“In a world that really has been turned on its head, truth is a moment of falsehood.”
“Në botën e kthyeme përmbys, e vërteta asht nji moment falciteti”
Guy Debord

SHTIHIMI. Si nji “saganist” i përbetuem (lexues dhe ithtar i astronomit amerikan Carl Sagan), jam dekë tue keshë me Babushin e Muhaxherëve, me RTKn, me Kohën Ditore e Zërin, me xhaminë dhe Meshijatin, me policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mbajtë shenime për diçka që, simbas tanë këtyne njerëzve e institucioneve, “ka formën e kalit që bahet si dhi e manej si gjarpën…me plot lara…”
Se jemi Shoqni Halucinacionesh e Shtihimesh, shoqni së cilës i shtihohet “Presidenti”, “Pamvarësia”, “Liria”, “Kushtetuta”, e cila ka teptisje të rregullt ditore të halucinimeve dhe fanitjeve kolektive këte e kam mësue gjatë tanë kësaj kohe sa kemi jetue në “shtetin e pamvarun të Kosovës” për të cilin na ka mbetë vetëm edhe “njohja formale” dhe gjithçka kish me u ba mirë e si n’prralla. (“Prralla n’shkallë, dukati n’ballë!”).
Ky halucinim kosovar, që po zgjatë me dekada, tash po e kuptoj pse po vazhdon kaq gjatë. Kur me nji ballon, nji pordhicë fmish, merren tana mediat dhe policia, e njerëzit nisin me u tutë si në radio-dramën e Orson Wells’it, kjo flet sa s’ban ma mirë pse Kosova ende s’asht e pamvarun. Pse Kosovës po i shtihohen gjanat. Pse Kosova asht problemi i Bashkësisë Ndërkombëtare e jo pjesë e saj. U desht me u çue e me shkrue qytetari Hysen Gashi e me jau spjegue e me u mbajtë ders tana këtyne mediave e institucioneve se sa lehtë asht me u ba besimtar e bestytnik, e sa zor asht me qenë e me mbetë qytetar.(…)

20 Maj 2004
Gazeta JAVA, Nr.98

Facebook Comments

Related posts

PUUUUCAAAAAJ… Goran Bregovic i qet mendsh mbasardhësit e Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë

Eagle

Leave a Comment

15 + four =