Përpjekja Shqiptare
Kujtesë Shqipëria Natyrale

Pse e eleminoi Sigurimi i Shtetit shkrimtarin Bilal Xhaferri?

Nga Hasan BELLO

◾◾◾

“Dhe rrugëve të atdheut
Si kukuvajka nën hënë,
Leh dhe ulërin “Gazi” 69”

B.Xhaferri

Bilal Xhaferri është nga të pakët figura, publicistika e të cilit, për regjimin komunist u kthye në një makth. Arratisja e tij në 1969 drejt Greqisë për t`u vendosur më pas në SHBA, ndiqej me kujdes nga agjentët dhe diplomatët e kohës. Kjo jo vetëm për shkak të talentit, por edhe të artikujve kritik që ai do të botoi në gazetën “Dielli” dhe 39 numrat e revistës “Krahu i shqiponjës”, në gjuhën shqipe dhe angleze.

Në qershor të 1978 në një shkrim të Bilal Xhaferit në gazetën “Dielli”, ndër të tjera thuhet se: “Shqiptarët në Shqipëri janë të shtypur prandaj “Vatra” në radhë të parë duhet të bëjë detyrën dhe të luftojë për vëllezërit e shtypur në Shqipëri dhe për më tepër që janë të robëruar nga të huajt”. Më poshtë vazhdon: “Të organizojmë e dalim përpara me demonstrata masive për të treguar padrejtësitë që na bëhen, të organizojmë përfaqësira për të bërë protesta të vazhdueshme pranë atyre që kanë në dorë fatet e botës”. “Vatra”, – përfundon ai, – këtë duhet ta bëjë më mirë se kushdo tjetër”. Ky dhe të tjerë artikuj lidhur me masat shtypëse brenda vendit dhe politikën e jashtme krejtësisht të gabuar të shtetit shqiptar, bëri që për drejtuesit e kohës Bilal Xhaferri të konsiderohej një zë i fuqishëm, i pakompromentueshëm dhe tejmase problematik. Prandaj drejtuesit e shtetit komunist dhe Sigurimit të Shtetit morën të gjitha masat, fillimisht për ta izoluar nga pjesa tjetër e shoqatave, organizatave dhe partive politike të emigracionit politik shqiptar. Kjo konstatohet dhe nga angazhimi që, sipas dokumetacionit, Sigurimi i Shtetit mori në kuvendin e organizatës patriotike të shqiptarëve të SHBA-së, “Vatra”, i cili do të mbahej në shtator të 1985. Sipas planit operativ, Bilal Xhaferri duhej të pengohej me të gjitha format për tu zgjedhur si editor i gazetës “Dielli”.

Por megjith makinacionet dhe intrigat e tyre, Bilal Xhaferri nuk heshti. Ai vijoi të shkruante dhe fliste kundër regjimit. Për këtë arsye, më 14 tetor 1986, ai vdiq në Çikago, në rrethana misterioze pas një operacioni në tru. Në raportin e spitalit shkruhej se Bilali ishte gjendur i vdekur, të gjitha aparatet që e kontrollonin dhe e mbanin gjallë ishin të hequra. Ndërsa plaga e operacionit i kullonte gjak. A ishte Bilali në gjendje të kryente këto veprime? Apo të gjitha këto ndodhën me “ndihmën” e dikujt?

Bilal Xhaferri me kunatin Selfo Hoxha pas arratisjes në Greqi 1969

Facebook Comments

Related posts

Festim Lato, tmerri i shtetit grek dhe pasqyrimi i veprimtarisë së tij në gazetat greke

Eagle

Zoi Xoxa si mësues i gjuhës shqipe

Eagle

Kush ishin shqiptarët nga Maqedonia që morën pjesë në themelimin e LDK-së

Eagle

Leave a Comment

4 − 1 =