“Arsimi dhe Premtimet” ishin në fokus të Forumit të sotëm, duke u ndalur në bilancin e premtimeve të qeverisë për arsimin. Me pjesëmarrjen aktive të studentëve, aktivistëve dhe pedagogëve diskutuam mbi: ndërkombëtarizimin e universiteteve, mbylljen e fondit të ekselencës si dhe mësimin me turne në shkolla i cili vijon në 100 shkolla të vendit, ndryshe nga çfarë ishte premtuar.
Shqetësues është fakti sesi premtimet kanë mbetur si te tilla dhe nuk janë bërë hapa në përmbushjen e tyre. Pakti për universitetin dështoi në adresimin e shqetësimeve dhe nevojave të studentëve. Vetingu akademik nuk u zbatua dhe transparenca në universitete mungon.
Studentët në kryeqytet përballen me një çmim të papërballueshëm jetese, mungesa në shërbime dhe një kartë studenti jofunksionale. Hulumtimet e Qëndresës Qytetare pasqyrojnë një pamje të trishtë të jetës studentore dhe cilësisë së arsimit në vend.
Premtimet që nuk i mbajti qeveria Rama
- Nga 5 Kampuset e premtuara janë ndërtuar vetëm 8 godinat e UBT dhe 0 kampuse
- Dallëndyshja e parë e Ndërkombëtarizimit, Univeristeti Teknik i Stambollit nuk erdhi këtë vit
- 10 milionë eurot për përafrimin me universitetet e BE nuk u dhanë & Fondi i Ekselencës u mbyll
- 120 000 nxënës mësojnë ende me turne
- Premtimet e Paktit u kthyen në faqe interneti joaktive
Facebook Comments