Përpjekja Shqiptare
Qamil Gjyrezi

Patologjia e mandatit të tretë të Edvin Ramës!

Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Deklaratat për një mandat të tretë të Edi Ramës, kanë marrë natyrën patologjike. Deklaratat e Ramës, kanë shenja të një sëmundje që fillon me frigën për të ardhmen e tij dhe të ish-ministrave të tij të korruptuar nga humbja e privilegjeve të pushtetit dhe frika nga shteti ligjor dhe reforma e vërtetë në drejtësi!
Kjo sëmundje për pushtet e Edi Ramës, ka mbi 20 vite që ka filluar të shfaqet.
Por në këta 8 vite ka marrë natyrën psikologjike dhe patologjike. Sëmundja për të mbajtur pushtetin është e lidhur me psikologjinë politike të Ramës dhe të sektit që e mbështet!
Patologjia është degë e mjekësisë e cila merret me studimin e shkaqeve, shenjat e lindjes dhe të zhvillimit të një sëmundjeje ose dhe organizimin e simptomeve si dhe deformimin e të gjitha llojeve të organeve trupore.
Patologjia e Edi Ramës është kthyer në patologji politike dhe është në dëm të votuesve, njerëzve dhe Shqipërisë.
Deklarata, se e ka dërguar Zoti të qeverisur, janë tipike patologjike por shprehin frigë për të ardhmen e Ramës dhe të sektit të tij!
Patologjia politike, si një degë e lindur kohët e fundit e shkencës politike, duket se u kushtohet atyre aspekteve negative që e largojnë politikën nga kuptimi i saj themelor, domethënë atë të shërbimit të interesave kolektive, ose të kombeve të tëra ose të bashkësive njerëzore të përmbajtur , për t’i shërbyer së mirës së përbashkët, siç e përcaktonte vetë Aristoteli.
Edi Rama e ka larguar politikën nga kuptimi i saj themelor në shërbim të interesave kolektive , ose të bashkësive njerëzore për t’i shërbyer së mirës së përbashkët.
Edi Rama e ka vënë politikën në shërbim të koncensionarëve të pushtetit dhe Ndraghetës. Prandaj kërkon një mandate të tretë për të përfunduar koncensionet me mafian ndërkombëtare dhe vendase për të mos humbur paratë e pista të vëna në lojë.
Prandaj nuk është patologji vetëm e Ramës, por është e shkaktuar edhe nga ata që e mbajnë në pushtet.
Edi Rama dhe sekti e kërkojnë pushtetin në dëm të së mirës publike për të përfunduar marrëveshtje me narkotrafikantët.
Edi Rama dhe sekti e duan pushtetin për mbyllur pazaret me paratë e tërmetit, që janë borxhe që do t’i paguajnë shqiptarët.
Edi Rama dhe sekti e kërkojnë ta mbajnë pushtetin, për ti mbajtur shqiptarët të pa vaksinuar!
Edi Rama dhe sekti e keërkojnë të mbajnë pushtetin, për të përfunduar kullat në mes të Tiranës dhe projektet e dyshimta në 3-D!
Patologjia e mandatit të tretë është edhe gjithashtu një “përgjigje e koduar” e deklaratave të Lideri të opozitës Lulzim Basha, që nëse nuk përmbushen premtimet ndaj votuesve të vendoset me Kushtetutë, që kryeministri nuk ka të drejtë të kërkojë mandat të tretë, pra të legjitimohet kërkesa për mandate të tretë. Edi Rama dhe sekti shqetësohen nga deklaratat e Lulzim Bashës, se nëse nuk përmbushen premtimet ndaj votuesve, kryeministri që e mbajti vendin vend numëro nuk ka të drejtë politike dhe morale të kërkojë mandat të tretë.
Ndryshimi më 25 Prill do t’i japi fund patologjisë politike të Edi Ramës dhe do t’i celi shqiptarëve një rrugë të re, për zhvillimin e vendit dhe demokracisë.

Facebook Comments

Related posts

2.GRUPI PER REFORMIMIN E PD-SE “DESHTAKE POLITIKE”!

Eagle

CDU e Merkel zgjedh udhëheqësin e ri në mes të Janarit 2021!

Eagle

Vija liqenore në Shkodër, ose “zhvatja” e radhës e Edi Ramës!

Eagle

Leave a Comment

4 × five =