Përpjekja Shqiptare
Opinion

Pak fakte për ata që duan të vazhdojnë të besojnë në fantazitë e tyre

Nga Johannes ESTRADA

◾◾◾

Sali Berisha ka pasur vërtet lidhje të forta dikur në SHBA. I ka krijuar gjatë periudhës kur u bë President në vitin 1992 dhe menjëherë ju ofrua mundësia historike për të takuar George H.W Bush në zyrën ovale. Kontaktet e tij ishin gjithmonë njerëz në orbitën e dinastisë Bush, “old-school republicans”. Megjithëse jo të gjithëpushtetshme, lidhjet e tij i mundësuan Berishës me vite të sfidonte Ambasadorët amerikanë në Shqipëri, duke i tejkaluar ata në kontaktet me elitën e Partisë Republikane falë këtyre lidhjeve të hershme. Jo më kot për shumë vite ambasadorët vinin, konfliktoheshin me Berishën, e iknin, ndërsa ai ngelej.

Këto lidhje morën fund me ardhjen në krye të Republikanëve të Donald Trump. Nëse kishte një grupazh politik që Trump sulmoi, turpëroi dhe e shfarosi nga Partia Republikane ishte pikërisht “dinastia” Bush dhe gjithë lobistët e tyre. Nuk është aspak ekzagjerim të thuhet se ngjitja në pushtet e Donald Trump ishte lajmi më i keqi mundshëm për interesat personale të Sali Berishës. Pas atij momenti ai ishte tërësisht i zbuluar në SHBA, pa asnjë kontakt apo aleat të rëndësishëm.

Po ashtu, ndryshe nga se mendohej ose pretendohej në Shqipëri në fillimet e presidencës Trump, nuk kishte as edhe një fokus nga administrata e tij për të luftuar “majtizmin” apo “soroizmin” në nivel ndërkombëtar. Zero! Mbase kishte Steve Bannon ndonjë projekt personal në nivel ndërkombëtar, po ai u largua më shpejt seç hyri në rrethin e brendshëm të Trump dhe asnjëherë nuk krijoi ndonjë lëvizje afatgjatë në politikën amerikane.

Administrata Trump kishte vetëm një interes nga marrëdhëniet ndërkombëtare në vende si Shqipëria: sigurimi i marrëveshjeve të cilat Presidenti mund ti shiste si suksese në politikën e brendshme. Dhe këto marrëveshje arrihen vetëm me ata që mund të ti ofrojnë, pra me qeveritë lokale. Megjithëse publiku e ka kuptuar vetëm tani nga udhëtimet e shpeshta të Richard Grenell, marrëdhëniet e Qeverive Rama me Administratën Trump kanë qenë fjollë. Për aq sa ju interesonte, të dy palët kanë bashkëpunuar në mënyrë të frytshme me njëra-tjetrën.

Mbi të gjitha, ndalimi i hyrjes së Sali Berishës në SHBA fillimisht ka ndodhur pikërisht gjatë administratës Trump. Administrata Biden vetëm e ka bërë publik vendimin.

Me pak fjalë, ata që mendojnë se kjo është një situatë kalimtare, e stisur nga një grupazh i vogël pranë Demokratëve në SHBA, po flet dhe po besojnë një tufë me fantazi fëminore. Qëndrimi ndaj Berishës ka qenë dhe është bipartizan, i mbështetur nga të dy administratat e fundit amerikane. Ata që mendojnë se rikthimi i Trump në pushtet në SHBA do ndryshojë diçka në Tiranë, nuk dinë se çfarë flasin. Kontaktet e Berishës ne SHBA janë ose dy pashë nën dhé sot, ose drejt asaj rruge. Demokratë a Republikanë qofshin në pushtet në SHBA, dyert në atë vend janë të mbyllura përherë për Sali Berishën.

Facebook Comments

Related posts

Ridvani, Majlinda, Jozi dhe Titi i Edit!

Eagle

Një perlë nga Hajro Çini: Protestat!

Eagle

Morali i ushtarit të panjohur dhe ai i filantropit politik

Eagle

Leave a Comment

17 − fourteen =