Përpjekja Shqiptare
Opinion

Një urim për ditëlindje

Nga Dritan KABA

◾◾◾

Sonte dua t’i uroj ditlindjen Presidentit te Republikes z. Ilir Meta.
Jemi miq e shoke qe ne gjimnaz, tek “Sami Frasheri”. Nje djale pa fjale, por qe fliste me vepra. Shok i mire, qe nuk linte askend ne balte. Sportist me vullnet te jashtezakonshem. Nxenes i shkelqyer. Plot deshire dhe “ego” per noten.
Nje gje kishte “ te keqe”, nuk vinte nga famljet “vip” te komunizmit, keshtu qe nuk kishte miq. Per çdo dhjete duhet te meritonte njembedhjete, qe ta merrte.
Student po ashtu i shkelqyer, qe kishte filluar te fitonte edhe respektin e pedagogeve per mprehtesine, vullnetin dhe deshiren e tij per te mesuar.
Si pak studente te nivelit te tij iu bashkua pa asnje medyshje Levizjes se Dhjetorit. Fakulteti Ekonomik e zgjodhi unanimisht si perfaqesues ne delegacionin e studenteve per te kerkuar pluralizmin politik.
Kur shume nga bashkemoshataret u rreshtuan me PD, Iliri zgjodhi te ishte themelues i FRESH, rinise socialiste. Bijte e bllokut ishin fshehur jashte vendit ose ishin kthyer ne kameleone qe te shpetonin nga emri i tyre duke u rreshtuar ne partite e opozites.
Ishte reformator i PS, pavaresisht se nuk e thote asnjehere. Aderoi FRESH, para cdo organizmi politik shqiptar, ne Evrope.
Ndryshoi qasjen politike te PS si ndaj krimeve te komunizmit dhe vlerave t se majts moderne. Çdo shkalle te karrieres politike ne PS e meritoi vete. Eshte shembulli i te riut politikan qe askush nuk i ka dhuruar asgje, por e ka fituar me merite. Nga nenkryetar i partise deri tek posti i Kryeministrit. Bijte e eterve e kane urryer gjithmone. Dhe çuditeshin si nje i ri i vetem pa asnje perkrahje veç vullnetit, pastertise politke, qartesise, si edhe te rinjte si ai qe aq shume i ka mbeshtetur gjithmone, te ngjiste shkallet e politikes.
I vetmi kryeminister qe ka lene postin per t’i kryer nje sherbim vendit, jo karrieres se tij personale.
Ilir Meta do te mbahet mend si Kryeministri qe ktheu Shqiperine ne pune. Do mbahet mend si kryeministri qe filloi ndertimin e infrestruktures moderne, lirise ekonomike dhe i mbajtjes se fjales se dhene para shqiptarve.
Ilir Meta eshte politikani qe ne 2008 paralajmeroi shkaterrimin e sistemit politik rrenimit te demokracise dhe shkallmimit te Kushtetutes. Luftoi pavaresisht se kunder kishte dy partite qe zoteroni gjithshka nga mediat, tek parate dhe votat ne Parlament.
Theu tabute duke u vene serish ne sherbim te se mires se vendit dhe Kombit me koalicionin me PD ne 2009.
Te mos harrojme ne ato kohe sapo ishte shpallur pavaresia e Kosoves dhe nje destabilitet politik ne Shqiperi do te thoshte nje arsye me shume per armiqte e shtetit me te ri ne bote. Ishin disa te tjere qe u munduan ta benin kete sherbim. Ishte Rilindja me Edi Ramen me mitingjet, bllokimin e rrugeve dhe grevat e urise ne bulevard. Ilir Meta i sherbeu Kombit. Ishin muajt e permbylljes se reformave te rendesishme per te fituar levizjen e lire te shqiptareve ne hapsiren Shengen. Kishin te tjere armiq shqiptaret qe e kryenin me se miri punen e tyre te mohimit te levizjes se lire, ishin Rilindja me Edi Ramen qe i benin thirrje BE te mos liberalizonin vizat se 1 milion shqiptare do emigronin brenda dites.
Ilir Meta vazhdoi rrugen e tij duke pasur gjithe kohes si bashkeshoqerues urrejtjen e bijve te eterve, por jo vetem te tyre, poredhe te ish bashkepunetorve te tyre. Atyre qe e kishin shitur shpirtin tek Sigurimi i Shtetit. Ata e urrenin njesoj me bijte e bllokut. Te paret per habine si mundet nje njeri pa asnje perkrahje te behej kryeminister, te krijonte parti, te vazhdonte rrugen e tij politike dhe ata tjeret nuk ishin si ai, se ata, spiunet ne moshe te re e kishin shitur shpirtin tek e keqja, tek erresira. Te dyja kategorite kane shpenzuar miliona dollare, energji pa fund, si mediatike si politike vetem per ta demtuar, ate te ndryshmin, Ilir Meten.
Nga perrallat qe as vete nuk i besonin si legjenda idiote e floririt, ku shqiptaret ende nuk e kane te qarte ate.
Ilir Meta ishte ne opozite me PS dhe me prokurorine kur u arrestuan vjedhesit. Kur u denuan ata me burg, por milionat e hedhura e kane fahire nga mediat. Ishin ata qe donin me çdo kusht te njollosnin Ilir Meten, qe i arrestuan dhe i denuan kriminelet e vertete. Jane plot shtate vete te denuar per kete veper kriminale, por media e sterblere nuk e pasqyron as si histori. Sa do donin ne ate kohe bijte e bllokut te denonin Ilir Meten, ta zhduknin nga politika.
U paguan miliona per te manipuluar nje bisede me nje ish minister te tij. U paguan kriminele, bandite dhe halabake te sillnin dhune ne Tirane, pikerisht per te mposhtur Ilir Meten. I ofruan pushtet qe te shkelte fjalen e dhene, por nuk ia arriten dot. E shantazhuan, por nuk e perkulen asnjehere. Perballoi nje gjyq kur te gjithe akuzatoret, qe manipuluan faktet jane sot pjese e organeve te drejtesise, qe te gjithe megjithese me miliona te padeklaruara e kaluan vetingun ose u bene shefat e vetingut, si shperblim pe maskaraden e gjyqit ndaj tij.
Ne ate kohe ndiqja gjyqin nga afer. Shume media mundoheshin te mos jepnin ose te deformonin faktet dhe te vertetat e gjyqit. Nje dite erdhen dhe i kerkuan falje te gjithe autoret e skemes se felliqur te manipulimit. Shume nga ata ia kane shitur shprtin se keqes dhe falja e kerkuar nga ata eshte njesoj si puthje e Judes ku asnjehere nuk duhet te kesh bese.
Beri nje koalcion duke besuar tek vlerat, por luajalitetit te tij serish perballe i vune poshtersine. Beri nje reforme ne drejtesi me 140 vota duke realizuar dhe kerkesen e opozites se asaj kohe.
Per nje pjese te ngjarjeve per disa arsye te miat nuk do shprehem sot. Do i shkruaj pak me vone, shume shpejt.
Kaloi me vetedije ne opozite dhe nuk pranoi koalicionin ne 2017 me Rilindjen.
Si President i Republikes, si askush tjeter me pare, nuk ka bere kompromis me qeverine. Ka mbrojtur Kushtetuten si asnje president tjeter. Ka kthyer mbi 45 ligje antikushtetuese maxhorances rilindase.
Ilir Meta eshte koseguent me rrugen e tij. Ilir Meten edhe sot e luftojne pikerish dy grupimet, bijte e bllokut dhe ish bashkepunetoret e sigurimit se nuk e durojne dot.
Pasthirrma psiqike e Edi Rames : çfaredo Ilir Meta, tregon qarte urrejtjen e tyre. Ata e kane ne gjak se dikush duhet te mos luftoje per shqiptaret , por te shijoje pushtetin. Edi Rama dhe bijte e eterve nuk mund ta kuptojne se si njeri i kushtohet Kombit dhe lufton per te. Edi Rama e urren pikerisht per kete Ilir Meten. Por le ta leme menjane Ramen, se ai do e marre pergjigjen ne 25 prill.
Zoti President dua te te uroj edhe shume vite te tjera ne sherbim te Kombit dhe Shqiperise, ne mbrojtje te Kushtetutes, te kufijve detare te Shqiperise dhe te jesh gjithmone krah Kosoves si ne 1999 dhe deri me sot, te shqiptareve te Maqedonise se Veriut dhe atyre te Malit te Zi.
I dashur Ilir te uroj shendet e lumturi ne familjen tende. Te jetoah gjate si te paret e tu e te gezosh tre yjet e tu Boren, Besin dhe Eren. Te kesh gjithmone dashuri si deri me sot me gruan tende te mrekullueshme Monen.
Jete gjate miku im, perqafime edhe pse eshte Pandemi.

Facebook Comments

Related posts

Të vendosim një standard për gjykimin e krimeve të diktaturës

Eagle

Novi Tata

Eagle

Politika amerikane asht pragmatiste dhe as e ka kund ne radar folklorin emotiv ballkanas, që hala prodhon mite e legjenda për “serbë e grekë” që dominojnë në politikën amerikane

Eagle

Leave a Comment

three × 5 =