Përpjekja Shqiptare
Daut Dauti

Nga romani ne film: Zorba

Nga Daut DAUTI

◾◾◾

Shkrimtari grek, Nikos Kazantzakis (1883 – 1957), ka qenë i nominuar 9 herë për çmim Nobel, por pa sukses. Megjithatë, në letërsinë botërore, Kazantzakis është shkrimtari më i njohur dhe më i adhuruar grek. Ai ka lindur në Kretë kur ky ishull ishte nën sundim otoman. Gjatë këtij sundimi, ai e kaloi fëmijërinë. Pasi i kreu studimet për drejtësi në Athinë, filloi ta shetiste botën dhe të shkruante. Kur arriti pjekurinë e shkrimtarit, u bë kritik i ashpër i Kishës Ortodokse Greke dhe prapambeturisë së grekëve. Kjo e bëri Kazantzakisin që të urrehej nga grekët, por të gjithë e lexonin. Sipas shkrimeve të tij, Kisha ishte larguar nga roli esencial i saj dhe zakonet e vjetra e pengonin popullin që të përparonte. Kazantzakis ka qenë jashtë kornizave që i kërkonte shoqëria greke e asaj kohe. Ai nuk e kritikonte sundimin otoman dhe turqit, siç e kërkonte trendi i themeluar në Greqi që ishte mjaft fashist në këtë drejtim. Sipas historisë, Kazantzakis kishte lindur në një fshat bregdetar që ishte themeluar nga arabët dhe kjo ishte arsyeja që disa i thoshin se ky nuk ishte grek, por ‘sarasen’ (arab).

Sidoqoftë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u izolua dhe i shkroi disa romane, përfshirë romanin ‘Jeta dhe koha e Aleksis Zorbas’. Romani u botua në vitin 1946 dhe deri sot është përkthyer në 50 gjuhë. Por, Kazantzakis në Greqi dhe në botë u popullarizua pas vdekjes. Sidomos kur u xhirua filmi ‘Zorba the Greek’ dhe ‘The Last Temptation of Christ’, të bazuara në dy romanet e tij, që u bënë ndër filmat më të shikuar në botë. Ky rast vërteton se filmi arrinë audiencë më të madhe se romani. Prandaj, edhe ndikimi i filmit është më i madh.

Në filmin ‘Zorba the Greek’ ngjarja ka të bëjë me një shkrimtar anglez (me prejardhje greke), i cili kthehet në Kretë për t’i ikur rastit të bllokimit që po e përjetonte si shkrimtar dhe ndërkohë që të investonte në një minierë që ishte në fshatin ku kishte lindur babai i tij. Filmi është bërë në regjinë e grekut qipriot Michael Kakojanis, kurse në rolet kryesore paraqiten Anthony Quinn, Alan Bates, Lila Kedrova, Irene Papas, dhe Sotiris Moustakas. Përndryshe, këta aktorë kanë qenë dhe ende mbeten ndër më të njohurit në kinematografinë botërore. Filmi është shpërblyer me dy ‘Oscar’.

Për shkrimtarin anglez që kishte rrënjë greke, fshati është një botë tjetër, e panjohur dhe e pa akceptuar. Shoqëruesi i tij, Zorba, vjen nga Maqedonia greke dhe është njeri i pazakonshëm. Në fshat jeton edhe një kurtizanë franceze në një shtëpi të cilën ajo e konsideron hotel. Një e vejë e fshatit, shumë e bukur (Irena Papas), është poashtu personazh ndër kryesorët. Të gjithë burrat e fshatit kanë dëshirë të flejnë me vejushën, por ajo i refuzon. Ajo e refuzon edhe një djalë të ri, i cili është i dashuruar në vejushën, por ajo e refuzon edhe atë. Por, asaj i pëlqen shkrimtari anglez. Për këtë arsye djaloshi bënë vetëvrasje. Në ceremoninë mortore vejushën nuk e lejojnë të hyjë në kishë. I tërë fshati e linçon për ta mbutur me gurë për shkak se e konsiderojnë si grua të pamoralshme. Babai i djaloshit që kishte bërë vetëvrasje, ia këputë vejushës kokën me thikë. Ky është denimi që e shpallë fshati dhe ekzekutimi bëhët në këtë mënyrë.

Kur vdes kurtizana, të cilën fshati e konsideron kurvë, dhe si të tillë të pamoralshme, krijohet skena e tmerrshme. Para vdekjes atë e ngushëllon vetëm Zorba, i cili pranon të martohet me të. I tërë fshati, burra, gra e fëmijë, e rrethojnë shtëpinë e saj për ta plaçkitur pasi që ajo nuk ka trashëgimtarë dhe është ‘kurvë’. I tërë fshati bëhen larashë. Plakat hyjnë në dhomën e kurtizanës për t’ia grabitu rrobat personale kur ajo po jepte shpirt e shtrirë në shtrat. Ende pa i mbyllur sytë, në shtëpinë e saj mbesin vetëm muret dhe shtrati ku kurtazana qëndron e vdekur. Pastaj, fshati bënë festë në oborrin e saj.

Duke u larguar, anglezi e pyet Zorbën:’Kush do ta varros kurtizanën?’ Zorba përgjigjet:’Askush për shkak se ajo ka qenë katolike dhe kisha jonë nuk i varros këta njerëz.’

Më në fund, projekti i tyre për ndërtimin e teleferikut dështon, përkundër përurimit religjioz që bëjnë priftërinjtë. Megjithatë, anglezi dhe Zorba festojnë me mish qingji dhe në fund e kërcejnë vallen e cila tashti në botë njihet me emrin Zorba.

Kur në vitin 1964 u shfaq premiera e filmit, njëkohësisht në Paris, New York dhe Athinë, grekët u shtangën. Kisha e tyre dhe populli primitiv grek paraqiteshin si më keq. Puna shkoi deri te diskutimet në Parlamentin grek dhe zgjati dy vite. Megjithatë një numër, jo i vogël i intelektualëve grekë, filmin e morën si kritikë me vend. Tjerët e akuzuan regjisorin Michael Kakojanis, i cili e kishte bërë edhe skenarin dhe për të cilin mendonin se këto dukuri i kishte paraqitur më ashpër se që i kishte shkruar Kazantzakis në roman.

Ndoshta Kazantzakis nuk ka qenë kaq i ashpër, por esenca e kritikës së tij në roman ishte mu ajo që paraqitej në film. Porosia e filmit është sikur ajo e romanit: Zakonet e vjetra dhe devijimi i Kishës e pengojnë zhvillimi dhe se askush, asnjë popull, nuk duhet ta fajësoj diken tjetër për prapambeturinë e vet. Prandaj, Kazantzakis u bë i madh sikur edhe regjisori Kakojanis. Natyrisht, sot ky film nga grekët shihet me sy tjetër nga ai i vitin 1964.

Kazantzakis vdiq në Gjermani dhe kur e sollën trupin e tij në Greqi, Kisha refuzoi ta varroste. Por, hoqi dorë nga presioni i mediave dhe intelektualëve grekë dhe varrimi u kompletua edhe me aspektin religjioz.

Facebook Comments

Related posts

Rrëzimi i një statuje të një njeriu të poshtër që i injoroi shqiptarët

Eagle

Pse nuk përparojnë shqiptarët?

Eagle

Britanikët t’shesin te Ali Pasha: Si e okupuan britanikët Visin, Korfuzin, Pargën dhe si ua mori Ali Pasha Pargën?

Eagle

Leave a Comment

seven + 14 =