Përpjekja Shqiptare
Opinion

Në Ministrinë e Brendshme është rritur prap hardhia …

Nga Ylli DYLGJERI

◾◾◾

Dikur, para viteve 2000, në Ministrine e Brendshme, në oborrin e brendshem te saj, ishte mbjelle hardhi rrushi.
Hardhia ishte mbjelle nga koha e shokut Kadri Hazbiu.
Hardhia ishte mbjelle per rrushin, per hijen, e per te bere nje dore thashetheme nën hijen e saj. Aq ishin trashur degët e saj, sa te dukej si një peme e egër që kacavirrej murreve te Ministrise Brendshme. Hardhine nuk guxonte kush ta priste. As edhe me Urdherin e te Parit. Hardhia ishte bashkekohese edhe policise,
edhe sigurimit te shtetit edhe e historise se diktatures.
Kur u pre hardhia, u spiunua preresi nga nje polic lab, model i partishmerise e servilizmit. Polici lab, e kishte nisur karieren nga shkallet e stadiumit “Qemal Stafa” deri ne shkallet e Ministrise. Per Te, e te tjere hardhia
nuk duhej prekur. Siç ishin kerleshur deget e hardhise ashtu ishtin peshtjelle dhe mendjet e disa policeve patriote aty. Ndaj duhej pune. Fillimisht per te prere hardhine e me pas per të civilizuar policine e Ministrine e Brendshme. Ishte koha kur po implementohej per here te pare Ligji i Sherbimit Civil ne Ministrine e Rendit. Per here te parë Ministria nuk ishte me force
e armatosur. Do te behej civile. Policia e Shtetit do te funksiononte me Ligj te veçante. Do shpallej konkurimi per vend pune. Per here te pare u degjua Statusi i Nepunesit Civil ne ate institucion ku mbizotronte urdheri dhe uniforma e ushtarakut….
E keshtu nisi civilizimi. Erdhen nepunesit e rinj nga Fakultetet e vendit. Prerjen e hardhise shenon edhe daten e lindjes se civilizimit ne institucionin me te perfolur te dhunes dhe shkeljes se te drejtave civile. Por, kane kaluan mbi 20 vite nen kete Ligj Civil dhe
sot serrisht ne Ministrine e Brendshme po mbin e rritet hardhia e dikurshme e diktatures. Skandalet financiare, skandale policore, skandale uniformash, mbjellje e kultivim canabisi, shkelje e te drejtave te njeriut, vrasje civilesh, rryshfet, gjoba pa fund ne trafik, largime Ministrash per ndjekje penale, largime e arrestime policesh, gjuhe rrugaçesh ne operacionet kriminale.
Ku eshte Ministri i Brendshem? E njeh kush? Apo po numeron 100 diteshin e Kryeministrit. Sa dite kane shkuar? Çdo mbahet mend? Vetem perplasje me civile!
Ka humbur fryma e Policimit ne Komunitet. E njeh njeri policin qe sherben ne komunitet, po ne lagje? Vetëm qarkullim kuadri… Ikin 12 drejtore e vine 13 te tjere. Keto heqin 100 e marrin 150-te…kjo eshte sot policia.
Hardhia ka mbire serrisht…bashke me ferrat perreth.

Facebook Comments

Related posts

Për katolikët në politikë dhe Sandër Lleshin si njërin prej tyre!

Eagle

Qeveria e Plakut të Vitit të Ri ose “Vetting-u fals” i Rilindjes

Eagle

Të padisësh kryeministrin e Kosovës dhe të përqafosh kryeministrin e Serbisë

Eagle

Leave a Comment

nineteen − eight =