Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale

Në Kosovë kurrë s’ka ekzistuar ndonjë parti e djathtë

Nga Ag APOLLONI

◾◾◾

Në Kosovë kurrë s’ka ekzistuar ndonjë parti e djathtë dhe kjo nuk përbën tragjedi. Disa thonë se LDK-ja është e djathtë, fryma rugoviane është e djathtë. Kjo është një tallje, sigurisht. Rugova e mbante veten për dishepull të Roland Barthes-it, që ishte ekstremisht i majtë. Madje, në Francë thonë se arti i madh, ashtu si shkenca, kurrë s’mund të jetë i djathtë. Edhe në Gjermani, Thomas Mann-i tallej me letërsinë “e djathtë” (nacionale dhe nacionaliste), që nuk shihte përtej gardhit.
Dihet që, pos të tjerash, E majta synon reformën, kurse E djathta ruan traditën. Rugova e reformoi politikën, nuk e vazhdoi traditën komuniste. Komunizmi kudo në botë është majtizëm, por tek ne është djathtizëm, sepse është traditë.
Dhe mundësisht, mos i përdorni termat “i majtë” e “i djathtë”, për dy arsye: 1. Janë terma të vjetëruar (të shekullit 18); 2. Në vendin tonë, “e majta” shpesh është “e djathtë”, “e djathta” bëhet “e majtë”.
Fakt është vetëm që politika demokratike kosovare, gjatë tri dekadave, nga një mbiemër (Rugova) ka arritur në një emër (Albin). Të tjerat do t’i kuptojmë në vazhdim.

Facebook Comments

Related posts

Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare

Eagle

Akrasia

Eagle

George Soros të shpallet person non grata në territoret shqiptare

Eagle

Leave a Comment

sixteen + 3 =