Përpjekja Shqiptare
Kujtesë

Ndahet nga jeta njeriu ynë i dashur Fiqiri Haxhia!

◾◾◾

Sot datë 30 Janar 2022, u nda nga jeta progonatasi, njeriu i mirë me zemër të madhe, Fiqiri Haxhia!
Lindur në 1935, i biri i Hyso Haxhiut, ka studjuar për Etnografi (Trashgimnia Kulturore) në Bashkimin Sovjetik të cilën e ushtroj për një farë kohe, pastaj punoj në aresim në Tepelenë, dhe pjesën tjetër, si instruktor për kulturën në Komitetin e Partisë në Tiranë!
Por vlerat më të mëdha Fiqua i tregoji në jetën dhe punën e tij si njeri që ndihmonte njerëzit kur kishin probleme, dhe nuk çanin dot në zyrat burokratike të atij sistemi të fortë totalitar – dhe Fiqua jua zgjidhte për dy arësye kryesore: ishte shpirt mirë, i donte njerëzit, shokët e miqtë dhe sepse kishte aftësinë e të qënurit mjaftë komunikues e me kredibilitet me të gjitha shtresat e shoqërisë!
Mua më lidhi jeta të njihem me Fiqon, se qëlloji që të jem baxhanak me të, dhe prandaj ja di këto cilësi të vyera të tij.
Tani nuk është e mundur t’i përkushtohet nderi i duhur dhe përcjellja e merituar për në banesën e fundit një njeriu në pergithësi, kjo për shkak të kufizimeve të Pandemisë, po le të shfytëzojmë këtë botën virtuale, masmedien e Facebookut, dhe le ta kompensojmë e permbushim sa do pak këtë traditë njerëzore të vargut të gjatë te percjelljes me anë të një vargu të gjatë të ngushëllimeve tona!
Ju prehte në parajsë shpirti Fiqiri Haxhias, dhe t’i rrojnë e paçin uratat e tij gjithë të dashurit e familjes që la pas!

Facebook Comments

Related posts

Demonët e kuq

Eagle

“MALL E NOSTALGJI”

Eagle

Historia e rrallë e Dr. Rrok Gerës

Eagle

Leave a Comment

14 − 13 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë