Përpjekja Shqiptare
Kujtesë

Lamtumirë profesor!

◾◾◾

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur shqiptar Anastas Kristofori, i cili është gjerësisht i njohur dhe do të mbahet mend gjatë për rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176”. Lajmin e kanë konfirmuar miq e të afërm të aktorit që kanë postuar në rrjetet ngushëllimet për ndarjen nga jeta të tij. “Lamtumirë o shpirt i lirë që nuk bëre asnjë kompromis në jetë!Tu bëftë dritë rruga për në përjetësi! Shko ne paqe ne qiellin e amëshuar!Atje lart të presin krahëhapur njerëzit e tu më të dashur. U prehsh në paqe i madhi Anastas Kristofori”, shkruan një nga të afërmit.

Aktori i mirënjohur i skenës dhe kinematografisë Anastas Kristofori, është një nga themeluesit e artit dhe kulturës shqiptare. Të gjithë e kanë parë, të paktën një herë të vetme komedinë “Pallati 176”, ku një nga personazhet kryesore të veprës është edhe artisti ynë. Interpretimi brilant dhe talenti i pashoq spikati dhe e kthyen atë në një nga aktorët më të dashur për publikun. Dhuntitë e tij për të karakterizuar figura origjinale, të shoqëruara nga një sens humori, nga fjala konkrete si dhe nga ndjesia e vërtetësisë, i dhanë shansin për të qënë aktor i parapëlqyer në shumë nga shfaqjet e Teatrit Kombëtar. Anastasi është një ndër recituesit pasionalë e të suksesshëm të poezisë shqipe.

Ai lindi më 28 Nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Talenti për aktrim spikati që në vogëli tek artisti. Në moshë vogël Anastasi fillon të aktivizohet në role amatore. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970, fillon punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971. Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri, duke krijuar kështu një galeri të pasur rolesh.

Teatri është padyshimë dashuri e parë e artistit, pasi këtu do të fillojnë edhe interpretimet e para. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli i sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës, rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2014 në dramën “Liri në Bremen”.

Anastas Kristofori

Facebook Comments

Related posts

Foto të realizuara nga Agon Nimani

Eagle

PARASHQEVI SAHATÇI—ZONJA E FOTOGRAFISË

Eagle

“MALL E NOSTALGJI”

Eagle

Leave a Comment

five + seven =