Përpjekja Shqiptare
Sociale

Mos heshtni ndaj dhunës!

Nga Erjona Parruca MOURLON

◾◾◾

Shoqeri e semure, sado- mazokiste, maskiliste, pa asnje empati a dhembsuri per njeri – tjetrin…!
Kjo eshte gjysma e shoqerise shqiptare!
Ku viktima diabolizohet, dhe ku djalli hyjnizohet!
Sepse viktimat shumicen e rasteve jane femra!
Dhe i degjojme kendezet: -oh, mire j a beri qe e vrau se e tradhetoi, mire j a beri qe e masakroi psikologjikisht se j a kishte me t’futme!
Pastaj, keta te thekurit e lare me ar ne ndergjegjen e tyre, keta patetiket e peshtire: -Po e denoncon publikisht tani
kete Izet « burrin », sepse eshte blere nga Berisha a nga ku di une, aaah,tani qe j a piu lengun, e flaku dhe e shau.. etj, etj..!!
Deri dje e ngriti ne qiell, tani po e shan
(po thote te verteten qe dhemb).
E pastaj habiten( por pa fajesuar veten) se si ndodhi kjo para hundes se te gjitheve!
E pastaj habiten e derdhin lote krokodili kur gra te vrara e nena femijesh, duhet te varrosen!
Sepse askush as nuk pa gje, as nuk u interesua, dhe askush nuk e besoi!
-Po te kishte folur, te ishte ankuar- thone ca me pseudo dhembsuri me te keput shpirtin!!
Kujt t i ankohej, kujt?
Juve qe vetem do t a denigronit, do t a fajesonit ate, qe do t a shtynit nje hap me shpejt drejt shkaterrimit te pakthyeshem?
Juve, bashkefajtore te heshtur te nje krimi nen hunden tuaj???
Kur kjo j u ndodh motrave, vajzave tuaja, sigurisht qe te tjeret jane fajtoret!
Por kur i ndodh nje femre tjeter, joooo.. ajo e ka fajin me siguri!
Sepse eshte nje cope femer, e duhet t a mbylle gojen!
Sepse deri dje e ngriti ne qiell e sot po e quan monster!!
Po edhe cfare pastaj?
Kjo eshte menyra perfekte e manipuluesit ndaj viktimes! Mund te zgjase me vite e vite ky tmerr!
Keshtu ndodh gjithmone!
Ne vdo vend!
Shkencerisht e njohur!

Shoqeri e pashpirt, qe qajne 5 minuta kur cdo dite nje femer masakrohet nga i dashuri apo burri, ose kur bejne te verberin e te shurdhurin, kur dhuna psikologjike makabre qe perjetojne cdo dite, i çojne te hidhen nga ballkoni apo ne rrotat e nje makine, te vetvriten…ose te ulin koken e shpirtin e te marrin vetem fryme, por pa qene me njerez!!

Jane ose te cmendura, ose nese marrin guximin ( rralle ndodh) te denoncojne monstrat, jane te paguara nga dikush!
Siç me akuazuan mua, sepse pata forcen te denoncoja!!
A e dini se pse ndodh kjo?

Sepse kane harruar çdo te thote kurajo per veten, çdo te thote respekt per qenien njerezore qe ti je!
Kane harruar qe jeten t’a fali nena dhe Zoti,
s’ka te drejte te t’a shkaterroje e te t’a vjedhë askush!
SEPSE ESHTE E JOTJA!!!!

Perverset narsisike nuk jane gjithmone vrases te drejtperdrejte, por vrasesit e drejperdrejte( ata qe nuk kane as piken me te vogel te pendeses) jane gjithmone perverse narsisike!

Mua, akuzat per shitje apo blerje nga politika,nuk me bejne as ftohte e as ngrohte!
Madje, as vaket fare! Po fare, fare!

Sepse kam kushtet e tilla, sepse jam e rrethuar me dashuri e me njerez te vertete qe me duan!
Sepse jam ne nje shtet qe me mbron me cdo menyre e me cdo mjet!

Sepse kam nje jete te mire te siguruar me mendjen dhe djersen time!

Shume prej simotrave te mia, nuk e kane kete luks…
Dhe durojne e durojne!

E duke pare qe dikush si une, denoncon publikisht e menjehere akuzohet per shtiblerje, per kurvllik, per perfitim te turpshem, mendojne se ato vete qe s kane asnje mbrojtje- me siguri s do te kene asnje shans qe dikush t i besoje!

Dhe rrine ashtu, te plagosura, te gjakosura ,te izoluara, te fyera….
Per shoqerine, kjo eshte nje vrasje e e paralajmeruar!

Me e frikshmja dhe satanikja, qendron ne faktin qe edhe shume gra bashkohen me kete turme vrastare… Ndoshta nga frika e pasqyres se jeteve te tyre, ndoshta nga frika…

Por s ka rendesi! Nje grua me pak a me shume, s i intereson askujt me teper se 2 dite! Do qajme pak, do flase pak Fevziu apo terci- verci e kaq.. iku tani!

Dhuna fizike vret!
Dhuna psikologjike vret po njesoj!
Mos heshtni!
Edhe sikur askush te mos j u besoje, keni bere detyren ndaj jetes tuaj!
MOS HESHTNI NDAJ DHUNES!!!

Facebook Comments

Related posts

Të jesh prind i një fëmije të shëndetshëm në Shqipëri është tashmë një sfidë

Eagle

Një urim prekës i Mishel Koçiut

Eagle

Shqiptarët po i vrasin femrat sot, ku janë feministet?!

Eagle

Leave a Comment

five × 1 =