Përpjekja Shqiptare
Humor Kuq e Zi

Milingona dhe gjinkalla

Nga Ilir SECI

◾◾◾

Të tanë e dimë fabulen e famshme të Ezopit per Milingonen dhe Gjinkallen…
E dimë se si Milingona punoi shumë tanë stinën e verës, u robtue në zhegun përvëlues të ditëve të gjata, bashkë me milingonat tjera, nësa ndertuen e zgjanuen shpinë per me pasë vend ku me jetue vetë dhe ku me futë ushqimet, tana zahiretë per dimnin e ashper qe kish me ardhë mbas verës.
Gjinkalla nga ana e saj, siç na meson Ezopi antik, tanë verës se gjatë kendonte e bante aheng teksa ishte shtri në kokerr te shpines nen hijen shplodhëse te gjetheve te pemes teksa mendonte se Milingona me shoqe që robtoheshin në punë ne atë zheg, ishin do budallica pa rodin e mendve…
Erdh dimni…Milingona ishte e rahatueme ne shpine e gjane me plot ushqime te palueme…Gjinkalla si e dimë mbet jashtë ne acar…pa strehë e pa ushqime.
Nji punetor social tue u endë nëpër lagje e gjan Gjinkallën rrazë nji peme, përdhe gjysë të ngrime, therret menjihere nji konference shtypi ku tronditë tane opinionin me pyetjen:

–Pse Milingona lejohet me kenë në të ngrohtë dhe e ushqyeme mire, në nji kohë kur të tjerë ma të pa fat e ma të pa perkrahje si puna e Gjinkalles, janë gjysë të ngrimë e tue vdekë uni!?

CNN, BBC, “New York Times”, e transmetuen direkt (live), konferencen e shtypit ku per me ia shtue dozat indinjates publike paraqiten pamje filmue me nji kamerë qe e kishin fute te foleja e milingonave…Shpia e saj e ngrohte e mbushun plot zahire…
Komentatoret e shtypit mbarë e paraqitën rastin si nji nga ato rastet kur njerezve duhet me u ardhe turp qe ne nji vend me kaq shume mireqenie, Gjinkalla e ngratë lihet me vuejte urie nësa te tjeret kane me bollek…
Partia Liberal-Demokratike, Greenpeace, Te Drejtat e Kafsheve dhe Keshilli i Gjinkallave protestuen para folese se Milingonës.
CNN nderpreu nji trasmetim special per festivalin kulturor te mergates ekuadoriane ne Islande dhe e dha si “Breaking News” protesten para shpise se milingonave ku demonstruesit kelthisnin :

Ma shume taksa pasanikeve!

Kryetari i Bashkise se atij vendi, ambientalist liberal qe kish pase perkrahjen e Keshillit te Gjinkallave ne nji interviste ne BBC tha se “Milingonat jane pasunue ne kurrizet e Gjinkllave!”, dhe direkt nga studioja televizive bani thirrje per shtimin e taksave ndaj milingonave per me i detyrue ato me pague “fair share”…
Si pergjigjie ndaj trysnise se shtypit Qeveria krijoi draftin e “Barazise Ekonomike” si dhe miratoi “Aktin e Diskriminimit te Gjinkallave”, me fuqi mbrapavepruese (retroaktive), deri ne verën e kalueme.
Taksat e Milingonës u rishqyrtuen.
Atë e çuen ne gjyq dhe e gjobiten sepse nuk kishte marre ne pune Gjinkallen si punetore sezonale gjate veres.
Kesaj gjobe iu bashkangjit edhe nji gjobe tjeter shtesë “Per Perbuzje”, mbasi Milingona tha se “Gjinkalla nuk do me punue!”, kur e pyeten pse se kishte marre ne pune sezonale Gjinkallen…
Gjinkalles iu dha nji shpi falas nga Sherbimi Social, ndihme financiare me mobilue e pajise shpine si dhe nji llogari e parapagueme me nji kompani taksiash qe me e endë poshte e perpjetë per me i mundesue asaj lidhje shoqnore.
Ushqimet e bollshme, zahirete e Milingonave u konfiskuen nga shteti dhe iu ridistribuen pjesetareve ma ne nevojë te shoqnise, gjegjesisht Gjinkalles.
Milingones iu desh me ndertue shpejt e shpejt nji shpi te vogel se shpine e ndertueme me mund ne vere ia konfiskoi shteti mbasi nuk arriti me pague taksat e randa qe ia vendosi gjykata…per ushqime i desh me dale udheve ne të ftohtin e dimnit per me mujte me mbijetue.
Një kronike speciale e pergatitun ne BBC diftonte Gjinkallen ne shpinë qe ia pat dhanë shteti, Gjinkalla i kish mbarue tane ushqimet e Milingones, edhe pse pranvera donte disa muej me ardhe, ndërsa shpia qe iu dhurue asaj nga Sherbimi Social ishte shkërmoqë krejt sepse Gjinkalla as ish lodhë me e mirëmbajtë…ne kokerr te shpinës si përhera.
Kronika diftonte se Gjinkalla kish fillue me marrë drogë. Financimi i pamjaftueshëm nga ana e qeverisë u fajësue për këtë mvaresi,(addiction), ndaj drogës të Gjinkallës.
Gjinkalla mbas pak kohe arrestohet për plagosje me thikë te nji Bulkthi plak qe i rezistoi nji plaçkitje për me ia marrë paret për drogë.
Gjinkalla burgoset por lirohet menjëherë sepse ka ndejte në arrest për disa javë. Vendoset ne përkujdesjen e shërbimit të provës për me e monitorue dhe mbikëqyrë atë…Mbrenda disa javësh Gjinkalla vret nji Brumbull gjate nji grabitje me pistoletë.
Gazetaret ne emisionet e tyne ngrene problemin e legalizimit te drogave, ndalimi i deogave po shkakton shume plage sociale duke marre ne qafe te pafajshem si Gjinkalla.
Ngrihet një komision hetimi, i cili përfundimisht do të kushtojë 10 milione dollare dhe do të hetoje keto çashtje. Nderkohe Gjinkalla vdes nga nji mbidozë droge.
Seksionet e zakonshme të shtypit per kete vdekje tragjike fajësojnë qeverine dhe nisin diskutimet per dështimin e dukshëm të qeverisë qe nuk arriti me parandalue shkaqet thelbësore të dëshpërimit që lindin dhe zhvillohen nga pabarazia sociale si dhe nga përvojat traumatike ne burg si rasti i Gjinkalles.
Mediet unanimisht kerkuen dorëheqjen e nji ministri te qeverise.
Taksat e milingonave shtohen ma shume për me pague per ligjin dhe rendin, dhe atyne u thuhet se do t’u duhet me punue ma shumë se mosha 65 vjeç për shkak të mungesës së fondeve të qeverisë.

Facebook Comments

Related posts

Tirona lale, se Tiranën hajt’ t’a folim

Eagle

Trump Derangment Syndrome

Eagle

Unë, cicërima e Ramës dhe ëndërra e “prishur” me Barishin nga Xhafa dhe Sandër Lleshi

Eagle

Leave a Comment

17 − 6 =