Përpjekja Shqiptare
Opinion

Mediat si zgjedhjet, të lira e të ndershme!

Nga Besart LOGU

◾◾◾

Që nga mëngjesi i datës 26 prill e deri më sot, linjat editoriale të mediave vizive dhe atyre të shkruara, sillen rreth katër titujve kryesor:

“Kush e neutralizoi Metën”
“Plani Berisha-Meta për destabilizimin e vendit”
“Pse Basha duhet të largohet”
“Fati i të djathtës shqiptare”

Është e turpshme se si mediat pranë pushtetit e sfumojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit, duke stimuluar debate pavlerë kur kujton se para dy javësh shteti kreu operacionin prej 120 milion euro në blerjen e votave për llogari të Partisë Socialiste. Pra, ka ndodhur akti më i rëndë i cënimit të vlerave dhe normave demokratike, u deformua vullneti i sovranit si dhe u prodhua një rezultat që i shkon përshtat klaneve dhe interesave të partisë-shtet.

Sot, për të parën herë, bashkohem me Edi Ramën! JU NUK JENI MEDIA, JENI KAZAN! Madje shkoj edhe më tej, jeni gropa septike që kundërmoni opinionin publik me analiza që burojnë jo nga mendja por nga zorra e trashë!

Si nuk u thirr nga këto media asnjë përfaqësues i PD dhe të pyetet, “Ore, pse thoni se janë blerë votat? Keni ndonjë provë?” Si nuk u thirr Tom Doshi dhe të pyetet për numrin e antarëve të partisë, organizimin e strukturave, kush është pjesë e kryesisë dhe çfarë programi ka kjo forcë politike?! Si nuk u thirr Rrahman Rraja, Jurgis Çyrbja, Lefter Koka, Taulant Balla, djali dhe dhëndrri Qifes, për tu pyetur se si e bindën elektoratin që dolën ndër kandidatët më të votuar në Shqipëri?! Si nuk u bë një hetim gazetaresk ku ti kërkohet ASHK se sa leje legalizimi ka dhënë katër muajt e fundit, bashkive të prekura nga tërmeti se sa lekë kanë shpërndarë si bonus qiraje apo fonde rindërtimi, institucioneve qëndrore dhe lokale se sa të punësuar kanë me kontrata 3 dhe 6 mujore?! Si nuk u pyet një patronazhist se si ranë të dhënat personale në duart tua?! Apo të thirrej në emision kreu i AKSHI?!

Ky pra është roli i medias o hajvanë!

Seriozisht e mendoni se e ha kush që “Defender 21” u zhvillua për të parandaluar veprimet e Ilir Metës?! Jo Meta por edhe vetë Shqipëria me gjithçka që ka, është shumë e vogël për aleancën politike-ushtarake të NATO-s që të organizojë stërvitje të posaçme me mijëra trupa ushtarake. Shtrihemi gjeografikisht aty ku përplasën zonat e influencave të supërfuqive prandaj dhe trupat e aleatëve ndodhen sot në Shqipëri. Mos i gënjeni shqiptarët kaq hapur o mashtrues që u është bërë fytyra shollë e nuk njihni limite!

Sikur të mos mjaftonte lufta e ftohtë Berisha/Meta – SHBA/BE, filloi të buçasë lajmi i hapjes së dosjes “Gërdeci”!!! Mirë portalet se aq buxhet dhe kualifikim kanë por mediave prestigjoze nuk u lejohet kjo gafë. Nëse nuk kanë jurist në stafet e tyre, të paktën të hapin arkivat. Në mars të vitit 2017, në kuadër të Reformës në Drejtësi, u ndryshua neni 449 i Kodit të Procedurës Penale. Nen që i jepte prokurorit por dhe te dënuarit, të drejtën që të kërkonte rishikimin e vendimit penal të formës së prerë, me qëllim rëndimin apo lehtësimin e pozitave të subjektit të dënuar. Sipas këtij ndryshimi, nuk lejohet rishikimi vendimit të pafajësisë dhe as i vendimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit. Që do të thotë, kush ka një vendim penal dhe që ka marrë formë të prerë, pra një çështje të mbyllur, nuk i hapet më. Vetëm nëse ka ai ndonjë provë që të kërkojë ulje dënimi apo pafajësi. Me pak fjalë, as Mediu e as Berisha, madje dhe çdo person tjetër që është gjykuar në çështjen “Gërdeci”, nuk mund të thirret më si i akuzuar. Dhe kjo, falë Reformës në Drejtësi! Ndryshim që i shërben si politikanëve ashtu dhe botës krimit dhe çdo personi tjetër që është gjykuar një herë penalisht.

Ja pra dhe një fluskë tjetër mediatike! E urdhëruar nga lart dhe e bërë në mënyrë që të shmanget vëmendja nga masakra zgjedhore e 25 prillit! Të vetmen gjë që dinë të bëjnë mirë, të zhvendosin fokusin e opinionit publik.

Për ironi të fatit, brënda harkut kohor prej një jave, festuam me datë 3 Maj Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, me 9 Maj Ditën e Europës, dhe sot me 10 maj Ditën e Drejtësisë! Zgjedhjet e 25 prillit na treguan se sa të kapura janë mediat dhe drejtësia kur bëhet fjalë për denoncimin, hetimin dhe gjykimin e blerjes së votës, vullnetit të sovranit!

Kjo është Shqipëria sot, për faqe të zezë! Me media dhe zgjedhje të lira e të ndershme!

Facebook Comments

Related posts

Lartësitë morale që shastisin Edi Ramën

Eagle

Doni tu bini në sy për mirë kryeministrit dhe kryebashkiakut? Botoni këtë foto!

Eagle

Qeveria e Plakut të Vitit të Ri ose “Vetting-u fals” i Rilindjes

Eagle

Leave a Comment

9 + 6 =