Përpjekja Shqiptare
Qamil Gjyrezi

Me numra, pa emra, Pashkët 2021 pa Edi Ramën!

Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Nuk dua ta politizoj këtë ditë të Pashkës, që përfaqëson shpresën njerëzore por e titullova opinionin: “Me numra, pa emra, Pashkët 2021 pa Edi Ramën”.
Edi Rama i ka bërë të pa shpresë njerëzit, shqiptarët!
Edi Rama në 8 vite iu ka humbur shpresën të rinjve, pensionistëve, të papunëve dhe shtresës së mesme.
Edi Rama ka mbështetur në 8 vite të fortët, narkotrafikun oligarkët dhe bizneset e dyshimta.
Edi Rama i ka lënë pa shpresë shqiptarët, të cilët kanë marrë rrugët e emigracionit.
Edi Rama kërkon mandatin e tretë, për ti larguar përsëri shqiptarët nga vendi i tyre.
Edi Rama është në kundërshtim të hapur me misionin që ka kjo ditë shumë e rëndësishme dhe e shenjtë për të krishterët.
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.
Me numra dhe pa emra në fletën e votimit shqiptarët duhet të dalin të gjithë në votime për të larguar kryeminsitrin që i humbi shpresën të gjithëve.
Le të jenë këto Pashkë të vitit 2021, të fundit për Edi Ramën!
Më 25 Prill Shkodra Fiton!
Më 25 Prill Shqipëria Fiton!
Më 25 Prill Shpresa Fiton!
Më 25 Prill, të vetmit humbës janë Edi Rama dhe “sekti” i tij, që janë në minorancë absolute me shqiptarët që kërkojnë shpresë!

Facebook Comments

Related posts

Patologjia e mandatit të tretë të Edvin Ramës!

Eagle

Inteligjenca dhe politika

Eagle

Ilaçet, COVID-19 dhe Edvin Rama

Eagle

Leave a Comment

3 × three =