Përpjekja Shqiptare
Rob Kore

Mashkulli dhe femra

Nga Rob KORE

Zoti apo natyra (secili beson ate variant qe do) per të vazhduar jeta krijoi mashkullin dhe femren.
Të dy keta linden femijen dhe u quajten baba dhe nene, kurse femija i tyre sipas seksit u quajt djale dhe vajze.
Shumica e popujve të botes kane nje shprehje e cila tregon se sa kujdes dhe sa veshtire eshte të rritesh nje femije të shendetshem fizikisht, por mbi të gjitha menderisht.
Shprehja eshte pak a shume:
“Të rritesh nje femije eshte njelloj si të ngresh nje fshat”.
Dhe zoti apo natyra e krijoi babain dhe nenen shume të ndryshem nga njeri tjetri.
Dhe jo rastesisht.
Ata jane te ndryshem nga ana fizike, por jane të ndryshem edhe nga ana mentale e si rrjedhoje edhe nga ana emocionale.
Intuiten dhe cilesite e nenes nuk i ka kurre babai.
Por dhe babai ka cilesite dhe aftesite e tij, qe i bashkohen atyre të nenes, në rritjen e femijes.
Qe në lashtesi babai ishte ai qe shkonte per gjueti dhe sillte ushqim në shtepi, kurse nena merrej me rritjen dhe edukimin e femijes.
Babai dhe nena nuk jane e njejta gje, ata jane komplementare të njeri tjetrit.
Pra zoti e ka bere qe per të rritur nje femije, duhen dy të tjere të rritur qe të kujdesen per të.
Ky kombinim krijon edhe ate qe quhet familje , dhe qe perben edhe bazen e nje shoqerie.
Brenda kesaj shoqerie ne marrim edhe emertime të tjera, sipas lidhjeve të gjakut qe kemi.
Une, pervecse mashkull, jam edhe baba, xhaxha, vella,djale dhe nip.
Gjysh nuk jam akoma, por pres me kenaqesi te behem nje dite.
Po të njejtat emertime kane pak a shume shumica e meshkujve të kesaj bote.
Në familjen time gruaja ime eshte femer, nene,halle, vajze, mbese.
Pak a shume, njelloj si ajo edhe shumica e femrave të kesaj bote.
Mirepo para dy ditesh, doli Nancy Pelosi dhe tha qe nje nga punet e para qe do beje kongresi i ri eshte qe do heqi emertimet nene, baba, djale, vajze, xhaxha , daje, nip mbese, etj.
Me fjale të tjera, sipas asaj dhe të ngjashmeve të saj,do eleminoje dallimet gjinore brenda familjes.
Tashti, nje pyetje mund ta besh menjehere qe në fillim.
Gjithe keto probleme qe pati bota në 2020, a mos u zgjidhen me shkop magjik dhe ka ngelur puna tek heqja e emrave baba dhe nene?
Pra a u zgjidh problemi i virusit, u zgjidhen problemet e largimit nga puna të miliona njerezve, u zgjidh problemi i mbylljes se shkollave, kishave, bizneseve etj etj dhe tani prioriteti i kongresit të ri qenka si të heqin emrin e babait dhe të nenes.
E si do ta quaje Pelosi veten dhe burrin e saj qe jane nene dhe baba?
Mos ndoshta do ta quaje veten ”the fucked parent” dhe burrin e saj do ta quaje “the fucking parent”?
Apo ndoshta nga qe po behet stergjyshe (dhe akoma drejton kongresin amerikan) do ta quaj vehten “the no-more fucked parent”.
Por, në fund të fundit, perse behen të gjitha keto?
Shume thone qe duan të shkaterrojne boten.
Jo, nuk besoj se duan kete, sepse nuk ben sens dhe nuk kane asnje interes per kete.
Kjo mund të jete pasoje, por jo shkaku.
Aresyeja eshte vetem nje; ata duan power.
Në propagande ata jane mjeshtra dhe dine të luajne shume bukur me emocionet e njerezve.
Pelosët shkelqejne në konfuzionin qe krijojne tek shoqeria e sotme, vetem qe të marrin pushtetin.
Divide et impera eshte shume e vjeter, dhe ata kete duan te mbajne gjalle.
Ta copetojne shoqerine në grupe sa me të vogla dhe qe të luftojne njeri tjetrin.
Dhe ne në fakt kete bejme.
Nje pjese e jona beson dokrrat e Pelosit dhe i nxjerr syte pjeses tjeter qe guxon të mbroje shkencen e biologjise.

P.S.Nje prind në North Amerika tha:
Dita me e lumtur e imja nuk ishte as kur me lindi femija, as kur mbaroi shkollen, as kur u martua, por ishte dita kur femija im kuptoi të majten.

Facebook Comments

Related posts

Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e botës

Eagle

Kandidatët demokratë në primaret

Eagle

Trump gjatë kohës 3 vjeçare si president, vetëm 20 minuta ka qenë i paakuzuar për diçka!

Eagle

Leave a Comment

5 × 1 =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë