Përpjekja Shqiptare
Qamil Gjyrezi

“Lojcakët” e PD-së. Humor politik shkodran!?

Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Lojcakë janë disa persona që bëjnë sikur janë me një grup shoqëror ose politik dhe në të vërtetë ndikojnë për të keq dhe nuk janë të sinqertë as me shoqërinë as me forcën politike, që bëjnë sikur janë “demek” . Disa gjoja demokratë betohen në komente në F.B. se P.D.-ja do të fitojë me kaq e aq përqind! Ok edhe unë atë du, sic thonë në Shkodër, fjala e tyre “në vesh të Perëndisë”!
Por kur shkojnë tek kutia e votimit, “lojcakët” ja fusin për inat goglen (votën) për Ramën sic votuan në vitin 2013 dhe 2017, 2019 në Shkodër, të urdhëruar nga “padronët dhe padronet” e tyre, klanet “abandonuse dhe lëshuese” në Shkodër! Jo Ramën e Gurit të Zi (Pastë Rahmet e Dritë) por për Edi Ramën.
Disa prej tyre, nuk kanë të bëjnë aspak me P.D.-në, por me klane ose “grupe rrugacësh” dhe me ish-sigurimsa, që i bëjnë shumë dëm P.D.-së dhe demokratëve të ndershëm. Po ta dinë mirë se P.D., është e organizuar shkëlqyer, që nesër për tu përballuar me Edi Ramën. Në P.D., ka të rinj dhe të reja, gra dhe burra, intelektualë të ndershëm që do ta mbrojnë votën me cdo cmim.

▪️Së pari shkodranët pa dallime politike, duan të rrëzojnë klikën e Edi Ramës dhe nuk i’u pals fare per hatërmbetjet e kerkujt qe kerkon poste te pamerituara!
▪️Së dyti “lojcakët” dhe ata individë të P.D.-së, që mund të “infiltrojnë” me mënyrat e tyre, këta votime nuk do të kenë as shansin më të vogël!

Në këtë kontekst po citoj një status në F.B., të P.D-së, dega Shkodër:
“Partia Demokratike,dega Shkodër zhvilloi një mbledhje kryesie për organizimin e strukturave në terren për zgjedhjet që do të zhvillohen me 25 Prill 2021”.
Ne jemi të përgatitur dhe më të bashkuar se kurrë!
Në këtë kontekst mu kujtuan dy Barcoleta shkodrane që i tregonim në Piacë me shokët e besuar, se disa “çojshin info tek shefat e tyre në sigurim”, para viteve 90-të.

1▪️Votimi me kokrra

Në votimet e para “gjoja demokratike” në vitin 1946, organizatorët ish-partizanët kishin vendosur dy kuti për votime. Në njërën kuti, që i takonte Frontit Demokratik të P.P.SH.-së, në fundin e saj kishin vënë kompensatë, që gogla për të votuar, të dëgjohej nga komisionerët partizanë. Kështu ata që votonin për Frontin Demokratik, kokrra e tyre dëgjohej kur hidhej në kuti. Kurse në kutinë e opozitës në fundin e saj kishin vënë beze. Kur votuesit votonin opozitën, kokrra nuk dëgjohej nga komisionerët partizanë. Kështu ata që votonin kundër Frontit Demokratik, burgoseshin ose ketrajtoheshin nga ish-pushteti komunist diktatorial.

2▪️Titoja, Çurçilli dhe Stalini në një semafor!
Mbas një Konference në një vend të ish-lindjes, Titoja, Çurçilli dhe Stalini me shoferët e tyre do të shkonin drejt aeroportit per ty kthyer ne atdhe dhe duhet të ndaleshin tek një semafor.
Kur mbërriti tek semafori Stalini, i dha urdhër shoferit dhe bodygardit që jep sinjal majtas dhe kthehu majtas, sipas ideologjisë së tij komuniste.
Kur mbërriti në semafor Çurçilli, i dha urdhër shoferit dhe bodygardit që që jep sinjal djathtas dhe kthehu djathtas, sipas ideologjisë së tij të djathtë.
Kurse kur mbërriti në semafor Titoja, si “lojcak” që ka qenë herë me lindjen herë me perëndimin, i dha urdhër shoferit dhe bodygardit që që jep sinjal djathtas dhe kthehu majtas, sipas ideologjisë së tij me të djathtën dhe me të majtën. Titoja dihet ka luajtë me “dy porta”!, Ha, Ha.

Mendoj se “lojcakët” e P.D.-së, që vijnë në P.D. dhe votojnë për Edi Ramën, duhet ta kuptojnë se nuk do të kenë të ardhme, mbasi jo vetëm rinia e P.D.-së, por të gjithë shqiptarët duan të largohet Edi Rama në grahmat e fundit!
Urrejtja popullore që ka shkaktuar Rilindja në këto 8 vite te qytetarët e Shkodrës dhe të Shqipërisë është e papërtypshme! Kështu të gjithë duhet ta kuptojnë, se asnjë lojë ose infiltrim me forca politike qeveritare dhe jashte Rilindjes, nuk do të lejohet dhe nuk do të përtypet!

Votimet e 2021 nuk janë me kokrra, që të dëgjojmë voten e lojcakëve!
Votimet e 2021, janë jetike për të gjithë, edhe per “lojcakët”, për të jetuar dhe gëzuar më mirë!

DISA “LOJCAKE”, FALI ZOT, SE NUK DINE CA BAJNE!?

Facebook Comments

Related posts

Red line, atentati kundër fjalës!

Eagle

“Dardha e ka bishtin mbrapa!”

Eagle

Elitat në PD, Tomorr Alizoti dhe Gjermania partnere strategjike!

Eagle

Leave a Comment

six + three =