Përpjekja Shqiptare
Evi Kokalari

Linda Hoxha e Sorosit dhe Albin Kurtit, një rast klinik

Nga Evi KOKALARI

◾◾◾

Kjo është Linda Hoxha, që ka një obsesion të pakuptueshëm me mua. Për psikologe që është, duket qartë që ka nevojë për ndihmë, sepse nuk është aspak normale që ka gjashtë muaj që bën profile falco në Twitter, dhe më sulmon publikisht.

E kam injoruar për një kohë shumë të gjatë siç kam bërë me shumë të tjerë, por në fakt mua më vjen keq të shikoj një asistente pedagoge të fakultetit të Mjekësise së Prishtinës të sillet në këtë formë, për më tepër që kam shumë respekt për atë institucion, meqënëse im’atë ka qënë një nga pedagogët e parë të katedrës së Farmakologjisë, dhe ka dhënë leksione aty për dhjetë vjet, duke filluar që nga viti 1971. Niveli i Lindës është shumë poshtë në krahasim me nivelin e profesorëve që une kam njohur nëpërmjet tim’ati.

Mesa kuptoj, Linda ka qënë dhe psikologe e femijëve në Prishtinë. Për mendimin tim, kjo nuk duhet lejuar pranë fëmijëve, sepse deri tashti ka treguar qartë që bullizmi është forma e saj e preferuar e komunikimit.

Dhe në Facebook ka një faqe, që më duket ma ka dedikuar mua;

▪️https://www.facebook.com/linda.hoxha.90410

Fatkeqësisht, të përfshihesh në politikë, cilën do anë të perfaqësosh, gjithnjë do bësh armiq, por gjashtë muaj rrjeshtë, nuk më duket normale. Ahh, Linda eshte gjithashtu mbështetëse e flaktë e Albin Kurtit. Por sulmet mund të jenë të lidhura dhe me arsye të tjera, si p.sh. Delina Fico & co., sepse Linda është pjesë e një fondacioni ‘Kosovar Civil Society Foundation”, që midis të tjerash, financohet dhe nga “Open Society” e George Soros.

▪️https://www.kcsfoundation.org/en/about-us/donors/

Ironikisht, Linda është pjesë e “Fol me mu”, fushatë që fokusohet në shëndetin mendor të individit.

Po mendoj ti dërgoj një letër dekanit të Fakultetit, sepse seriozisht kjo sjellje nuk është aspak dinjitoze, madje më duket e turpshme për dikë që edukon brezat e rinj dhe aq më tepër, në degën e psikologjisë.

Sulmet e këtyre i vë me krenari në qafë si të ishin medalje ari, sepse ato janë busulla më e mirë për të më treguar që efektin e duhur e paskam tek mbeturinat e Sorosit dhe të Albin Kurtit, por Linda me këtë lloj të sjelluri, nuk duhet të jetë pjesë e një institucioni edukativ.

▪️https://m.youtube.com/watch?v=4mueNsfR77I

Facebook Comments

Leave a Comment

sixteen + 6 =