Përpjekja Shqiptare
Shqipëria Natyrale

Lajbnic për gjuhën shqipe, shqiptarët dhe Shqipërinë

Përgatiti Ragip GJOSHI

◾◾◾

GOTFRID VlLHELM LAJBNIC(1646- 1717)

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe,duhet të studioni gjuhën shqipe.”(Gotfried Wilhem Laibniz)

Motivi i parë, që po sjell para jush,portretin e dijetarit gjerman G.Lajbnic është 375 vjetori i lindjes së tij…
Motivi i dytë është kontributi i tij për gjuhën shqipe,për shqiptarët dhe Shqipërinë…
Në historinë e studimeve rreth gjuhës dhe popullit shqiptar, është filozofi i njohur Lajbnic i pari qe u mor me lidhjen e shqipes me gjuhët e tjera. Në letrën e tij të 10 dhjetorit 1709, e cituar me 1897 në revisten “Albania” të Bukureshtit, deklarohet se studimet e tij te librave shqip, midis të cilëve edhe një fjalor, e bindën se “shqipja ështe gjuha e ilireve të lashtë”. Interesi i enciklopedistit dhe filozofit gjerman nuk lidhej vetëm me gjuhën shqipe, por edhe me shqiptarët si popull dhe trevat e tyre.

LAJBNIC PËR GJUHËN SHQIPE DHE SHQIPTARËT…

“Për shkak të natyrës së ashpër të territorit të tyre si dhe të karakterit të tyre, shqiptarët nuk u janë nënshtruar në masë të madhe turqve dhe presin vetëm për një sinjal nga Perëndimi për t’u ngritur kundër sundimit turk “.– kështu shkruante në vitin 1672 Gottfried Wilhelm Leibniz (Lajbnic) në një nga shkrimet e tij të njohura në lidhje me popullisitë e krishtera në Perandorinë Osmane. Interesi i enciklopedistit dhe filozofit gjerman nuk lidhej pra vetëm me gjuhën shqipe, sikurse njihet Lajbnici kryesisht në historinë e albanologjisë, por edhe me shqiptarët si popull dhe trevat e tyre.

Në disa letra në periudhën 1704-1715 Gotfrid Vilhelm Lajbnici ka shprehur disa mendime rreth diakronisë së gjuhës shqipe. Me shënimet e tij për prejardhjen e gjuhës shqipe, për përkimet dhe marrëdhëniet e saj me gjuhë të tjera indoeuropiane dhe njëkohësisht për mëvetësinë e saj nga gjuhët sllave apo greqishtja, ai nxiti në radhët e studiuesve debatin shkencor për origjinën e gjuhës shqipe dhe vendin e saj në familjen e gjuhëve indoeuropiane. Po ashtu ai është edhe nismëtari i tezës së origjinës ilire të gjuhës shqipe.

Kontributi i tij bëri që të mos harrohet ky emër nga shqiptarët edhe pas 375 viteve të lindjes së tij.

Facebook Comments

Related posts

Antonio Balabani, refugjati i luftës me shqiponjën dy krenare në krah, po korr suksese në futbollin amerikan

Eagle

Vendi po zbrazet, do të ngelim edhe pa vajtojca!

Eagle

Mesazhi i Kostandinit për shqiptarët

Eagle

Leave a Comment

eight − four =