Përpjekja Shqiptare
Rob Kore

Kush e quajti Trumpin Hitler për 3 vjet të tëra pa pushim?!

Nga Rob KORE

◾◾◾

Kush perhapi panik ne bote qe Trump do filloje luften e trete boterore?
Kush bertiste neper studio televizive qe Trump do shtypi butonin dhe do hedhi boten ne ere?
Kush vuri kujen qe Trump nuk duhet lejuar ne asnje menyre te behet president dhe te kete ne dore kodet e armeve berthamore?
Kush ishte ai kor gjigand qe e perseriste dhe e perseriste kete fundbote qe pritej te ndodhte nga dita ne dite, nderkohe qe njekohesisht me kete propagande gëbelsiane, nen rrogoz u pergatit nje puç nga Obama-Hillary & Co (i paprecedente ne historine e Amerikes) kunder nje presidenti qe u zgjodh nga populli ne menyre legjitime.
Pergjigja per keto pyetje eshte fare e thjeshte:
Jane po te njejtet qe po bertasin sot, pse Trump po largohet nga Syria.Jane te njejtet qe pak muaj me pare vune kujen qe Trump deklaroi qe do terhiqet nga Afganistani.
Jane lobby pro luftes.
Jane ata njerez qe depozitojne ne llogarite e tyre bankare miljona dollare nga vrasja e miljonave njerezve te pafajshem neper bote.
Ka 17 vjet qe luftohet ne Afganistan.Nuk ka asnje perparim, perkundrazi mbizoteron nje anarki totale. Kush eshte i interesuar mund te lexoje qe ne Afganistan ne keto 15 vitet e fundit, siperfaqja e mbjelle me canabis eshte 10 fishuar.
Ndiq dollaret-thone Amerikanet, qe ta kuptosh ku eshte krimi dhe korrupsioni.
Pavaresisht kujeve qe ka vene lobby luftedashes sot, se po u largua Amerika do behet nami, te gjithe e dine qe lindja e mesme keshtu ka qene me dekada te tera dhe keshtu do te jete nqse nuk ndryshohet strategji.
Mjaft me luftera pafund – thote Trump.
Ai kerkon te ndryshohet strategji,te merren ato triliona dollare qe harxhohen per luften, dhe te investohen ne rritjen e mireqenies se ketyre vendeve.
Ku ka me mire se te behet e mundur kjo strategji.
Vendet e lindjes mesme zhvillohen ne paqe dhe nuk shkaterrohen nepermjet luftrave pa fund dhe pa asnje rezultat.
Zhvillimi ekonomik sjell mireqenie dhe mireqenia sjell demokratizim.
Pra zgjidhja mund te gjendet, nqse ka vullnet,por ata qe bertasin per gjoja mbrojtjen e Amerikes nga vendet e lindjes se mesme nuk e duan kete zgjidhje.
Ata nuk e duan per dy aresye kryesore:

1▪️Nuk duan qe Trump te rrezoje nje strategji te luftes nga e cila ata nxjerrin miliona.

2▪️Suksesi i Trump eshte fundi i politikaneve te karrieres, te cilet nuk kerkojne zgjidhje, por luftojne vetem per vota dhe pushtet.

Trump nuk di te beje kete lloj politike,Trump nuk di ideologji, as nuk i intereson ç’eshte e majta apo e djathta.
Ai nuk di te flasi bukur. Trump di te beje vetem politike reale, ai çdo gje e mat me rezultate.
Si perfundim suksesi i Trump qofte ne politiken e brendshme qofte ne politiken e jashtme eshte aresyeja e vertete pse Trump po sulmohet si asnje president tjeter ne historine e Amerikes.
Ata s’po lene menyre pa perdorur, qofte edhe te paligjshme apo antikushtetuese, vetem e vetem qe Trump te mos rizgjidhet.
Rizgjedhja e Trump fundos njehere e pergjithmone shume mite te Washingtonit nder dekada.
A e ndoqet debatin e fundit te demokrateve?
Ne fund te gjithe folen per unitet dhe mosperçarje. A e dini kush foli per unitet:

▪️Cory Booker•Ky qe ka bere thirrje qe te ndalohen mitingjet e Trump

▪️Kamala Harris•Kjo qe ka bere thirrje qe te ndalohet Twitter i Trump

▪️Beto O’Rourke•Ky qe i ka bere thirrje Facebook-ut Twitter dhe te tjera tech. Companies qe te censurojne postimet.

▪️Julian Castro•Ky qe ka postuar liste me perkrahesit e Trump.

▪️Maxine Waters•Skandal, ka bere thirrje te hapur publike qe te ngacmohen psikologjikisht dhe fizikisht te gjithe mbeshtetesit e Trump kudo qe jane, ne rruge, tek karburanti, ne restorant apo kudo tjeter.

Pra me fjale te tjera ata qe kerkojne unitet, jane po ata qe perdorin metoda fashiste tek mbeshtetesit e kundershtarit politik.
Kjo nuk ka ndodhur asnjehere ne historine e Amerikes.
Hitler eshte quajtur dhe Reagan, por asnjehere nuk eshte shkuar deri tek votuesit e Reagan.
Kjo po ndodh vetem me votuesit e Trump.
Me sa duket disa politikane te korruptuar deri ne gryke jane te frikesuar per vdekje nga rizgjedhja e Trump…

Facebook Comments

Related posts

Joe Biden: Po votove Trump, ti nuk je zezak!

Eagle

Sindroma e Tiranës

Eagle

Dikur në Kanada

Eagle

Leave a Comment

16 − 16 =