Përpjekja Shqiptare
Politikë

Kur servilët e Kurtit flasin për LDK’në

Nga Berat BUZHALA

◾◾◾

Isa Mustafa nuk e ka shkaterru Lidhjen Demokratike te Kosoves. Fatkeqesisht qytetaret vendosen t’i besojne nje demagogu, per te cilin shume shpejt do ta shohim nese kishte te drejte apo jo.

A eshte deshte Isa Mustafa te largohet? Une mendoj qe ai ishte dashur te largohej para zgjedhjeve te vitit 2017, pastaj heren e dyte perpara zgjedhjeve te vitit 2019 (kur Vjosa votoi per te), pastaj ishte dashur te largohej para zgjedhjeve te vitit 2021.

LDK, njerezit e vjeter te saj, nuk ishte e pergatitur sa duhet per zgjedhje te ketij shekulli. Nuk ishin te pergatitur per zgjedhje, ku fituesi percaktohet ne rrjete sociale.

Sido qe te jete, doreheqja e tij sot eshte minimumi cfare ai do te duhej te bente. Mirepo me e kritiku LDK dhe Mustafen njerezit qe kurre ne jeten e tyre nuk e kane votu kete subjekt, kjo njemend eshte pak pafytyresi. Servilet e Kurtit nuk kane aksione ne LDK.

Lidhja Demokratike e Kosoves duhet t’i kthehet fillimisht ketyre 100K votueseve qe i kane mbetur. Duhet t’i takoje ata, t’i konsultoje ata, ta marr pelqimin e tyre per kryetarin e ardhshem te LDK’se.

Kryetari i ardhshem i LDK’se nuk duhet te jete dikush qe eshte i ekspozuar i LDK’se ne 12 muajt e fundit. Nuk duhet te jete dikush qe i takon ‘klanit’ te Avdullah Hotit dhe Agim Veliut. Nuk po e nenkuptoj me kete qe Dulla e Gima e kishin gabim qe e rrezuan Kurtin, ate do ta kisha rrezuar edhe une, edhe me kusht qe do te kisha mbetur me 13 perqind. Mos e harroni Churchill e fitoi Luften e Dyte Boterore, por zgjedhjet i humbi.

Kryetari i ardhshem i LDK’se duhet te dal nga Kuvendi i kesaj partie, duke mos e humbur askend, duke i perfshire te gjithe, pa u kompleksuar nga askush.

LDK edhe me tutje ka me shume emra dhe me shume kualitete se sa partite qe i kane 47.8 perqind, mirepo mund ta kete vetem nje kryetar. Ai duhet te dal nga nje gare e brendshme dhe jo nga nje amanet.

Nese LDK e kalon kete test atehere do t’i korre frytet e para ne vjeshte ne zgjedhje komunale.

Ne votuesit e LDK’se nuk duhet te frikesohemi nga fuqia e numrave te dates 14 shkurt.

Facebook Comments

Related posts

Për të pasur një të djathtë, ka rëndësi nga nisesh

Eagle

Adnan Dibrani tre herë deputet në Suedi: Kujt ja dedikoj suksesin

Eagle

A i lexon qeveria konkluzionet e samitit të BE?

Eagle

Leave a Comment

twenty − six =