Përpjekja Shqiptare
Red Varaku

Kur fushatën e dominon Lul Basha

Nga Red VARAKU

◾◾◾

Tashmë është e qartë për të gjithë që kjo fushatë është vetëm rreth Bashës dhe projektit të tij politik.

Të gjithë prozhektorët e rilindjes dhe jo vetëm, janë drejtuar rreth përpjekjes pêr të deformuar vizionin për zhvillimin që ofron Lul Basha dhe projektin e tij, që me sa duket është dhe problemi më i madh i rilindjes dhe kërcënimi më i madh për ta.

Për të shmangur dhënien e llogarisë për mungesën e një bilanci qeverisës si dhe për të injoruar mesazhin e projektit politik të Lul Bashës, kjo mazhorancë ka vendosur të merret vetëm me sulmet personale ndaj liderit të Opozitës.

Kjo për arsyen e thjeshtë që është pikërisht ky projekt që po rrëzon dhe çmonton me lehtësi të gjithë propagandën e rilindjes, sepse është një pasqyrë që më së pari demaskon rrumpallën aktuale qeverisëse.

Gjithashtu, edhe për arsyen tjetër se ky vizion dhe ky projekt politik duket se është dhe taktika më e mirë për të zhvlerësuar dhe për të rrëzuar çdo pretendim të kësaj mazhorance në lidhje me justfikimet për dështimet e saj.

Taktikisht vetëm perballja me projektin e Opozitës për të nxjerrë vendin nga kriza dëshmon që PD ka një program serioz dhe ambicioz.

Ky projekt njëkohësisht nxjerr më së miri në pah dobësitë e kësaj qeverisje, duke u kthyer në një pasqyrë që reflekton shēmtinë e këtij regjimi. Ai nxjerr në pah rrënimin total të shtetit dhe kthimin e tij në një çiflig personal të këtij kryeministri.

Ky projekt demaskon paaftësinë për tu përballur me sfida të rëndësishme për vendin siç është integrimi europian , riparimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti apo menaxhimi i pandemisë.

Ai demaskon vjedhjen e madhe që është bërë , miliardat e zhdukura këto tetë vjet, përmes keqmenaxhimit të të ardhurave , keqmenaxhim që e ka rikthyer Shqipërinë në vendin me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon.

Demaskon rrënimin që i është bërë shëndetësisë, arsimit, drejtësisë dhe rendit publik të cilat janë kthyer në këneta ku gjallojnë militantë dhe kushurinj që hallin më të madh kanë se si të ‘bëjnë nai lek’. Demaskon kapjen e shtetit nga bandat më të rrezikshme në vend dhe kthimin e axhendës së tyre në axhendë kombëtare për kombin.

Ndaj jo rastësisht ky projekt është kthyer dhe në makthin e kësaj qeverie dhe zhbërja e fuqisë së tij në sfidën e saj më të madhe.

Vetëm se vendosja e liderit të opozitës në qendër të sulmeve është një gabim fatal taktik, sepse në vend që ta dobësojë figurën e Lul Bashës në fakt po bën të kundërtën, po e forcon edhe më shumë atë duke u kthyer kështu në shërbimin më të madh që ky kryeministër po i bën Lul Bashës.

Kjo taktikë e ka kthyer atë në personalitetin dominues të kësaj fushate dhe kush merret në mënyrë modeste me politikë e kupton që kjo është dhe fitorja më e madhe e Lul Bashës, sepse një fakt i tillë parathotë dhe se kush do t’i fitojë këto zgjedhje.

Facebook Comments

Related posts

Dezertimi masiv i socialistëve dhe vetmia e madhe e Ramës

Eagle

Pse nuk ‘ngjit’ sulmi i qeverisë kundër opozitës?

Eagle

Ku është fletë-arresti për Vangjushin?

Eagle

Leave a Comment

13 − 4 =