Përpjekja Shqiptare
Lajme

Kur fotografia jote krijon parehati dhe trazim tek të tjerët!

Nga Albert VATAJ

◾◾◾

Marrëdhëniet me vetëfotografimin nuk i kam aspak komode, madje armiqësore mund të them. Nuk diskutoj probleme bukurie apo shëmtie, por thjeshtë konsideroj shqetësimet e atyre që gjithnjë u mungon guximi të shprehen, siç ndihen në këtë fraksion kohe shkëmbimi dhe përballje me një imazh, i cili as më shumë e as më pak, u krijon një gjëndje të sikletshme, shpesh të papërballueshme, kjo sepse, ndoshta situata në të cilën ne ndodhemi, jo gjithnjë është e tillë sa ta stolisi me shkelqimim brerori të të shpirtshmes, çdoditshmërinë tonë trandëse.
Edhe pse më pëlqen vetja, përpiqem, përgjithësisht i’a dal, t’ua kursej miqve; bezdisjet dhe të sharat, turivarjet e turfullimet, eufemizmat e turlillojshme dhe gjithçka tjetër, që secili e di dhe zien mllefi e trazimi, madje edhe ata që nuk ngurojnë të jenë të pranishëm me kohë të plotë me narcizin e tyre.
Sepse jo pak herë, shqetësimet tona shqetësohen më keq, jo tamam me foton që publikojmë, se sa me katalizatorin që narcizmi ynë i tepruar provokon. Kjo ngase ne me një foto të publikuar, pavarësisht tërësores së saj, nuk rrekemi të komunikojmë, por të vendosim në situata të sikletshme miqtë, kryesisht me teprimin, dhe është më se e vërtetë se ne përgjithësisht e teprojmë.
Edhe pse ne shesim kësisoj shtirje dhe megalomani, në këtë lojë ballafaqimi, ne nuk jemi vërtetë miq, as armiq, gjithsesi diçka e ndërmjetme jemi me patjetër.
Sa herë postoj ndonjë foto timen, pas shumë hezitimesh, ngrysem në një pendesë që më bën gjithnjë e më fajtor, pas çdo pëlqimit apo komentit që ju bëni.
Ka patur raste që jam vetëkorrigjuar në kohë, duke mos e lënë veten në mëshirë të gabimit, për të ardhur tek ju me foton time. Kam bindjen se, pavarësisht komenteve dhe pëlqimeve, kësaj bujarie, së cilës i kam qenë përherë mirënjohës, me të drejtë shumësia juaj, nuk përjashtoj as veten time, e ka përcjellë këtë surrat si çdo tjetër jothelbësore në komunikim, me parehati dhe mospranim.
Edhe pse shumë nga ne e kuptojmë mjaft mirë këtë situatë provokative, sulmi dhe pamëshire, megalomane dhe fodulleku, qëllimkeqe dhe zemërplasëse, sërish ne jemi aty, në skalionin e parë, duke luftuar me armët më të mira që kemi, në kërkim të kënaqësisë nga trishtimi dhe ligështia e të tjerëve, të cilët në një betejë të humbur, asnjë dështim nuk i bën të dezertojnë.
Kjo “luftë” është e paprecedentë dhe “gjakatare”, ndryshe nga çdo luftë tjetër, sepse në këtë luftë ka vetëm të mundur.

Padyshim edhe unë jam pjesë e këtij therori algoritmi!

Facebook Comments

Related posts

Konspiracion me histori të pa vërteta ndërmjet prokurorit Fusha- firmës Fusha dhe Qeverisë

Eagle

Ndahet nga jeta në moshën 102 vjeçare akademiku dhe albanologu i famshëm Idriz Ajeti

Eagle

Shinasi Rama fajëson popullin ANTI-RAMA!

Eagle

Leave a Comment

two + twelve =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë