Përpjekja Shqiptare
A.R.Dosti

Ju rrëfej mjeshtrin e futbollit shqiptar Faruk Sejdini…

Nga A.R.DOSTI

Nje jete e tere Dinamovit…

I lindur ne nje familje te zeshme elbasanase dhe nder me te nderuarat e me te respektuarat e saj…… fale profesionit te Babait te tij ..nje nder Avokatet e specialistet e mire dipllomuar te Drejtesise shqiptare ..Faruku qysh heret do te vinte ne Tirane e do te behej ..nje lloj ” tironci ” pothuajse fanatik.. aq sa ishte lakmi shoqeria me te per shume aresye…

Djalosh i hedhur, capken, kurajoz, i ditur e i lexuar goxha.. i mrekullueshem e i vecante per shoqerine por edhe koke krisur e disi ”goje-leshuar” per ate kohe e ate regjim ..prej te cilit edhe dikur e pesoi dhe nuk e mbrojti dot as maska – Dinamo…ishte i mbrujtur me nje lloj krenarie, personaliteti, dinjiteti e fisnikerie njerezore per tu patur vertet zili,,,

Ishte vetem 16 vjec e pak muaj kur trajneri i famshem dhe nje nder me te medhenjte e historise se futbollit shqiptar i pa harruari Skender Jareci do ta ftonte ne ekipin e pare te Dinamos se tij te madhe te asaj kohe te edicionit 1966/67……

Kujtoj per lexuesin se Faruk Sejdini ka lindur me 7 shkurt 1950 dhe saktesisht sot mbush plot 69 vjec…

…E nisa disi ”ters” me thoshte Xhaxhi [nofke kjo qe i ka mbetur prej vitesh per nga menyra se si ju drejtohej lojtareve te tij gjate stervitjeve apo edhe ne ndeshje teksa i udhezonte shpesh duke ju thene ….por jo mo xhaxh se s’behet keshtu….bravo xhaxh bravo vazhdo…ose po cfare bo mo xhaxh se na more me qafe … ose kur na drejtohej ne gazetareve apo edhe shokev e miqve te tij me ….po degjo mu mer xhaxh…etj etj…]…teksa kujton qe ne edicionin e pare tek Dinamo do te shpallej Kampion…por jo me merite e as ne fushen e lojes por ne saje te nje vendimi shteteror qe ja hiqte titullin Tiranes ..dhe e perjashtonte ate dhe Partizanin pas nje sherri ne korridorin e dhomave te zhveshjes mes disa lojtareve te ketyre skuadrave…dhe Titulli i dhurohej Dinamos…me urdher e vendim qeverie…

Gjithesesi trajneri Jareci nuk e kishte piketuar as kot, as per qejf e as rastesisht…dhe mbi te gjitha nuk e kishte thirrur as per ta mbajtur ne stol…

I zhdervjellet, pozicional, finok , i sakte ne nderhyrjet e tij , nuhates ..i pergatitur shkelqyeshem fizikisht, atletikisht e teknikisht shume shpejt Faruk Sejdini do te shnderrohej nje nder pikat me te forta te Dinamos se tij ..nje postbllok i pa kalueshem ne mbrojtjen dinamovite e vecmas ne qender te saj… nje nder mbrojtesit me te mire ne futbollin shqiptar .. por po kaq shpejt edhe nje lojtar titullar i Ekipit kombetar shqiptar ku Borici, Alla, Shuke e Z.Konci do ta kishin si nje nga mbrojtesit e zgjedhur e te preferuar te tyre…

Dhe pikerisht ne kulmin e karieres se tij sportive…kur kish fituar plot 5 Tituj kampione 3 Kupa te Shqiperise e kur ishte vetem 28 vjec …ndodh tragjedia…

Nje aksident teper i rende me motorr ne veren e vitit 1978…[ motorri aso kohe ishte pasioni e hobi i madh i tij pas futbollit]… aty diku tek kthesa e madhe e Plepave ne Durres per pak sa nuk i mori jeten nje emri te madh aso kohe per futbollin shqiptar sic ishte Faruk Sejdini i Dinamos e i Kombetares shqiptare…

Ngjarja ..qe pati ne mes saj edhe nje histori dashurie personale te tij…do te bente atehere buje te madhe…

Fale nderhyrjes se shkelqyer te mjekeve te spitalit ushtarak dhe fale Zotit….. Sejdini i shpetoi mrekullisht vdekjes ….por jo hakmarrjes se pushtetit e pushtetareve te asaj kohe…

E internojne dhe e degdisin ne Gur te Kuq te Pogradecit per riedukim…e tashme vec kesaj pasojat e operacionit te
rende ne koke e ne fytyre e kishin detyruar ti thoshte Lamtumire pergjithmone futbollit te luajtur ne fushe…

Llogarisni tani se ne cfare gjendje psiko-morale e shpirterore u gjend i mrekullueshmi njeri e futbollist bashke ne ate kohe Faruk Sejdini.. i denuar e i braktisur por edhe i degdisur diku prapa Qafes se Thanes … e me ore te tera larg Kryeqytetit ….e megjitheate ai as u dorezua, as u ankua e as u qurravit e as kerkoi meshire tek askush duke treguar nje karakter e personalitet per tu admiruar prej gjithkujt…

E nisi si kampion dhe e mbylli me 1978 po si kampion tek Dinamua e tij e zemres…per te cilen luajti 11 edicione… e ku idhull te tij pati kurdohere trajnerin e madh Skender Jareci…edhe pse Zihni Gjinalin, S.Begejen, S.Lubonjen, e Sabri Peqinin e me pas edhe S.Dautin, D.Shehun etj… nuk i harroi kurre ti falenderonte per gjithcka bene per te… e per Dinamon e tyre…

Per 5 vjet eshte i pa diskutueshem ne Kombetaren Kuq e Zi per te cilen luan 11 ndeshje nga te cilat 9 zyrtare……tek starton ne ate humbje tonen 0-2 ne Karlsruhe ndaj RFGJ..me 1971.. e me pas luan kunder Turqise, Finlandes, Rumanise, RDGJ, etj dhe teksa e mbyll ne ate miqesore qesharake te kohes kunder Kines 1-1 me 10 Tetor 1976… ne Tirane…

Ishte e mbeti koka e truri i mbrojtjes dinamovite te asaj kohe…skuader per te cilen luanin …Dinella, Ahmedani e J.Rama, Kodra, Gjinali, Ibershimi, Cocoli, Mergjyshi, Ceco, G.Xhafa, Ciraku, Cutra, A.Hazbiu, e me pas treshja e fameshme Zeri -Pernaska – Ballgjini…e ne fund radhazi edhe me Targajn, Markon, Bregun, Zenunin, H.Gegen, Cobanin, Luarasin, Puken, Deliajn, Faqekuqin, etj etj…per t ‘ja lene me pas stafeten nje tjeter brezi te talentuar me ne krye Demollarin me shoke ….

Dhe ashtu sikurse Luarasi i famshem mbeti ne histori me ate shprehjen e tij unikale…”e imja”’…edhe Faruku mbeti ne histori me ate gjest e veprim qe bente sa here qe e kapte topin me dore…e teksa kerkonte te” mashtronte” Arbitrin e kundershtarin menjehere vinte duart ne bark e ne stomak per te thene qe topi e kishte goditur pikerisht atje dhe se ai nuk e kishte prekur topin me dore…

Pjesmarres ne disa Kupa Ballkanike te kohes….gjithnje me Dinamon …si dhe prezent ne ndeshjet e medha te bluve ne Kupen e Kupave ne 1971/72..kunder austriakeve te Austria Vjene …1-1 ne Tirane e 0-1 ne Vjene… ku Sejdini ishte nder me te miret ne fushe ne te dyja ndeshjet…

Vite me pas .. teksa ishte larguar nga futbolli i luajtur….duke mos dashur kurre te shkeputet prej pasionit te tij te zemres …futbollit ..i hyn fushes se trajningut ..

E nis me moshat…ku syri i tij prej nje seleksioneri te stervitur mire dhe me pervoje e eksperience nuk para gabon kollaj.. e vazhdon me te rinjte per te mberritur pak me vone tek ekipi i pare i Dinamos .. e per te qene ne stolin e pankinen dinamovite per vite e vite me radhe e ndoshta me gjate se askush tjeter para tij…duke u shnderruar ne nje simbol, ikone e legjende e historise se ketij klubi futbolli themeluar qysh me 1950…pikerisht ne ate vit kur Sejdini sapo kish lindur….

Sukseset , trofete , fitoret e humbjet.. por edhe zhgenjimet e disfatat…kane qene bashkeudhetare te jetes e karieres se tij sportive si lojtar e si trajner…por ajo qe e ka dalluar Farukun nga te tjeret eshte mos dorezimi e mos kthimi mbrapa…besimi, shpresa e kurajua e tij jane vertet model per tu marre shembull e per tu patur zili prej cdo njerit qe sic thote populli …i hyn kesaj pune e ketij zanati…

Nuk jam ndjere kurre me keq ne jeten time se sa ate kohe kur Dinamon po e sulmonin dhe e shkateronin nga te gjitha anet, kur e shnderruan ne Olimpik… e kur kerkonin ta zhduknin fare nga historia e futbollit tone…rrefen me dhimbje Faruku…e kur i morren edhe seline e klubit… fushat e gjithcka tjeter zere se me vrane per se gjalli…sepse ajo aty e gjthcka aty per-rreth ishin vete jeta ime dhe shtepia ime e dyte ,…ishte e eshte nje jete e tere ndaj nuk mund ta spjegoj dot dhimbjen e madhe shpirterore qe pesova… eshte nje histori e nje shkolle me vehte futbolli rrefen teksa tymos cigaren e radhes,,,gjerb kafene…e kthen ngadale goten e pijes qe ka perpara …

Faruk Sejdini punoi e drejtoi me pas e nder vite edhe klube te tjera te futbollit shqiptar….por zemra e tij , mendja e shpirti ulu-ngrihu …mbeten perjetesisht aty tek Dinamua e tij qe e lindi , e rriti, e burreroi por edhe “e plaku”…e me vitin e themelimit te se ciles 1950..si per koicidence idilike ai ka edhe vitin e tij te lindjes.

…Dhe si introduksion..

..Me 1996 kur ne krye te Kombetares do te vije Astrit Hafizi …zevendes te tij do te zgjedhe pikerisht Faruk Sejdinin e se bashku per gati plot 3 vjet do te jene ne krye te pankines se saj ne plot 25 ndeshje …ne 4 fitore, 7 barazime e 14 humbje te saj…ndoshta si nder trajneret me jete gjate te Kuq e Zinjve tane…

E kjo periudhe perkon me ate kohe qe une e kam ndjekur Kombetaren e tyre e tonen bashke hap pas hapi e kudo,,,ne Gjermani, Ukraine, Armeni, Zyrih, Tbilisi, Letoni, Nikozia, Athine..Turqi…etj…dhe ruaj kujtime e mbresa te jashtezakoneshme sidomos ne bisedat para e pas ndeshjeve me mikun tim te rralle, te mencur plot humor e batuta brilante…njeriun-futboll me emrin Faruk Sejdini…

Perpos kesaj ..ne vitet 90…ne Gazetaret sportive…me deshiren tone unanime ne sa e sa aktivitete tonat futbollistike deri edhe me kolege gazetare nga jashte Shqiperise e patem zgjedhur Xhaxhin ..si trajnerin e skuadres tone …pune e obligim shoqeror me teper te cilen ai e bente me nje lloj pasioni, serioziteti e perkushtimi qe na vinte te gjitheve ne te Lapsit, penes ekranit e mikrofonit ne seder….

Si i pa kompromis me askend, i pa korruptuar dot prej askujt …njeri i ditur e i ndershem speciaist teper i zoti,, e me goxha pervoje dhe eksperience si lojtar e si trajner ….njeri me karakter.. armik i lindur kunder se keqes e pa drejtesise….prej vitesh Faruk Sejdini per mua por edhe per shumicen besoj eshte kthyer ne nje ze te se vertetes ne sport….ne analizat, opinionet, intervistat e komentet e tija ne te gjithe median sportive shqiptare ndaj dhe degjohet me interes te vecante e vemendje nga te gjithe ata qe vertete e njohin por edhe e duan sportin e futbollin e ndershem …

Ne menyre te vecante Sejdini apo Xhaxhi quajeni si te doni …shquhet per etiketimet e tija perfekte qe ju ben objekteve e subjekteve te ndryshme qofshin keto edhe njerezore e qe lidhen me boten e sportit e futbollit ne vecanti,,,por edhe per batutat brilante e humorin fin qe zoteron ne menyre perfekte si dikur topin e tij te dashur te futbollit …

I drejte per drejte , troc e pa doreza … gishtin direkt e ne plage .. grushtin turinjve pa drejtesise e se keqes …me kurajo qytetare e profesionale si askush tjeter… batute e humor theres plus te verteten lakuriq brenda …. jane keto edhe disa aresye te tjera pse une personalisht e ndjek Xhaxhin nga studiot tv , nga shtypi e mikrofoni e permes intervistave te tij me kenaqesine e respektin me te madh..

Kam aq shume kujtime sportive e shoqerore me Farukun ose me Xhaxhin sic ne e quajtem dhe vazhdojme ta quajme edhe sot e kesaj dite me shume respekt e konsiderate.. sa do me duhej nje jave dimri reth oxhakut qe ti tregoja te gjitha…

Po si per fund te ketij shkrimi – urim per Ditelindjen e 69 te tij zgjodha nje ndodhi te mesviteve 90…ne fushen sportive te Lacit…

Laci priste Dinamon per kampionat…dhe ne fushen e tyre s’kishte burre nene te merrte pike e jo me te fitonte ..ndaj dhe Faruku mu lut nje jave para qe te shkoja me te ..te udhetoja me autobuzin dhe ekipn e tij e te shihja me syte e mij se c’ndodhte ne Lac e si fitonte aty vetem Laci e askush tjeter..

Ne ate koha punoja per Koha Jone e Sport Ekspres… ndaj dhe Faruku me tha…shif e shkruaj vete ..une s’te nderhyj e s’te nxis per asgje…por te morra me vete se kam besim tek ndershmeria, guximi e pena jote objektive…dhe me thene te drejten me vuri ne seder goxha…

Nejse shkuam…ekipi kish hyre para nesh per ne dhomat e zhveshjes ..dhe une e Faruku po hynim pas tyre ..mua sapo me pa polici tek dera …gjysem me inat e gjysem me shaka me tha…ty Dosti te njohim mire ne se shkruan gjithmone me tendence kundra nesh por po ta falim se cuni i xhajes tat Mokja [ Edmond Dosti].. eshte Heroi i futbollit lacjan…dhe sakaq me hapi porten e hyrjes…

Une hyra ..por po ky polic nuk po linte Faruk Sejdinin te hynte ..duke i thene kush je ti ore ,,,nuk te njoh ,,ndaj nuk ke per te hyre brenda etj…nderhyra une e po ja spjegoja duke mos e mbajtur dot te qeshuren…ore zotni po ky eshte Trajneri i Dinamos… filani…ku do shkoje ai ekip qe eshte aty brenda pa kete etj etj.,.. si ka mundesi qe ti nuk e njihke…po mua si gazetar a me beson.,,,po dokumentin qe ky po te paraqet a e beson etj..

Nuk hante pyke kerkund polici i deres per qamet edhe pse ju afruan dhe e sqaruan edhe delegati i FSHF dhe vezhguesi i ndeshjes …nderkohe une pashe c’pashe vajta e kapa Shefin e Policise qe ishte brenda ambjenteve sportive te fushes.. dhe i thashe se c’po ndodhte tek dera e hyrjes….

Ai u vrenjt ne fillim, mori pamje serioze, tundi koken ..dhe nisi te flase me vehte…ejjj bela e zotit c’me ka gjet mu me keta trapa police qe kam me vete…dhe erdhi aty tek ”ngjarja” qe e kishte lene ende Farukun jashte…dhe ne cast ju drejtua policit te tij ….o gamor, o trap po si nuk e njifke kete ti ore…eshte Faruk Sejdini…portieri i Kombetares …lene te hyje menjehere …

Kaq u desh e une se mbajta dot me te qeshuren …e pas meje edhe Faruku vuri duart ne mes nga te qeshurit me lot …me pas…no coment…kuptoheni vete se c’ngjau…gjate ndeshjes,,,pas saj…e derisa edhe sot e kesaj dite kur une e tregoj kete histori reale ne ambiente sportive e shoqerore e qeshura eshte e po asaj grade sa vite e vite me pare aty ne fushen sportive te Lacit ku pati edhe origjinalitetin e saj brilant…

Gjithesesi Gezuar …edhe 100 …Mjeshtri i futbollit shqiptar….dinamoviti i perjeteshem..trajneri i perkushtuar si pak kush tjeter ..njeriu i drejte e i ndershem…shoku e miku i mire e i sinqerte i atyre qe e dine fort mire se c’eshte miku e miqesia me te….
Te uroj shume shendet e cdo te mire prej se largu mik i shtrenjte e i vecante duke te falenderuar publikisht per gjithcka qe i ke dhene e po i jep futbollit te vendit tend per dekada me radhe…
Me respekt e konsiderate…

7 Shkurt 2019 Michigan, USA

Facebook Comments

Related posts

Rreth e qark nahijes tonë, çfarë nuk sheh e ç’nuk dëgjon…

Eagle

Ambasadorë apo Koloniziatorë?

Eagle

Shqiptarë! Akoma nuk zutë mend nga përçarjet?

Eagle

Leave a Comment

five × five =

Ballina
Lajme
Letërsi
Politikë