Përpjekja Shqiptare
Politikë

Jam kundër Sali Berishës, jo se kam ndonjë simpati për Lul Bashën

Nga Ergys MËRTIRI

◾◾◾

Prej kohesh, nje mase histerike jo e vogel militantesh jane hedhur ne sulm dhe pushkatojne cdo njeri qe merr guximin te beje gjene me normale ne bote: Shpreh mendimet e tij. Eshte indinjuese dhe peshtiruese te shohesh sesi kjo turme perpiqet te helmoje debatin, duke vjelle vrer ndaj gjithkujt qe, me vullnetin e vet te lire, pozicionohet kunder Berishes. Me kujton gjyqet publike ne kohen e Everit, ku turmat mblidheshin dhe kerkonin denime me vdekje per te akuzuarit. Eshte e dhimbshme te konstatosh se mentaliteti, agresiviteti, injoranca, dufi e perversioni ka mbetur po ai.

Edhe ne komentet e miqve, por edhe te mijat, njerez as i njoh e as me njohin, me nje urrejtje, vrer, cinizem, fodullek e arrogance te cuditshme, vijne dhe komentojen me sulme, perqeshje, ngerdheshje, shpifje, akuza, fyerje… bark e te vjella. Shoh miq te mite, te cilet i vleresoj per dijen qe kane mbi politiken dhe shoqerine, te cileve iu marrin mend edhe profesore duke u konsultuar me ta per shume ceshtje, te masakrohen nga tufa analfabetesh, qe nuk kane lexuar nje liber politologjike ne jete!

Njerez te njohur e te panjohur, shprehen neper komente: Kam pas respekt per ty, por ketu me zhgenjeve!

Te zhgenjeva se thashe mendimin tim?! Eshte e tmerrshme. Pra duhet te mos e themi ate cfare mendojme, qe te mos zhgenjejme, njerez qe as ia kane haberin asaj cfare gjykojne!

Eshte gjithcka e papranueshme dhe tregon nivelin e mjerueshem mendor te kesaj pjese te shoqerise. Do te ishte realisht fatkeqesi te toleronim qe njerez te tille, me te paarsyeshmit, me te paskrupullit, me injorantet, me te paedukatet, me agresivet prej nesh, te kushtezojne ate cfare themi dhe mendojme. Nese ky vend bie ne dore te kushteve qe vene njerez me fryme e mentalitet te tille, ky vend, dhe cdo vend mbi faqe te dheut, ka marre fund.

Ceshtja eshte se kesaj klime i sherbejne shume disa rrufjane neper media. Ka plot njerez ne politike e media qe iu fryjne teorive te konspiracionit, gjuhes se akuzes e lincimit, shpifjeve dhe pergojimit, duke ndihmuar te perforcohet kjo kulture. Gjithmone prapa idiotesise se turmave ka kopuke qe ferkojne duart dhe nxjerrin perfitime.

Po keshtu, ka dhe disa oportuniste qe i shkojne gjithmone pas avazi turmave. Ata nuk thone kurre dicka qe do ti zemeroje njerezit, perkundrazi, i lajkatojne ata duke artikuluar fuqishem ate qe shumica ka qef te degjoje, pavaresisht nese kjo perputhet apo jo me te verteten. Keta jane populistet. Ata nuk flasin per te mbrojtur ndonje te vertete, por per te qene te pelqyer, te deshiruar, te duartrokitur. Kjo eshte nje prej formave te “tradhetise se intelektualeve” per te cilen fliste Julien Benda.

Une kam zgjedhur rruge tjeter. Nuk mendoj se kam aq peshe sa te transformoj shoqerine, dhe as e mbaj veten per dijetar te madh, por kompromis me ate qe mendoj per te vertete nuk bej. Mund te mendoj gabim, por preferoj te qendroj ne gabimin tim, sesa te pohoj gjera qe nuk i besoj, dhe nuk ia lejoj vetes te nenshtrohem perballe marrezise se masave.

E bej kete, jo per ju, jo per njerezit, per aske, por per veten time. E bej kete, sepse nuk dua ta shoh veten si kodosh qe manipulon publikun per perfitime cfaredo. Me pelqen me shume te me shajne kur them te verteten sesa te me duartrokasin kur genjej, prandaj, po e them cope se nuk ma ndjen per opinionet e masave pa tru qe komentojne lart e poshte ne tym e as nuk me step numri i madh i tyre. Perkundrazi, me bind me shume se kam te drejte. E verteta ne pergjithesi nuk gjendet tek masa e gjere, sepse, sic thote Gustav Le Bon, turmat nuk jane kurre te arsyeshme.

Sa per sqarim, prej kohesh jam rreshtuar hapur kunder kesaj qeverie, per shkak se e shoh ate si nje force politike qe po e degjeneron kete vend. Me bindje jam i djathte konservator qe prej dy dekadash, kur shume pak njerez mendonin per keto lloj tematikash ne kete vend, por gjithsesi nuk jam as anetar i ndonje partie dhe nuk kam lidhur kerthize me ndonje politikan. Por, pertej kesaj, duke qene se kam vendos te jetoj ketu dhe te mos emigroj, natyrisht qe me intereson se ne c’duar bie fati i ketij vendi.

Jam kunder Sali Berishes, jo se kam ndonje inat personal me te, as se kam ndonje simpati per Lul Bashen, por sepse e shoh pranine e tij ne PD si shkaterrim total. Mire keq, keshtu mendoj. Mund ta diskutoj kete me kedo, por dhe nuk kam perse ta fsheh mendimin tim dhe as pse hesht, vetem pse disa çetnike te rrjeteve sociale, kane vendosur ti sherbejne idhullit te tyre, duke fyer e poshteruar kedo qe i del kunder. Kjo eshte e padrejte, eshte e turpshme, eshte e ndyre dhe i sherben vetem shkaterrimit te debatit, asgjesimit te arsyes, cfare shpie gjithmone ne zgjidhje ekstreme emocionale.

Mendoj se cdo mendje e arsyeshme, ka per detyre te reagoje ndaj kesaj fryme banditeske, pavaresisht nga bindjet qe perfaqeson. Debati duhet mbrojtur, pavaresisht nese jemi pro apo kunder atij qe flet, sepse debati na ndihmon te jemi me te arsyeshem. Ata qe, perkundrazi, stimulojne energjite negative qe shperthejne nga rrjetet sociale jane vetem pushte te kesaj kenete.

Facebook Comments

Related posts

PD nuk mund të gjejë ekip që ngjall shpresë, por ekip që merr përgjegjësi

Eagle

Ambasada amerikane shkëputet nga qëndrimet e Donald Lu në mbrojtje të Saimir Tahirit

Eagle

Aleancë me “armiqtë”

Eagle

Leave a Comment

five × four =