Përpjekja Shqiptare
Kujtesë

In Memoriam: Donald Ramsfield!

Nga Dritan KABA

◾◾◾

Kush ishte ai?

Kongresmeni me i ri ne historine e republikaneve. Vinte nga nje familje e thjeshte me babain nje shites pasurish te patundshme modest, por hero i luftes se dyte boterore dhe mamaja nje mesuese me kohe te pjesshme.
Nje i ri qe ishte kampion ne sport dhe ajo i hapi dyert e nje nga universiteteve me te mira ne bote Princeton qe e mbaroi ne 1954. Sherbeu ne ushtrine amerikane dhe zgjidhet kongresmen ne vitin 1962. Punon me ekipe te ndryshme administratash amerikane. Behet nje nga keshilltaret kryesore te presidentit Nixon duke kryesuar zyren e Mundesive ekonomike qe do te sillte zbatimin e programit te stabilizimit ekonomik ne nje sukses te jashtezakonshem ne ekonomine amerikane. Ambasador ne NATO dhe ritherritet ne Washington nga presidenti Ford ne Shtepine e Bardhe, si pjese e ekipit te tij. Me pas ne 1975 emerohet Sekretari i Mbrojtjes, me i riu ne historine e SHBA. Me pas ne vitet qe pasuan u fut ne boten e biznesit ku ishte nje reformator dhe ideator i jashtezakonshem ne drejtimin e tre kompanive te medha farmaceutike dhe te teknologjise. Duke i çuar te treja drejt sukseseve dhe duke u bere vete nje multimilioner.
Presidenti Reagan e kerkon ta dergoje si te derguar special ne Lindjen e Mesme ne vitin 1984 dhe si nje patriot i vertete u dorehoq nga drejtimi i kompanise farmaceutike per t’i sherbyer vendit. Pasi kreu detyren me sukses kthehet serish drejtues i nje kompanie teknologjike per transmetimet televizive. Ne drejtimin e saj ai solli inovacione siç ishte transmetimi me satelit, dhe High definition.
Nga viti 1997 deri ne vitin 2001 ishte drejtues i kompanise te suksesshme Gilead Sciences derisa ne vitin 2001 u thirr serish t’i sherbente vendit ne rolin e sekretarit te mbrojtjes, duke u bere sekretari i mbrojtjes me i vjeter ne moshe, detyre qe e kreu deri ne vitin 2006. Gjate karrieres se tij politike do njihet si njeriu qe beri gjithshka me dijen dhe vullnetin e tij. Luftrat triumfuese ne Afganistan dhe Irak ndaj terrorizmit ishin nje sukses i padiskutueshem per menyren si u fituan betejat e para.
Aj ishte edhe nje mbeshtetes i Trump ne fushaten e 2016.

Per çfare duhet ta vleresonin me nxitim politikanet shqiptare Donald Ramsfield, gje qe nuk e kane bere ende!

Ne 6 vite te tij si sekretar i mbrojtjes ai ishte qe hapi dyert e Shqiparise drejt anetaresimit ne NATO. Me Karten Adriatik 3 dhe me pranimin e forcave te koalicionit ne Afganistan edhe Irak ai e afroi vendin tone me afer se kurre me NATO. Mik i jashtezakonshem i shqiptareve. Nderkohe ne Kosove kontribuoi ne rritjen e FSK per te siguruar kalimin ne Forca te armatosura. Mbeshteti ngritjen e bazes se Bondsteel nga nje baze e perkohshme ne nje baze strategjike ne rajon.
Do jete nje shembull ndershmerie, serioziteti per çdo te djathte ne veçanti dhe per çdo njeri qe vlereson, patriotiotizmin dhe perkushtimin ndaj vendit dhe kauzave te medha.

Facebook Comments

Related posts

ShqipNews i uron edhe 100 Peshkopit të shqiptarëve

Eagle

Ylber Merdani: Për kalvarin e familjes së tij, nga pushkatimet, burgjet e internimet e të afërmve, më pas internimi dhe burgosja e tij

Eagle

Dy fjalë në ditën më të zezë të jetës sime dhe të mamit tim…

Eagle

Leave a Comment

2 × 4 =